Akreditohen 5 mijë vëzhgues për zgjedhjet. Ambasada e SHBA: Garantoni votën

Vvetoni

Antarë i Respektuar
TIRANث- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar sot 5 mijë vëzhgues vendorë dhe 450 vëzhgues ndërkombëtarë, të cilët do të monitorojnë zgjedhjet që do të zhvillohen nesër. Në ceremoninë e organizuar sot për këtë qëllim nga KQZ-ja, zëdhënësi i Ambasadës Amerikane, Biks Aliu, e ka quajtur shumë të rëndësishëm praninë e vëzhguesve dhe ka kërkuar garantimin e votës së shqiptarëve, duke përcjellë kështu mesazhin e fundit për vëzhguesit, atë të ruajtjes së votës.
Biks Aliu theksoi rëndësinë në zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si një ngjarje mjaft e rëndësishme për Shqipërinë dhe i kujtoi rolin e rëndësishëm që do të kenë vëzhguesit "Vëzhguesit shqiptarë kanë nesër një rol të rëndësishëm atë të garantimit të zgjedhjeve të lira"- theksoi ai në fjalën e mbajtur me këtë rast.
Ndërkohë kreu i KQZ-së, Arben Ristani deklaroi se qëllimi i akreditimit të një numri kaq të madh vëzhguesish është pikërisht "besueshmëria në proces".
"Qëllimi jonë është zhvillimi i një procesi zgjedhor të lirë dhe demokratik, ku kryesorja është transparenca, dhe besueshmëria, ndërkohë që rezultatet do të ofrohen në kohë reale nëpër Qendrat Vendore"- tha ai.
Ristani shtoi më tej se nga KQZ-ja do të ofrohen pamje online nga Qendrat e votimit, rezultate direkt të çdo kutie si dhe rezultatet për pjesëmarrjen në votime/shekulli.com.al
 
Back
Top