Ajo milionere,motra i punon si pastruese

Këngëtarja Mariah Carey ka një motër me të cilën nuk ka afërsi që nga viti 1994. Motra e Mariah Carey, është një ish-përdoruese e drogës dhe është HIV pozitiv. Ajo tani deklaron se i mungon motra e saj e famshme dhe do të dëshironte që t’i shihte për herë të parë fëmijët e saj.
Motra e këngëtares Mariah Carey (42), në rininë e saj kishte punuar si prostitutë në mënyrë që sot njërës prej këngëtares më popullore dhe më të paguarat në botë t’i siguronte kafshatën e gojës.
Alison (50) ishte e varur nga droga dhe është HIV pozitive. Ajo punon si pastruese dhe me Mariah nuk ka folur për vite me radhë. Ajo thotë se i mungon motra e saj.
“Jam e pastër tashmë katër muaj dhe kam gjetur punë si pastruese, unë vetëm dua ta shoh Mariahn dhe nipërit e saj. I pashë fotot e tyre në gazeta, janë shumë të ëmbël. Jam e sigurt që Mariah do të jetë një nënë e mrekullueshme dhe burri i saj, Nick Cannon, është një baba i mrekullueshëm,” tha Alison, e cila me motrën për herë të fundit ishte dëgjuar në vitin 2008.
Kanë qenë të afërta deri në vitin 1994 gjersa Mariah me nënën e saj u përpoqën t’ia heqin kujdestarinë ndaj të birit të saj, Michael.
Alison thotë se ajo ka filluar të punojë në bordel, sepse nëna e tyre, me të cilin më vonë u grind edhe Mariah, nuk fitonte mjaft para dhe në këtë mënyrë, me punën prej një prostitute, ajo e ka ndihmuar motrën e saj të vogël.

f1_maria.jpg
/zerisot/
 
Titulli: Ajo milionere,motra i punon si pastruese

Dashka na i lek kjo qe paska gjith te zezat e ksaj toke dhe me hiv dhe narkomene :).
 
Pe: Titulli: Ajo milionere,motra i punon si pastruese

Me tere kete moter lol e kjo narkomane hiv upupuppupu
 
Pe: Ajo milionere,motra i punon si pastruese

Pavaresisht se femijet mund te linden dhe te rriten nga te njejtet prinder,gjate jetes secili merr rrugen e vet qe mund te mos kete lidhje me njeri-tjetrin...Kjo ka ndodh dhe ne kete gje,plus kesaj ne material e motra ka filluar prostitucionin per te ndihmuar te motren e familjen,tani justifikim nuk eshte,ama ka qe e nisin per nje luks,per nje makine me te mire,per para ne xhepa etj etj...Para se ti hyjme paragjykimeve(tipike shqiptare),duhet edhe te kemi parasysh shkaqet e gjerat e tjera qe i cojne gjerat deri ne kete pike...Tani nuk mund te mohojme qe kjo tani ju kujtua per motren?Tani qe pa Mariah te jete e famshme?Ndoshta ka nje doze interesi ne kete mes,dhe pse nese shihet nga pikepamja ndergjegjes ka pak detyrim ndaj te motres...Gjithsesi,se njera moter nuk eshte e bukur,e sukseshme etj etj sdo te thote qe ka me pak vlera se motra tjeter...Suksesi ste ben njeri me te mire,suksesi te ben me nje jete me te mire...
 
Titulli: Ajo milionere,motra i punon si pastruese

Nuk eshte gje e pa degjushme nga keta te famshmit,nese e anlizojm shumicen e njerzve qe jan VIP-a po thuajse nuk jan te lidhur shum familjart mbase kan ne lloje jetese te tille ndryshe nga qe jemi mesuar ne te jemi te lidhur me gjdo pjestare te familjes ,keta bejn jeten e vet gjithsecili pa kushtu rendesi se c'jetes ben Motra,apo vellai...Mu kujtu edhe i artikull i ngjashem me Kengtaren e famshme MADONA e cila ka milojnat ,por vellai i saj eshte i varfur dhe i pa streh.
 
Titulli: Ajo milionere,motra i punon si pastruese

e çfare pastaj !! Pastruse eshte alamet pune Nuk do behemi e gjithe kengtar dhe sportiste
Pastaj po u soll mire dhe po e meritoj patjeter qe motra do ta ndihmoj motren Maria po ndihmon boten jo me motren
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top