اka duhet ndryshuar në tekstet të historisë?

اka duhet ndryshuar në tekstet të historisë?

Autor: Nexhmedin Spahiu


Do t’ishte më e rrugës në tekstet tona të historisë të shkruhet: Prejardhja e shqiptarëve nuk dihet. Hipoteza më e besueshme është se shqiptarët e kanë prejardhjen prej ilirëve, por për këtë akoma nuk ka fakte të mjaftueshme.

Prejardhja Ilire
U ngrit shumë pluhur rreth deklaratës së Oliver Jens Schmitt-it rreth çështjes iliro –shqiptare. Ujqit e historiografisë enveriste të shqiptarëve u tërbuan nga deklarata e tij. E akuzuan atë për mohim të prejardhjes ilire të shqiptarëve.
Në fakt Schmitt-i nuk e ka mohuar këtë prejardhje. Ai veç se ka përsëritur atë që e ka thënë edhe Noel Malcolm, se nuk ka argumente të mjaftueshme shkencore se shqiptarët e kanë prejardhjen prej ilirëve. Ky dyshim nuk do të thotë se është e sigurt që shqiptarët nuk e kanë prejardhjen prej ilirëve, por thjesht nuk dihet shkencërisht nëse e kanë apo nuk e kanë.
Në tekstet tona të historisë nxënësit e studentët tanë mësojnë sikur është fakt i mirëqenë se shqiptarët e kanë prejardhjen prej ilirëve. Nuk është mirë që nxënësit e studentët tanë si dhe opinioni i gjerë të mos dinë se çfarë është fakt e çfarë hipotezë. Do t’ishte më e rrugës në tekstet tona të historisë të shkruhet: Prejardhja e shqiptarëve nuk dihet. Hipoteza më e besueshme është se shqiptarët e kanë prejardhjen prej ilirëve, por për këtë akoma nuk ka fakte të mjaftueshme.
Koncepti i kombit
Koncepti i kombit është i dhënë sipas teorisë staliniste, dhe kjo gjë prodhon derivate të tjera me të cilat nxënësit dhe studentët tanë furnizohen gjatë gjithë shkollimit. Ky koncept krijohet që në klasat e ulëta, akoma pa u dhënë definicioni eksplicit për kombin.
Defekti i konceptit stalinist për kombin është se ai e barazon kombin me etninë. Ky koncept buron nga teza e filozofit gjerman Johann Gottlieb Fichte, se çdo popull që flet një gjuhë të veçantë ka të drejtë të ketë shtetin e vet. Kjo do të thotë se çdo etni ka të drejtë të jetë komb. Por, mes së drejtës për të qenë komb dhe aftësisë për tu organizuar si komb ka një hapësirë të madhe që Stalini nuk deshi ta pranojë në teori, por, për ironi, e zbatoi në praktikë. Bashkësive të shumta etnike në Perandorinë Sovjetike iu mohuan të drejtat për republikat e tyre pikërisht nga Stalini. Thjesht, në teori, Stalini e barazoi konceptin e kombit me etninë dhe, së këndejmi, historia e kombit u projektua deri në lashtësi. Madje edhe për epokat më të lashta u përdor terminologjia e historisë së kohës moderne.
Termi jologjik Revolucioni Demokratik
Kur është fjala për shqiptarët, këtu kemi edhe disa idiotizma të veçantë, p.sh. termi Revolucioni Demokratik i Qershorit i 1924-s, që përdoret për grusht-shtetin që e solli Fan Nolin Kryeministër të Shqipërisë. Ne që na është mësuar veshi që nga fëmijëria, edhe nuk na duket ndonjë idiotllëk derisa të mos e përkthejmë në anglisht “Democratic revolucion”. Atëherë kuptojmë çfarë marrëzish po flasim. Të thuash revolucion demokratik është sikur të thuash dru i hekurt (!). Ose është dru, ose është hekur, por nuk mund të jetë dru i hekurt. Kështu edhe revolucioni nuk mund të jetë demokratik, sepse këto dy gjëra përjashtojnë njëra-tjetrën. Smund të jesh edhe revolucionar, edhe demokrat.

