اka u pengon femrave më së shumti te partneri bashkëshortor?

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0807095425456_m.gif


Për fat të keq, muaji i mjaltit nuk zgjat tërë jetën, ndërkaq pas disa muajve të parë do të keni rastin që të shikoni që jeta e përbashkët nuk është edhe aq përrallore dhe e shkëlqyeshme. Megjithatë, me pak angazhim dhe kompromis, jeta bashkëshortore do të bëhet e mrekullueshme.

Në vijim lexoni ato se ç’janë ato gjëra që më së shumti i pengojnë femrat:

Paraja, paraja, paraja. Rrallë ndodh kur mund të flasim normalisht për financat, e të mos ndodhin ofendime dhe grindje. Për fat të keq, paraja në raste të shumta ndikon në marrëdhëniet e bashkëshortëve.

“E di që tingëllon si klishe, mirëpo ai gjithandej i lë gjërat e veta. I pakujdesshëm është!”

“Kurrë nuk i dërgon fëmijët në aktivitete jashtëshkollore, as që kalon kohë të mjaftueshme me ta”.

“Në jetën time martesore janë të pranishëm tre persona: nëna e tij, ai dhe unë”.

“Nuk është mësuar të m’i “lexojë” mendimet. Thjesht çdo gjë që e bën, e bën ndryshe nga unë dhe kështu vazhdimisht më zhgënjen, ndërkaq këtë ai nuk e kupton”.

“Nuk do më shumë fëmijë, edhe pse unë dua ta lind edhe një”.

“Vonë e kam kuptuar, mirëpo mendoj që nuk pajtohemi se.ksualisht”.

“Nuk po kalojmë mjaft kohë me njëri-tjetrin. Midis punës, fëmijëve dhe punëve të shtëpisë, kam ndjenjën që nuk po mund ta shikoj në sy”.

“Nuk më ndihmon rreth punëve të përbashkëta"

“Jemi për së tepërmi bashkë. Kam nevojë për një dhomë izolimi”.

"Kurrë nuk më tregon se çka mendon. ثshtë bërë sikur të jetë i huaj”.

"Gërhit sikur lokomotivë dhe asgjë nuk bën për ta eliminuar gërhitjen”.

“ثshtë i preokupuar vetëm me sportin”.

“Nuk i respekton sukseset e mia në karrierë sikur të tijat”.

“Më shumë kohë kalon nëpër klube dhe kafene”.

“Mban lidhje në Facebook me ish të dashurën. Më falni, por unë nuk mund ta arsyetoj”.

“Nuk dalim më bashkë, nganjëherë ndihem sikur nënë vetushqyese”.

“Nuk bëjmë më se.ks si më parë, ndihem sikur të jemi bashkëbanues”.
/Telegrafi/
 
Titulli: اka u pengon femrave më së shumti te partneri bashkëshortor?

Ky teksti ma kujtoi ate librin e Grayit - Meshkujt vijne nga Marsi, femrat nga Aferdita...
Eshte e pamundur qe mashkulli e femra t'i kene mendimet e njejta... Po pastaj ne femrat kerkojme edhe i cik si teper... Por gjithsesi Besimi dhe Respekti e mbajne nje lidhje te gjalle... te tjerat vijne e shkojne.. tani normal qe edhe pa grindje e pa zenka te vogla nuk eshte interesante :)
 
Titulli: اka u pengon femrave më së shumti te partneri bashkëshortor?

Nje femer ne lidhje hyn me nje mashkull qe e vlereson si te pershtatshem per ate cfare eshte dhe pastaj fillon ta ndryshoj ne menyre qe te ia pershtat mendimeve dhe qendrimeve te saja...dhe ne fund nuk pajtohet me te, sepse ka ndryshuar (me ndikimin e saj normalisht) dhe nuk eshte me ai qe e ka njohur ne fillim!
Nje pjese aty thote: “Në jetën time martesore janë të pranishëm tre persona: nëna e tij, ai dhe unë”.
Por kur eshte ne pyetje nena e saj, burri (dhenderri) duhet patjeter te kete respekt per te edhe nese ajo vjen te jetoj se bashku me ta, por gruaja (nusja) nuk e desheron vjehrren afer?? Me duket paksa absurde kjo!
 
Titulli: اka u pengon femrave më së shumti te partneri bashkëshortor?

E aty ka te beje se cfare marredhenie kane vjehrra me nusen...
Pengese do te ishte vecse ateher kur vjehrra do te perzihet shume, se disa kane qejf shume te komandojne, mos vesh ket mos vesh ate, mos shko ketu mos shko aty, etj etj... Po normal do jete pengese se ta sjell jeten ne maj te hundes.
Per mendimin tim te dyja palet duhet te kene mirekuptim e Respekt. Se perndryshe nuk shtyhet jeta...
 
