Ajo e pafuqishme...tani do ishte 3 vjece.. :(

Morena

...Δʝɛя...
Fati i saj ishte i shkruar?
Ku humbi gjithe ajo buzeqeshje qe e karakterizonte?
A thua te mbushesh 28 vjece dhe te ndihesh e neperkembur sepse akoma ske gjet
personin qe te ben te ndihesh mire.Krim eshte te kerkosh nje person te mire qe te kalosh gjithe jeten me te?
Roza (keshtu me pelqen ta therras ndoshta pse me kujton aromen e trendafilave,bukurine).
Dhe ashtu sic e ndjente ndodhi.Njohu ose me mire e njohen me nje person te tille.
-
Ndjeja peshen e cdo fjale qe me dukej e rende, ndjenja cdo ngritje zeri qe behej ndaj meje atehere vendosa,
me mire te mos i jem barre askujte.
O sa dridhesha naten e pare,shoqja qe me kishte shoqeruar sdoja te ikte,e shterngoja nga duart.
Dhe pastaj iku.
E une vetem me ate,po ndjeja aq afer per here te pare frymarrjen e nje mashkulli.
Ndjeja qe ai do ishte burri im i ardhshem, si nuk isha e zonja ta ndryshoja kete fat!
Kush e nguliti kete dreq mendje,dhe me thosh nese sje ne ''rregull'' te henen do te qoj tek prinderit.
Mendoja se kjo e drejte i takonte.Po kush ishte ai ta cilesonte kete si te drejte.
Mu felliq.Doja vec te behesha gruaja e tij e te ikja nga kthetrat e mentalitetit te poshter, te pabese.
Te pakten ishte i paster,nuk i vinte ''aroma'' e kembeve.
Me duhej te zgjohesha qe ne 5, te pershendesja vjehrren e te gjithe dhe te pastroja.
Nuk qahesha.Nuk qahesha me ze, me qante zemra cdo dite, derisa ky cope organ u be gur.
Ndryshova teper nuk isha me vajza e dikurshme, nuk isha me ajo goca me humor, nuk isha me thjeshte Une.
Te kesh nje shkolle edhe se jo me rezultate te larta, e tani ta gjesh veten ketu ne shoqerine e njerezve te huaj.
Te cilet ste ndanin syte, te gjykonin pa folur.
Pse te me ndodhte mua.Apo cdo njeri keshtu thote sapo i ndodh dicka e keqe?
Ditet u bene jave dhe javet muaj, muajte vite, dhe filloi qe ndonje shkendije ti ndizte zemren.
Ti vinte ate zemer ne punim.
-
Dhe ne fund erdhi dhurata e saj me e madhe nje bebushe e mrekullueshme.
Kishte frike ta donte shume, sepse mos ia hiqte kush, kishte frike ta puthe shume
se mos i prisheshin faqet bucko, kishte frike mos bardhesia e saj prej borebardhe do njollosej me te kuq.
I premtonte vetes se ajo sdo rritej sikur u rrit ajo.

