Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 25-vjeçari shqiptar

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
56214.jpg


ROMث– Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një 25-vjeçari shqiptar ka ndodhur në Monza të Italisë. Siç bëjnë të ditur mediat italiane, viktima është 25-vjeçari Erjon Lushkaj, emigrantme dokumente të rregullta në Lissone.

Mësohet se Lushkaj udhëtonte me një motor tip Suzuki, kur është përplasur me një makinë Volswagen të drejtuar nga një 63-vjeçar.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa djali ka humbur jetën në vend, pavarësisht se mbante një kasko në kokë. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.

Prokuroria e Monzës ka hapur hetimet për të zbardhur dinamikën e aksidentit.

(er.nu/BalkanWeb)
 
Back
Top