Më shumë se 5.5 milionë njerëz në të gjithë botën vdesin para kohe çdo vit për shkak të ajrit të ndotur, sipas një studimi të ri.
Numri më i lartë i vdekjeve është në vendet që po zhvillohen me shpejtësi ekonomikisht si Kina dhe India. Faktori kryesor është emëtimi i grimcave të vogla nga termocentralet, fabrikat, automjetet, dhe nga djegia e qymyrit dhe drurit.
Të dhënat janë pjesë e “Global Burden of Disease Project”. Studiuesit e përfshirë në këtë iniciativë thonë se statistikat tregojnë se sa larg dhe sa shpejt duhet të ecin disa vënde për të siguruar ajër të pastër për qytetarët e tyre.
Delhi në një ditë me ajër të ndotur numri i grimcave është më i madh se 300 mikrogram për metër kub, ndërkohë që normalja është 25 deru në 35 mikrogram.
Të marrësh ajër në kushte të tilla rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, infarktit, problemeve me rrugët e frymëmarrjes, madje dhe kancer.
Sipas studimit, ajri i ndotur shkakton më shumë vdekjes se faktorët e tjerë si kequshqyerja, obeziteti, alkooli apo droga, dhe seksi i pasigurtë. The Global Burden of Disease Project e vendos atë në rrezikun e katërt më të madh pas tensionit të lartë, rrezikut ushqimor dhe duhanit.
/ Top Channel