Lufta Shqipëri – Perandori Osmane është një term që nuk përket me konceptet historike
Në shekullin XIV, në kuptimin modern, s’kishte lindur akoma edhe një komb i vetëm në botë. Kombi i parë modern lindi më 1523-shin, kur më 6 qershor, mbreti suedez, Gustav Vasa Ericson, shpalli reformat e tij që Suedinë e bëjnë pronë të suedezeve dhe jo pronë të mbretit, siç ishte rasti me shtetet mesjetare, ku territori në zotërim të shtetit ishte, në fakt, pronë e mbretit dhe popullsia që banonte në atë territor nuk kishte asnjë rol në drejtimin e shtetit. Apo, më mirë e thënë, kishte aq rol, sa kishte edhe bagëtia që popullonte atë territor.
Kështu, suedezët u bënë kombi i parë në botë. Anglezët këtë e arritëm 126 vite me vonë, me Revolucionin e Oliver Cromëell-it më 1649-n; amerikanët me shpalljen e pavarësisë më 1776-n, ndërsa francezët me Revolucionin e vitit 1789, me të cilin fillon edhe epoka e kombeve.
Pse lindja e kombit francez shënon epokën e kombeve, e jo lindja e 3 kombeve të mëhershme? Kjo është sepse kombbërja franceze qe më e artikuluar (slogani Liri, Vëllazëri, Barazi në shkrimet Rousseau-os dhe Voltaire-it etj.) dhe u pasua menjëherë me kombbërjet në gjithë Evropën Perëndimore.
Kur Perandoria Osmane arriti në Ballkan, nuk kishte as komb turk, as komb osman e as ndonjë komb ballkanik. Thjesht një sundimtar zëvendësonte një tjetër.
Edhe Skënderbeu nuk ishte udhëheqës kombëtar, por vetëm një sundimtar. Në shekullin XIX ai u shndërrua në një kryehero kombëtar nga rilindësit shqiptarë, me qëllim mitizimi. Madje, lëvizjen e kombformimit shqiptar e quajtën Rilindje Kombëtare, me demek se shqiptarët në kohën e Skënderbeut paskëshin qenë komb dhe tani po lindnin sërish si komb. Por kjo gjë nuk përkon me të vërtetën historike, sepse shqiptarët në atë kohë akoma sishin komb. Në mesjetë nuk kishim të bënim me konceptet që solli modernizmi (epoka e kombeve), siç është urrejtja ndëretnike, interesat kombëtare etj.
Perandoria Osmane s’ishte e turqve, por e sulltanit. Në trashëgiminë e saj, shqiptarët kanë të drejtë po aq sa dhe turqit, boshnjakët dhe popujt e tjerë.
Problemet shqiptaro-turke janë të një periudhe relativisht të shkurtër (1879-1912). Kjo është periudha kur lëvizja kombëtare turke po e sfidonte atë shqiptare.
Në fillimet e veta, lëvizja kombëtare turke donte që me popujt myslimanë të Perandorisë të krijonte një komb të vetëm. Rilindësit shqiptarë kishin konceptin e kombit mbi bazën e gjuhës e gjakut, e jo mbi atë të fesë, që binte ndesh me konceptin turk.
Kjo periudhë konflikti 33-vjeçare është minore në krahasim me miqësinë e mëpasshme mes kombit turk e atij shqiptar. Ndërsa, sa i përket Kosovës në veçanti, ajo lindjen e vet si shtet duhet tia dedikojë Turqisë me meritat e saj më të larta, menjëherë pas SHBA-ve dhe aleatëve perëndimorë.
Tekstet tona të Historisë përmbajnë urrejtje antiosmane e antiturke të trashëguar nga mendësia komuniste e Enver Hoxhës. Këto tekste duhet të revidohen një minutë e më parë.

mesazhi/com
 
Titulli: اka duhet ndryshuar në tekstet të historisë?

Po pra Osmanet nuk erdhen me pushtu tokat tona?! Erdhen me ndejt per qejf te tezet nja 500 vjet dhe shkuan. Ndenjen ca shume po cti besh s;kishin me qa mu kthy se u ngordhi pela :cek::cek:

Pas ca vitesh do shkruajne se as serbet nuk ishin armiqesore sepse edhe ne kohen e Jugosllavise ne morem universitetin. Cof, cof o popull i ngordhur!
 