Titulli: اka u pengon femrave më së shumti te partneri bashkëshortor?

Une mendoj se nese nusja kerkon respekt per prinderit e saje (ne vecanti per nenen, sepse ju femrat i beni problemet) atehere duhet edhe vet te tregoj respekt per vjehren. Pse duhet une te ia respektoj asaj nenen nese ajo nuk e respekton timen.
Kujtoj se maredhenia e keqe vjeherr-re nis atehere kur secila don te komandoj ne shtepi (valle i bie reja e posa ardhur ta kete fjalen kryesore ne nje shtepi ku vjehrra e saj e ka lindur dhe rritur burrin e saj)???
 
Titulli: اka u pengon femrave më së shumti te partneri bashkëshortor?

Pse duhet une te ia respektoj asaj nenen nese ajo nuk e respekton timen.

Eee ju meshkujt sikur te gjithe nje koke keni...

E gjitha mvaret nga vjehrra them une... ajo duhet ta afroj nusen ne fillim, te sillet mire me te, ta kuptoje... qe dhe nusja t'ja ktheje me te njejten monedhe... Se une prsh si vajze e re, shkoj ne nje shtepi te huaj, do rri me njerez te panjohur qe nuk ua njoh karakterin fort, normal se do e kem te veshtire, nuk eshte aspak lehte... Prandaj e thash edhe me lart nga te dy palet duhet te kete mirekuptim dhe Respekt, nese jo o njera o tjetra duhet te ik...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: اka u pengon femrave më së shumti te partneri bashkëshortor?

Sweetie,

Nese nusja eshte e re ne ate shtepi, c'dreqin kerkon te komandoj, kur as teket nuk ua di?
Si me e re ajo duhet te kete miresjellje (te bej dhe pak politike) ti afrohet vjehrres, te kerkoj mendimin e saj, te kerkoj ndihmen edhe rreth karakterit te anetareve te familjes...te sillet sikur ta kete nene...sepse edhe vjehrra e ka te veshtire qe nusja e sapoardhur te mos ia vej veshin.

Respekti fitohet me respekt, por gjithenje dhe gjithkund i riu e respekton te vjetrin, ne menyre qe ta fitoj respektin ne te njejten menyre.

Nje fjale e popullit thote: Dy atllare me nje mullare nuk lidhen...dhe ajo qe peson eshte reja, por me shume se cdokush ne kete mes eshte dhenderri, djali, burri qe eshte si hekuri ne mes kudhres dhe cekanit!
 
Titulli: اka u pengon femrave më së shumti te partneri bashkëshortor?

Mua s'me pengon per asgje, sic duket flet per mashkullin e kohes qepes :)
 
Titulli: اka u pengon femrave më së shumti te partneri bashkëshortor?

اka u pengon femrave më së shumti te partneri bashkëshortor? Me keto qe sapo lexova mendoj se ASGJE,me aq sa ishin rreshtuar nje femer e ka tradhetuar me kohe bashkeshortin ( se vetem emrin ka te tille) pa i menduar fare ate carcafin lart ;)
Fjalet e teperta pastaj svlejne nje lek
 
Titulli: اka u pengon femrave më së shumti te partneri bashkëshortor?

Keta meshkujt vetem difekte kane, shyqyr qe jemi ne perfekte:p
 
Titulli: اka u pengon femrave më së shumti te partneri bashkëshortor?

Po pra zinna, ne me te meta, ju perfekte...keshtu e ka jeta, pandaj dy femra veshtire merren vesh
 
Titulli: اka u pengon femrave më së shumti te partneri bashkëshortor?

Ah o Ylli, sdi te kuptosh ironine mbas germave? Ska njeri perfekt, ne kemi te metat tona (shume me te pakta se te juajat:p)

Gjithsesi, kush tha qe 2 femra skuptohen mire?
 
Titulli: اka u pengon femrave më së shumti te partneri bashkëshortor?

Ah o Ylli, sdi te kuptosh ironine mbas germave? Ska njeri perfekt, ne kemi te metat tona (shume me te pakta se te juajat:p)

Gjithsesi, kush tha qe 2 femra skuptohen mire?

E kuptova prandaj thash se nuk merreni vesh, per mire dhe mbare....sepse per keq ia keni zakon
 
Titulli: اka u pengon femrave më së shumti te partneri bashkëshortor?

Se ca lidhje kishte si kuptohen femrat me femrat, ne temen e femrave me meshkujt...
 
Titulli: اka u pengon femrave më së shumti te partneri bashkëshortor?

Po edhe tu je pengoj ndonje gje ato do te mesohen me pengesat e tyre , dhe do te vij koha do ta kuptojn realitetin dhe fatin e tyre . Lume ato vajza dhe ata djeme qe kane fate te mire . Sepse jo te gjithe kane fatin e mire !

Sic thone te miret jane per te mirat , jo te mirat per jo te miret !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top