Kresha
A pretty face can never trick me
Sot rreth orës 11:20 në rrugën kryesore “Ilir Konushevci” në Prishtinë, përkatësisht tek semaforët pranë xhamisë së اarshisë, përderisa vinte nga Gërmia autobusi 4 i trafikut urban, u gjend në situatë aksidentale me një veture duke u kthyer në udhëkryq.
Për t’i ikur përplasjes me veturën, autobusi u shmang nga trotuari duke frenuar, me ç’rast goditi semaforin dhe e rrëzoi. Ndërsa semafori ra mbi një shtyllë ndriçuese të cilën e rrëzoi bashkë me një tjetër afër ndërtesës së Parlamentit.
Por dëmet nuk mbaruan me kaq, shtylla e semaforit dhe autobusi goditën edhe dy kalimtarë të rastit dhe i lanë të shtrirë.
Policia menjëherë doli në vendin e ngjarjes dhe e bllokoi hapësirën. Të lënduarve u deshtë të presin ambulancën më se 20 minuta të shtrirë në trotuar.
Përderisa njërin e mori ambulanca e parë, i lënduari i dytë u deshtë të presë ambulancën e dytë e cila mezi depërtoi deri te vendi i ngjarjes.
Ende nuk ka informacione për identitetin e të lënduarve. / mesazhi