Aksident i rëndë në Gjirokastër, 3 të vdekur, 8 të plagosur

cent

...Lontano
GJIROKASTER - Rritet bilanci i viktimave nga aksidenti i rëndë, i cili përgjaku rrugët e jugut të vendit mesditën e sotme. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se bilanci i viktimave ka shkuar në 3 të vdekur, pasi një nga 9 të plagosurit nuk i ka rezistuar plagëve të marra.

Aksidenti i rëndë, me pasojë 3 të vdekur dhe 8 të plagosur, ka ndodhur rreth orës 14:00 në aksin rrugor Gjirokastër- Kakavijë, në vendin e quajtur Vanister.

Burime nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se si pasojë e përplasjes së 3 automjeteve ka humbur jetën mjeku i spitalit të Gjirokastrës, Tahir Bitri, dhe 70-vjeçarja Sose Nikolla, e cila udhëtonte me furgon. Viktima e tretë, 26 Vjecari Shpetim اela Nga Korca u shënua rreth orës 15:51. Mjeket u përpoqën per ti dhënë gjithe ndihmen e duhur, por fatkeqësisht nuk mundi ti rezistojë plagëve të marra duke humbur jetën në reanimacion.

Ndërkohë mësohet se kanë marrë plagë të gjithë personat e tjerë që udhëtonin në makinat e përfshira në aksident, një “Ford Fokus” me targa TR 6415T, një furgon me pasagjerë, me targa GJ253 A dhe një “Reno Clio” me targa të Gjirokastrës 1349 B.

Mësohet se furgoni me pasagjerë, që drejtohej nga shtetasi Xhevair Likaj u përplas fillimisht me mjetin tip Ford, që drejtohej nga Entela Bitri dhe më pas me makinën tjetër tip Reno, në drejtimin së cilës ishte shtetasi Lefter Aliko.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur transportimin e të gjithë të plagosurve drejt spitalit “Omer Nishani”, prej ku mësohet se dy prej tyre, Klodian Shahipi dhe Ledjon Zeno, janë në gjendje të rëndë dhe pritet të nisen drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës. Ndërkohë policia vijon hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit tragjik.

2 persona me helikopter drejt Tiranës
Korrespondetët nga Gjirokastra raportojnë se gjendja e të plagosurve të aksidentit tragjik është rëndëuar për 2 persona, të cilët kërkojnë ndihmë më të specializuar. Kështu, shtetasi Gentian Shaqiri 32 vjec dhe Anxhela Dedaj 20 vjeç janë nisur rreth orës 15:55 minuta me helikopter drejt Tiranës. /balkanweb

Pamje Nga Aksidenti

xcjerc.jpg

jtqn1u.jpg

10y302v.jpg

kxis1.jpg
 
Titulli: Aksident i rëndë në Gjirokastër, 3 të vdekur, 8 të plagosur

E tmerrshme sa keq po me vjen;te vdesin njerezit ne kta aksidente te tilla;Ngushellimet e mia me te sinqerta edhe me te perzemerta per familjaret e tyre;tju rrojn ato qe kan per zemer...
 
Titulli: Aksident i rëndë në Gjirokastër, 3 të vdekur, 8 të plagosur

Sa rast i rende!!
 
Re: Aksident i rëndë në Gjirokastër, 3 të vdekur, 8 të plagosur

Sa keq :(((((
 
Pe: Aksident i rëndë në Gjirokastër, 3 të vdekur, 8 të plagosur

Ngushellime :(
 
Back
Top