Titulli: اka duhet ndryshuar në tekstet të historisë?

Po pra Osmanet nuk erdhen me pushtu tokat tona?! Erdhen me ndejt per qejf te tezet nja 500 vjet dhe shkuan. Ndenjen ca shume po cti besh s;kishin me qa mu kthy se u ngordhi pela :cek::cek:

Pas ca vitesh do shkruajne se as serbet nuk ishin armiqesore sepse edhe ne kohen e Jugosllavise ne morem universitetin. Cof, cof o popull i ngordhur!

Kiterrush shkrimi yte tregon per kete qe ti ke shkruar ke parasysh kete fakte ! Ti kur erdhen Turqit te tezet , me siguri ti atje s'ke qene , per ti pare ato gjera qe kane ndodhure . Mendoj qe eshte mire ti dhe te gjithe ne te tjeret te besojm per dicka qe ka ndodhur ne baze te fakteve .Jo ashtu ti marrim gjerat copy pas , pa i analizuar mire detajisht cdo te thene se a ka baze historike cdo shkronje e thene apo cdo teze e hapur .
Mua me pelqen menyra e ketij analisti se si i alazion gjerat . Dhe mendoj se nuk ka kush ti ndryshon keto libra , e kam frike mos po i mbushin ende me mite te tjera !
 
Titulli: اka duhet ndryshuar në tekstet të historisë?

Mua me pelqen menyra e ketij analisti se si i alazion gjerat . Dhe mendoj se nuk ka kush ti ndryshon keto libra , e kam frike mos po i mbushin ende me mite te tjera !

Nuk kishe nevoje fare me me tregu se ty te pelqen me i ndryshu. E di kahere kete gje por ja qe e verteta nuk eshte pune qejfesh.
 
Titulli: اka duhet ndryshuar në tekstet të historisë?

Te lexova vetem dy rrjeshtat e pare, mjafton!! Autori,pa te keqen e hapsit te temes, dhe paska nevoje per tershane kuajsh, eshte gjyna te harxhohet miser per ushqim.
 
Titulli: اka duhet ndryshuar në tekstet të historisë?

Te lexova vetem dy rrjeshtat e pare, mjafton!! Autori,pa te keqen e hapsit te temes, dhe paska nevoje per tershane kuajsh, eshte gjyna te harxhohet miser per ushqim.

Per ta kuptuar nje liber se cfare permban ne vete nuk mjafton vetem kopertinat e librit ti shikojsh Lauri !
 
Titulli: اka duhet ndryshuar në tekstet të historisë?

Per ta kuptuar nje liber se cfare permban ne vete nuk mjafton vetem kopertinat e librit ti shikojsh Lauri !

E lexova komplet temen, ndonse ishte e udhes qe te ndalohesha ne rrjeshtin e trete kur hasa emrin e Oliver Schmitt. Nuk ndyshoj mendim nga c'thashe ne postimin e pare. Schmitt, autori i shkrimit, ti dhe kush e mendon si ti keni lujatur fare nga mendja. Tezat e Schmitt-it nuk duhen komentuar fare, ata i bejne komod vetem atyre qe e financojne qe kufizohen ne veri me Kosoven!!
C'do pritet tjeter nga nje turk si ty, po na flet per prejardhjen shqiptare ..!

Po te pershedes ty edhe Schm***ttin me fjalimini e Pader GJergj FIshtes ne konferencen e paqes 1919. Dhe nisja ti nje e-mail: [email protected]

--------------------------------------------------------------------------------
Fjalimi i At Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes (1919)

"....Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrenjeve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta...."

