Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

اka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës

اka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës

Ka shumë paragjykime rreth tumoreve të lëkurës në trevat tona. Nuk mund të dimë se kur dhe si janë zhvilluar, por dimë që për çudi edhe mjekët marrin pjesë aktivisht në përhapjen e paragjykimeve!Dr. Ngadhnjim K. Domi - kirurg maksillofacial


Këtë mund ta konfirmojmë çdo ditë në Institucionet shëndetësore kur pacientët tregojnë saktësisht që “filan” mjeku më ka thënë “ma mire mos e nguc, se përhapet”. Për çudi, ky mendim nuk ekziston vetëm në Kosovë, por edhe në gjitha shtetet përreth nesh! Kjo tregon që në përgjithësi Ballkani edhe më tej vazhdon më shumë të merret me thashetheme sesa të përpiqet të hulumtojë për të dhënat shkencore që sot shumë lehtë mund të gjenden sidomos në internet.
beng-buze.jpg

Fjala tumor tingëllon shumë tmerrshëm, por në realitet tumor quhet çdo formacion apo e ngritur që paraqitet në këtë rast në lëkurë. Për fat, shumica e tumoreve janë beninje (të mira), por edhe nëse është i keq (malinj), sot mjekohen me sukses shumë të madh nëse trajtohen me kohë.

Tumoret beninje (të parrezikshme) të lëkurës, zakonisht hiqen për shkaqe estetike, por disa nga ata edhe për shkaqe preventive. Gjitha statistikat tregojnë që shkaku kryesor i shndërrimit të tumorit të parrezikshëm në të rrezikshëm, është rrezitja e tepërt në diell (djegia në diell).

Prandaj, duhet pasur shumë kujdes në rrezitjen që të jetë graduale dhe mundësisht të ndihmohet me faktorë mbrojtës të lëkurës (kremrat e ndryshme). Kur flasim për bengun ose nishanin, ka shumë paragjykime rreth tyre. Duhet ditur se një tumor i parrezikshëm (beninj), kurrë nuk ka ndodhë të shkaktojë probleme pasi hiqet. Ai edhe ashtu gjendet tashmë jashtë trupit dhe do të ishte absurd që të shkaktonte probleme.
beng-i-lindur.jpg

Paragjykimi rrjedhë nga rastet me melanomë (beng i rrezikshëm), kur pas heqjes së tij të vonshme, vazhdojnë metastazat (vatra të tjera tumorale në organet tjera). Gabimi logjik është që tumori përhapet, nëse e ngucë.
Si arsyetohet?
1. Së pari, tumori me të vërtetë nuk duhet të ngucet, por ai duhet të hiqet. Në literature gjithmonë është shkruar që nuk duhet të ngucet, por edhe mjekët e kanë kuptuar gabimisht dhe, sot, interpretohet që nuk guxon as të hiqet!
2. Nëse melanoma (bengu i rrezikshëm) nuk ka dërguar delegat (metastaza) në organizëm, atëherë mjekimi është i suksesshëm dhe nuk mund të komplikohet.
3. Nëse paraqiten metastazat pas heqjes së melanomit, ato nuk janë rezultat i heqjes së tij, por kjo tregon që është bërë heqja e vonshme e tij.
4. Nëse melanoma nuk hiqet, gjasat për jetesë janë zero. Por, nëse trajtimi bëhet si duhet gjasat për shërim rriten bukur shumë.
beng-i-fituar.jpg

اfarë duhet të dijë çdo njeri:
* çdo plagë që nuk shërohet për me shumë se dy-tri javë edhe përkundër mjekimit, duhet të konsultohet dermatologu, kirurgu plastik apo maksillofacial.
* konsultë urgjente duhet bërë kur tumori i pigmentuar (bengu ose nishani) fillon të ndërrojë ngjyrën, formën, madhësinë. Këshillohet që një herë në muaj personi të kontrollojë vetë bengat (nishanet). Në pjesët e pasme të trupit shërbehemi me pasqyrë ose mund të shikohet nga person tjetër.
* bengat me forma jo të rregullta (skaje të grimcuara) më mirë është të hiqen për shkaqe preventive.
beng-sy.jpg

* duhet t’i ikim rrezitjes së tepërt, e sidomos asaj të shpejtë. Rrezitja e tepërt pos rrezikut të tumoreve, poashtu plakë lëkuren më herët.
* profesionet që kërkojnë qëndrim në diell, duhen të ruhen me kapela, mbulesa, faktorë mbrojtës të lëkurës, etj.
* ekziston një predispozitë gjenetike te njerëzit me tip të qelë të lëkurës për paraqitjen e tumoreve të lëkurës dhe ata njerëz duhen të vizitohen me shpesh te eksperti. Pra, duhen pasur kujdes më të madh ata që kanë pasur në familje dikë me tumore të lëkurës. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back