Ajzebarxhan, sot nënshkruhet marrëveshja për TAP-in. I pranishëm edhe kryeministri Ed

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Nënshkruhet sot në Baku të Ajzerbaxhanit marrëveshja përfundimtare për ndërtimin e gazësjellësit Trans Adriatik Pipeline.

Në ceremoninë e nënshkrimit,merr pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.


TAP-1.jpg


Në fjalën presidenti i Ajzerbaxhanit Ilham Alijev theksoi se sot është një ditë e rëndësishme në historinë e Azerbajxhanit . Ai shtoi se Shah Deniz është një nga projektet e mëdha energjetike të botës.

Ndërsa, kryeministri i Gjeorgjisë Irakli Gharibashvili theksoi se Azerbajxhani ishte bërë një vend shumë i rëndësishëm në prodhimin dhe transportimin e burimeve të energjisë . Ai vuri në dukje se ky hap është vetëm fillimi i bashkëpunimit shumëpalësh në sektorin e energjisë.

Më 28 qershor Azerbajxhani njoftoi zgjedhjen e Gazsjellësit TAP për furnizimet e gazit natyror në Evropë. Tubacioni TAP do të japë gazin e Azerbajxhanit për Italinë përmes Turqisë, Greqisë dhe Shqipërisë. Kostoja totale e projektit është rreth 2.2 bilionë dollarë.

Burimi kryesor i projektit TAP është gazi që do të prodhohet në kuadër të fazës së dytë në Shah Deniz. Sipas parashikimeve, prodhimi në fazën e dytë do të fillojë në vitin 2016 dhe Tubacioni TAP do të ndërtohet brenda 3 viteve.

G:shqip
 
Back
Top