Prej brigjeve gjëmuese të Euksinit e deri në borën e amshueshme të Alpeve Julie ; prej brigjeve bubulluese të Ekrakeraunve e deri ndër karma të thepisuna të Karpateve, ende të rime me gjak njeriu, në ato shekuj të kaluem, banonte ajo familja e madhe trako-ilire, në namë e në za në histori të fiseve dhe të kombeve.
Sot kjo familje asht shue. Marrë përbri prej tallazeve të luftave të gjata e të pandame, ajo u përpi dhe u zhduk përbrenda gërmazave të pangishëm të vorbujve te historisë, e kështu nuk mundi ma, ç’më atë ditë kur Gentiusi, mbreti i mbramë i Ilirëve, më 168 para Krishtit, ndriti triumfin e Lucë Emil Palit për me pa diellin e majes së lumnisë së vet të hershme.
Porse, si të thuesh, si nji shkatërrinë e dhimbshme anijeje të mbytun në det, prej humbjes së kësaj familjeje trako-ilire, sot, atje ndërmjet Thesalisë dhe Malit të Zi, prej brigjeve lindore të Adriatikut e deri në bregore të Vardarit, shpëtoi gjallë nji grusht njerëzish, të cilët kishin zanë vend ose mbas mburojes së disa maleve titanike, ose nën hijen e kandshme të disa fushave pjellore dhe plot jetë , banesë e përmallshme e hyjnive të moshës përrallëzore. Ata u banë ballë me fuqi kurrë të përkulshme të shpirtit të vet bujar, qoftë thellimeve të furive të shekujve, qoftë edhe padrejtësisë së hipokrizisë njerëzore. Të stolisun me nji forcë të jashtzakonshme qëndrese, ende këta e flasin atë gjuhë të të Parëve të vet ma të hershëm; ende e ruejn të pandryshueshëm karakterin e hekurt e fisnik të stërgjyshëve të vet dhe sot ata gjithnji e punojnë shi atë tokë të cilën e punuen të parët e tyne prehistorikë.
Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrenjeve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta.
Po qe se përnjimend parimi i autodeterminacionit asht marrë prej Konferencës së Paqes si karakter themelor për trajtimin e shteteve si dhe përcaktimin e kufijve të tyne, e drejta e lypë që Shqipnia të qitet shtet më vete përmbrenda kufijve të vet etnikë dhe gjeografikë. Por çka se, simbas teorisë wilsonjane (të Presidentit amerikan Willson) për me mundë nji popull me u sundue në vetvete, përpos kombësisë, duhet të mirret para sysh edhe ndërgjegja e tij kombëtare. Tashti, për në qoftë se si ndërgjegje kombëtare duhet të kuptohet ndjesia për liri si edhe ai dëshir që mund të ketë nji popull për t’u zhdrivillue në vetvete, gjithnji përmbrenda qarkut të forcave të veta, unë them se edhe në këtë pikpamje Konferenca duhet t’ia njohë Shqipnisë pamvarësinë si dhe sovranitetin e vet. E njimend, e po thomëni, cili popull në Ballkan ka ndjesi ma të thella për lirinë e vet sesa populli shqiptar ?
Kaluen po pushtuesit mbi Shqipni, por nuk qenë kurrë zotnuesa mbi shqiptarë. Ashtu si ai cubi, i cili hyn tinës dhe me trathti në shtëpinë e qytetarit të paqtë e, si shtjen mbrenë drojen dhe pshtjellimin, del jashtë pa mundun kurrë me thanë se ka sundue aty mbrendë: njashtu hynë pushtuesit e huej në Shqipni pa mujtë kurrë me i shtrue dhe me i zotnue shqiptarët. E mos kujtoni, zotni, se unë këtu jam tuj ju thanë sende të cilat mos t’i kenë vu re edhe shkrimtarë të huej me vlerë. Kështu, fjala vjen, e ndritshmja Miss Durham, thotë në nji libër të vetin mbi Shqipni :
“Pushtime të hueja janë përshkue mbi komb shqiptar, por të gjitha kanë kalue pa lanë kurrfarë gjurme, si ujët që rrëshqet mbi shpinë të rosës”.
Për lirinë e vet, zotni, shqiptari ban fli shpinë, tokën dhe mjerisht edhe besimin. Fakti veç që shqiptari në mes të sa ndollive dhe te papriturave politike e për nji periudhë kaq të gjatë shekujsh, ka mbrrijtë me e ruejt gjuhën, doket dhe karakterin e vet kombëtar, – dhe këtë jo vetëm në Shqipni, por edhe jashtë kufijve të sajë, – kjo difton çiltas se ai asht dhe don të mbesë shqiptar. E gjithë kjo ngjet sepse ndërgjegja kombëtare ka lëshue rrajë të thella në shpirt të tij. Por ma mirë se kurrkund njeti, dashunia e popullit shqiptar për liri dhe pamvarësi kombëtare, duket në faqet e historisë, për të cilën mundemi me thanë se asht e endun vetëm prej luftash për liri e pavarësi. Unë këtu, për mos me e vu fort në provë durimin e Zotnisë suej, po ju përmend vetëm punët e mëdha, që ndërgjegja kombëtare e këti populli, kreu që prej të XV qindvjetë e mbrapa.