-
Isha aq e lumtur kur erdhi ne jete borebardha ime sa nuk doja asgje me shume ne kete jete.
Por kjo nuk ishte deshira e tim shoq.Ndoshta e ''frymezonin'' te tjeret dhe vinte e shfryhej me mua.
Une enderroja dy binjake?E dinit?
E mire tani e dini, doja nje goce dhe nje cun.
U trasferuam por une isha po e njejta.
Po e njejta sherbetore qe kur im shoq te ishte teper i lodhur duhej ti laja kembet, po e njejta
sherbetore qe duhej te zgjohesha qe ne 5 e gjyse.Ia kisha fituar nje gjyse ore, cf mrekullie kjo martesa.
Une adhuroja edhe kur bebi qante, edhe kur zgjohesha naten.
Lodhesha teper por kujte te ia thoja, sdoja te qahesha.Une isha e forte.
E forte nje djall.Une isha teper e dobet.Une i beja guzim vetes.Une dhe une dhe bebushja ime.Kjo ishte bota ime.
Pastaj u trasferuam serish dhe serish te njejtet persona qe te hanin te gjalle.
Po shpirti im femijeror?
U rikthente ndonjehere fuqishem si per te thene : e dashur Roze une jam akoma ketu mos me harro.
Dhe te tj me percmonin dhe femija im ngurtesohej, strukej ne gjirin tashme dhe jo aq te ngrohte te zemres, kishte frike.
Pa kaluar shume kohe me erdhi ne jete nje tjeter bebushe e merekullueshme.O sa e bukur aq edhe mistrece qe ishte.
Une serish do beja, nenen gruajen sherbetoren, te mallkuaren.
Une bije e mallkuar isha pa e ditur se cf faji kisha bere.
Dhe burri do ta quaj burre sepse bebushe te mija ( qe tani jane bere princesha te bukura) nuk u kam folur keq.
E duan nga frika, e duan sepse u ploteson plot deshira.
Nuk ka munguar asnjehere rehatlleku, por ne djall te veje, kur skam lumturne, gjithsesi duhet te ngushellohem me shendetin.
-
Tani ajo gjyse ore gjumi me doli nga hundet, duhej te zgjohesha ne 4 e gjyse
Dielli dilte smund te shijoja asgje, ulesha qe ne 12 ose 1, pune e madhe sa kisha fjetur.
Une isha kafsha qe duhej te beja cdo gje.Une isha ajo qe burri me perbuzte me vinte ne loje kur ishin te tjeret.
Me shante ne paftyresine maksimale dhe une duroja..dhe duroja..
Dhe keshtu kaluan kohe te tjera e une serish ne pritje te nje goce tjeter.
Per mua ishte mrekulli.Burri sdonte.
Donte cun.O Zot po si mundte ta thoshte kete, ne e kishim dhurate kete femije.
Ishte gjaku i tij ishte mishi i tij.
E shtyja , sdoja te largohej nga une, sdoja ta shkepusja.
Lotet e mi me duket e demtuan qe me para , trishtimi im kushedi e kane mbytyr para se te dilte.
Jam nena me e poshter ne bote.Jam nena me kot sepse smund ta mbroj.
Ika ne te 8-tin muaj dhe une e lumtur se sdo te ikte.Ndersa burri ultimatum, ose keshtu ose tek prinderit.
Vendosa tek prinderit.Prinderit sme donin.A thua skishin faj ne kete gje qe me thonin?
Qaja e vetem qaja nuk isha e zonja te beja asgje.Doaj edhe une te ikja me bebushen ne bark, por cdo u ndodhte dy princesha te tjera?
Do luftoja per ta, cte luftuar moj nene mjerane.
Nje cope nene e gjore qe ske ne dore asgje.
Lutesha Zotit ti kujtonte dokt se smund ta bente kete gje, por ahh leku ishte sh me i madh se cdo
ligj moral, me i madh se cdo ligj meshire, me i madh se cdo ligj dashurie, me i madh se cdo gje.
Ju lutem mos e beni!Zeri im ish i doget, zeri im nuk ndihej.
Ndjeva helmin qe me pershkoi trupin.
Te lutem bebushe im mos e ndjej.Cte thosha une e mallkuara nene tj gje perpos kesaj.
Te lutem vena mbylluni mos lejoni qe ky helm te ikte tek engjellushja ime, te lutem zemer pusho se rrahuri derisa lengu te shuhet
Te lutem engjelli im mos me urre une te dua, te lutem bebushe mos e ler mamin tend.
Lutesha ne anarkoze, apo fleja?Fleja kur engjelli im po vdiste?As edhe nje qen cdo e bente kete gje.
E urrej veten, Oh jete e poshter, mashkull i poshter eshte mishi yt.
-
Keto ishin perpelitjet e fundit te nje zemre te nje nene me lotet e saj per aq sa ishte koshiente.
-
U zgjova me barkun bosh,vura duart ne bark, ne zemer ne koke.
Mos me ler te cmendem.Isha bere dru, jo druri edhe kalbet, une isha gur dhe vazhdoja te rroja.Me mire te isha dru.
Zemra ime provonte dhimbje pafund,provonte urrejte per ate person kafshe.
O shpirt i mamit tani do kishte dy jave, tani do isha duke te te nderrur, tani do isha duke
te puth kembat e vockela, dorckat e tua, tani do kenaqesha me te qarin tend.
O engjelli i mamit a thua me ke falur per ate qe bera.
Une jam nje nene vrasese nuk meritoj asgje, ndoshta per kete kam kete fat.
O borebardha ime e 3-a thua edhe ti do ishte e tille?Po pse o xhan i mamit sme more edhe mua me vete?
Tani do kishe qene dy-muajshe....
....
Tani duhej te te kishin dalur kicat e bukur...
...
Tani duhej te ishte 3 vjece dhe duke ecur e duke thene fjale gjysma gjysma o zemra e mamit.
..
Dhe une jam serish e njejta sherbetore, e njejta nene vrasese e mallkuar.
Po a thua e kam une fajin si trup qe nmuk bej dot djale?A thua kam une fajin?
Te kishte qene cun tani do ishte nje bukurosh.
Skam me deshire te flas.Pse ta bej ajo sdo te rikthehet me.
Une e vrava!
Nene e poshter kriminele e di qe sdo me falet as do ia fal vetes kete gje.
Po sikur te ndodhe serish burri me thote qe edhe sikur 10 goca te jene te njejtin fat do kene.
Bej o Zot te mos jete femer sepse sdo te kete fat, ose do kete fatin tim qe te laje kembet e te shoqit.
-

