Violetta
>> KS- AL. etnike <<
-
- Anëtarësuar më
- May 11, 2011
-
- Mesazhe
- 7,613
-
- Reagimet e mara
- 197
AKP mohon të jetë bërë ndonjë kontratë për Trepçën
E shtune 18 Maj 2013
Zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit kanë mohuar të jetë arritur ndonjë marrëveshje për menaxhimin e Trepçës në veri të vendit. Drejtoresha e këtij institucioni, Mrika Tahiri ka thënë se nuk ka asnjë marrëveshje me ndonjë kompani të huaj a vendore në lidhje me menaxhimin e Trepçës. Sipas saj, çdo marrëveshje e arritur jashtë AKP-së dhe Qeverisë së Kosovës është e jashtëligjshme. “Nuk ka asnjë marrëveshje nga ana jonë për menaxhimin e Trepçës, dhe çdo marrëveshje tjetër jashtë institucioneve tona është jo e ligjshme dhe jo funksionale”, ka theksuar Mrika Tahiri.