Botën mbarë në zi do ta mbështillte. – Të flegruem droje shuejtën zanin mbretnitë e Europës. Kur qe, mbi kep të Krujës titanike, po del nji hije burri, vetullat ngërthye si dy hulli rrufeje, me dy sy zjarmi e nji mjekër të thinjtë, e cila shtëllungë gjatë nofullës i derdhej, si ajo mjegulla rreth nji shkëmbu të thepisun. Mbi krye trishtueshëm flakë i shkëlqen tarogëza përkrenarja me brirë që tmerrshëm kah i vezullon nën rreze të diellit, kometë zharitëse danë ndër sytë e armikut. Ai asht fatosi i ndimun Gjergj Kastrioti, i madhi Gjergj Kastrioti, Skanderbegu. Me flamurin kuq e zi shpalosun përpara, poshtë rrëmoreve të maleve të thepisuna, stuhi bore prej ndonji kulmi të rrëmbyeshëm, vërsulen vetëtimthi mbi formacionet e turqve, të cilët, prej së largu tuj ua pa hovin, thonë se kulshedra me dragoj po u turret.
Por mundet ndokush me më thanë se Skanderbegu këto lufta i ka ba për qëllime fetare, dhe jo i shtymë prej nji ndërgjegjeje kombëtare, pra për me i dalë zot lirisë dhe pamvarësisë së vendit të vet.
E mos kujtoni se me dekë të Skanderbegut u shue ndjesia e lirisë dhe e pamvarësisë në shpirtin e shqiptarëve. Historia e Turkisë ka shenjue jo ma pak se 54 kryengritje të mëdha të cilat gjatë rrjedhjes së katër shekujve kombi shqiptar i bani qeverisë otomane ose për me pshtue prej zgjedhës së sajë, ose për me e ngushtue që mos t’ia mohonte të drejtat e tija. Edhe pamvarësia e Greqisë asht nji lule e rimuun me gjak të shqiptarit. Zhavellët dhe Boçarët kanë qenë shqiptarë e shqip kanë folë dhe me trimëni shqiptare kanë luftue. Jo besa, por Greqinë e kanë lirue shqiptarët dhe jo ma pak janë mundue se sa disa Pushtete të mëdha të cilat aso kohe bajshin spekullime mbi Greqi, njashtu si do Zoti po bajnë sot edhe mbi Shqipni. Këtë punë, me pasë për ta pyet si dijetar dhe jo si diplomat, kishte me ju a vertetue edhe Venizellos vetë; por, në mos dashtë me ju a thanë ai, ja u kallzon Lamartine, i cili, tuj folë mbi pamvarësi të Greqisë, thotë se kjo nuk qe tjetër veçse rezultati i reaksionit të elementit shqiptar kristjan mbrenda Greqisë kundra elementit turk.
Arsyeja pra pse kombi shqiptar nuk mujti me dalë shtet në vete, nuk qe puna se ati i mungonte ndërgjegja kombëtare ose ndjesia për liri e pamvarësi, por qe fakti se shi ditën në të cilën ai ishte gati me fitue lirinë e vet, Shtetet e Ballkanit ia ngjitën kthetrat dhe e banë rob nën zgjedhë të veten. Dhe këtë e banë jo për me e mbajtë nën shërbim e robni të veten, por për me e shue shqimit e me e qitë faret. Kështuqë prej kësaj pikpamje duhet me e thanë se shqiptarët gabuen, dhe gabuen randë fort, që u çuen aso kohe kundra Turkisë, sepse për ta do të kishte qenë dam fort ma i vogël me u vue nën zgjedhë të Turkisë, se sa me u gri prej kristjanëve.
Po e shoh, Zotni, se kjo fjalë në gojën time disi po ju a vret veshin dhe po ju duket nji paradoks në vetvete. Janë faktet që më japin arsye. Në vitin 1478 turqit marrin Shkodrën dhe me te mundet me u thanë se u pushtue e tanë Shqipnia. Por megjithëkëtë, turku ia njohti Shqipnisë nji farë autonomie: na e la gjuhën dhe kanunet tona, – por askund nuk lexohet në histori se ky mbyti qindra mija shqiptarë përnjiherë, sadoqë populli hoqi zi e si asht me zi prej tij. E tash ndini si u suell kristiani me Shqipni e me shqiptarë. Në vjetin 1912 kërcet lufta turko-ballkanike dhe ballkanikët pushtojnë Shqipninë. Nji herë mbysin pak me thanë dyqindmijë shqiptarë, vrasin meshtarë