Titulli: Aksident i rëndë trafiku 6 shqiptar të vdekur!
Mësohen emrat e të lënduarve në aksidentin e Austrisë
Ministria e Jashtme e Kosovës përmes një njoftimi bën të ditur listën e të lënduarve në aksidentin e trafikut, që i ndodhi mbrëmë një autobusi të Kosovës, 22 km larg Vjenës.
MPJ thekson se kjo listë i është dorëzuar Ambasadës së Kosovës në Vjenë nga Ministria e Rendit të Austrisë. Theksohet po ashtu se identiteti i 6 viktimave ende nuk është bërë publik. Ja edhe lista e të lënduarve:
1. Szabo Gergely (29)
2. Faton Pajaziti (20)
3. Qazim Gashi (65)
4. Ilona Sulimanowitsch (8)
5. Emine Osmani (41)
6. Asa Beqiri (58)
7. Bashkim Heta (27)
8. Jozsef Nagy (33)
9. Nadire Ibrahimi (32)
10. Nehat Idrizi (32)
11. Sami Suli (1 muaj)
12. Kadri Trolli (40)
13. Selim Rukovci (42)
14. Sheride Rexhepi (56)
15. Zendrim Ferizi (16)
16. Qëndresa Ferizi (4)
17. Sheremet Ferizi (42)
18. Igballe Ferizi (42)
19. Ramadan Velia (56)
20. Milaim Limani (57)
21. Sefer Spahia (66)
22. Zylfie Fanaj (48)
23. Ajshe Berisha (47)
24. Sali Klaiqi (67)
25. Avdyl Bellaga (67)
26. Samet Hoxha (31)
27. Sahit Ibrahimi (58)
28. Retscha Retzem (61)
29. Adelina Deliu (20)
30. Fatmir Bytyqi (31)
31. Ramiz Ahmeti (60)
32. Milaim Ibrahimi (40)
33. Nijazi Fanaj (50)
34. Medi Limani (47)
Si dhe dy të tjerë, identiteti i të cilëve nuk është mundur të saktësohet.
MPJ ka publikuar edhe numrat e telefonave të tri spitaleve ku janë vendosur 36 të lënduarit. Telefonat kontaktuesja:
Spitali Wiener Neustadt: +43 2622 3210
Spitali në Mِdling: +43 2236 2040, dhe
Spitali në St. Pِlten +43 3743 3000
/Koha/
Vjenë: 6 të vdekur nga përplasja e një autobusi nga Kosova
Autoritetet thonë se nga përplasja e një autobusi dhe dy kamionëve, në një autostradë në Austri, kanë humbur jetën 6 vetë dhe janë plagosur së paku 30 të tjerë.
Policia austriake tha se përplasja ndodhi të dielën në mesnatë afër vendbanimit Hajlegenkrojc, por nuk ka dhënë detaje lidhur me personat që humbën jetën apo për shkaqet e aksidentit.
Mediat austriake kanë raportuar se në autobus gjendeshin udhëtarët nga Kosova për në Gjermani. Policia sot ka konfirmuar vetëm se autobusi ishte me targa gjermane.
Të plagosurit janë dërguar në spitalet e afërta.