Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Akrobatja shqiptare Fiona Rushiti hyn në Guinness, thyen rekordin botëror me 72 rrotullime në 30 sekonda


Akrobatja shqiptare Fiona Rushiti ka hyrë në librin e Rekordeve Guinness, pasi realizoi 72 rrotullime të plota 360 gradë brenda 30 sekondave, e varur vetëm nga dhëmbët.​
Sfida u zhvillua më 11 qershor 2026, në Tiranë, ndërsa arritja e saj është konfirmuar zyrtarisht nga Guinness World Records.
Me këtë performancë, Rushiti theu rekordin e mëparshëm, të vendosur në vitin 2025 nga një akrobat sirian, i cili kishte realizuar 65 rrotullime në 30 sekonda. Shqiptarja e përmirësoi kështu rekordin botëror me shtatë rrotullime.
Pas kësaj arritjeje qëndron një proces intensiv stërvitjeje. Fillimisht, Fiona kishte arritur të realizonte 58 rrotullime, por përmes përgatitjeve të mëtejshme dhe përmirësimit të teknikës, arriti ta çonte rezultatin në 72.
Sipas Guinness World Records, akrobatja shqiptare e ndërmori këtë sfidë për të testuar kufijtë e aftësive fizike dhe qëndrueshmërisë së saj.
Me këtë arritje, Fiona Rushiti vendos emrin e saj në regjistrin e rekordeve botërore, duke shënuar një moment krenarie për Shqipërinë.


View: https://www.youtube.com/shorts/BHAuVCHlw1g​
 
I lumte.
Por me duket e frikshme te jesh e varur vetem nga dhembet.
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back