katolikë sepse nuk ndigjonin me e mohue fenë ; grijnë mysliman sepse edhe ata nuk duen me dalë dinit. Rrenojnë me themel qindra e qindra katunde, veçse si e si me e farue kombin shqiptar. Në vjetën 1914, ushtritë ndërkombëtare, mbas sa intrigash të poshtra, pushtojnë Shkodrën. Në këto ushtri kombi shqiptar ka pasë mbështetë gjithë shpresën e vet, sepse këta ishin demek të shprehunit e forcës që do të rregullonte botën dhe, si të thuesh, ata ishin pasqyra të qytetnisë europiane. Por megjithëkëtë ata nuk sollën kurrnjisend përsëmbari në Shqipni. Ndrye mbrenda qarkut dhetë kilometrash në Shkodër, as që e çilën nji rrugë, as që e lëshuen nji urë, as hapën nji shkollë, nji gjykatore, nji spital, nji send të vetëm që t’i vyente përparimit dhe qytetnimit të popullit shqiptar. I gjithë kujdesi i tyne për Shqipni, përmblidhet në këta: kurrsesi mos me e lanë Shkodrën me ba pjesë në Shqipninë tjetër dhe që në Statutin e Shtetit Shqiptar t’u qitte nji paragraf i posaçëm me të cilin të njiheshin në Shqipni çifutnit nji tagri me shqiptarë, sadoqi aso kohe nuk kishte në Shqipni me thanë asnji çifut. Mandej, kur doli prej Shkodre, Komanda Nderkombëtare dogji të gjitha aktet dhe arkivat e veta.
Në vjetën 1915, malazezët pushtojnë Shkodrën me rrethina, sadoqi Shqipnia ishte shtet neutral dhe nuk kishte shpallë luftë me kurrkend. Në fillim të vjetës 1915, italianët pushtojnë Vlonën, kinse për qëllim që me u përkujdesë për shqiptarët e sëmutë të Shqipnisë jugore. Në 1916, Austro-Hungaria pushton Shqipninë. Me e thanë me fjalë të tjera, ata dojshin ta mbajshin Shqipninë si nji krahinë të veten. Për ma tepër: grekët dogjën 360 katunde në Shqipninë jugore, tuj i mbytë të gjithë ata që dishmoheshin shqiptarë.
E sot Konferenca e Paqes lypë që shi ndër ndër këto vise të bahet plebishiti për të caktue kufijt e Shqipnisë. ا’ironi e helmueme!
Prej këtyne punëve, – për mos me folë për të tjera, – duket çiltas se shqiptarët, prej pikpamjes kombëtare, kanë pasë arsye me drashtë ma shumë kristjant se sa turqit. Turku, si për princip, si në teori, ia ka pasë njohtë Shqipnisë nji farë autonomie, sadoqë me Skanderbeun e pat kundërshtue përparimin e tij në Ballkan.
Thonë armiqt tonë, si dhe do mbrojtësa të tyne, se vërtetë që kombi shqiptar asht ma i vjetri ndër popuj të Ballkanit dhe se ka nji dashuni të gjallë për liri dhe pamvarësi të veten; veçse shka se megjithëkëto, Shqipnia nuk mund të qitet shtet më vete sepse shqiptarët janë :
a) barbarë,
b) nuk janë të zotët me përparue dhe me u qytetnue vetë dhe se
c) eksperienca ka tregue se në kohën e Princ Widit, Shqipnia nuk mund të mbahet shtet më vete dhe krejt i pamvarun…
Pra, simbas mendimit të armiqvet tonë, ose ma mirë me thanë, simbas fjalëve të vetë atyneve, lypset që Shqipnia të coptohet e t’u jepet atyne në dorë për me e sundue dhe për me vu rregull, – meqë shqiptarët janë barbarë e të egër e nuk janë popull që di me qitë shtet më vete, pra me qeverisë. Për me thanë të vërtetën, po të marrim parasyshë mjetet e mënyrën me të cilat ka nisë e vijue lufta e madhe evropiane, kisha me thanë se barbarësia dhe egërsia e popujve ka pak ose aspak të përpjekun me dëshirën për liri e pamvarësi të tyne. Kur popuj e kombe, në emën të “qytetnisë” kanë vra e pre fëmijë, gra, pleq e të mbetun që kanë ba me vdekun prej urie e gazepit me mijëra njerëzish të pafat në ditë; që kanë djegë e rrenue, jo vetëm katunde e qytete, por mbarë krahina të pamatuna; që kanë thye çdo të drejtë ndërkombëtare dhe njerzore dhe kanë pre në besë me qindra mijëra robsh të ramë në dorë, – e megjithate sot ata munden me qenë shtete të lira; – po atëherë, pse nuk mundet me qenë Shqipnia e lirë ku, nëmos tjetër, gra nuk vriten, ku nuk gjindet nji vorr i nji të vdekuni urie, ku ndorja e besa edhe ndaj armikut janë të pathyeshme?
[Albert Vataj] vazhdon.
 
Pe: اka duhet ndryshuar në tekstet të historisë?

History of the European nations. 3d ed. 1841 - James Cowles Prichard - Google Books

http://books.google.ch/books?id=zcNdB_sl2JkC&pg=PA126&dq=are+albanians+illyrians&hl=de&sa=X&ei=ZVIpUcywH4eFtAa2oIDoAg&ved=0CFUQ6AEwBjgK#v=onepage&q=are%20albanians%20illyrians&f=false


http://books.google.ch/books?id=SUAPAAAAYAAJ&pg=PA38&dq=albanians+illyrians&hl=de&sa=X&ei=sF0pUZfiDYzXsgbhiYCICA&ved=0CDsQ6AEwAg#v=onepage&q=albanians%20illyrians&f=false

Athua çfarë ka(në) ekzistuarë më herët kur nuk kanë ekzistuar shtetet?
Dhe çfarë do të ndodhë me kombet nëse një ditë vie deri tek shuarja
e shteteve, fshirja e kufinjëve dhe formimi i një shteti global botëror?
Nuk do të ketë më kombe? Por atëherësi do të identifikohet ai që
fol shqip, anglisht, gjermanisht etj?

Unë jetoj në Sërbi, por jam shqipëtar dhe këtë s'mund të ma mohojë
jo ky zotëria, por edhe Ajnshtajn le t'i thotë vetes.

Në anën tjetër, nëse kërkohet ta thërrasim një "sërb" për nga etnia,
ai do të thot "serb", por nëse unë do të them jam "sërb", sërbi
do të hidhërohet, sepse unë jam "sërb".

Nuk duhet harruar faktin që shtetet në fillim janë formuar për nga etnia,
dhe gjuha është ajo që i ka identifikuar.
Përjashtohen rastet e shtetev si Zvicrra, Shtetet e Bashkuara.
Bile kjo e dyta thot "shtete", çka do të nënkuptonte shumë "kombe"
në një "komb" më të madh. Kurse Zvicrra poashtu shumë etni një shtet.

Kurse, fakti se nuk jemi Ilir, po më duket sîkur se disa kur kërkojnë
faktin se Zoti ekziston, dhe faktin që ti nuk e ke, e përdorin si të
vetmin fakt: "absence of evidence...!"
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top