Roza ska faj ajo eshte e pafuqishme,mentaliteti po fitonte mbi cdo gje.
Ndoshta sikur te degjonte nje ze qe te thoshte, e dashur mami une jam cdo dite me ty
bej guzim sepse ti ske asnje faj, une te dua gjithnje fort.
---------------------------------------------------------------------------

Une i pashe temat e tjera por mendova te riktheja keshtu, nese deshironi bashkoni fshini si te doni :)
 
Pe: Ajo e pafuqishme...tani do ishte 3 vjece.. :(

Historia eshte e dhimbshme.

Eshte realiteti i nje mentaliteti te pazhvilluar, mentalitet patriarkal qe mbetet i gdhendur i fshehur pas arrogances dhe nje ndryshimi mashtrues.

Por ajo qe dua te them gjithashtu eshte se femra, gruaja sot ka me shum mundesi zgjedhjeje, nuk mund te ngelet peng i te tjereve e as i opinionit..........Guximin nuk duhet ta demostroj vetem me von per te treguar historin e hidhur, tragjedin e saj....por duhet te bej te pamunduren te mos i ndodh me.......Duhet te jemi te forta jo te dobta.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Ajo e pafuqishme...tani do ishte 3 vjece.. :(

Bashkohem me mendimin e Belles e lexova deri diku edhe e lash se sdua te futem ne melankoli...
 
Titulli: Ajo e pafuqishme...tani do ishte 3 vjece.. :(

Iu riktheva(u bera pak bajate) pak temave qe une kisha hapur edhe se kete e kam me shume merak..

Ka ca kohe ky artikull doli tek ''Gazeta Paloma'' personalisht nuk e lexova sepse skisha ku ta bleja
dhe pas po disa koheve po rishikohej nje lloj ligji per te mos pare beben ne eko ose gjinia te mos thuhej dicka e tille.

Une do thoja se pse nuk perforcohen disa ligje?
Pse te ndodhin keto fenomene, pse te vritet nje femi vec per seksin qe ka?
Kur do i themi ndonjehere ne vete Mjaft kesaj gjeje?
 
Pe: Ajo e pafuqishme...tani do ishte 3 vjece.. :(

MY morena tani e lexova kete postim..rralle por shume rralle me ka ndodhe te me perloten syte gjate nje leximi,..gjate leximit te kesaj hisotrie me ndodhi,..sepse kjo nuk eshte vetem historia e rozes,..por e shume rozfave shqiptare dhe jo vetem,,ne fakt,.:(((...

Skam as fjal as komente,,sepse ka disa gjera qe te perzihet shpirti mendja..te krijohet urrejtje,,perbuzje,,ndaj mentalitetit,,ndaj te padrejtes,,ndaj krimeve te shkalles se rende njerzore,,atyre ne rrenje,,atyre qe brejn dhe nuk te mbysin fizikishte por shpirterishte,,dhe ky eshte nje nder me te rendit.
 
Pe: Ajo e pafuqishme...tani do ishte 3 vjece.. :(

Vertet dicka e trishtueshme...Habitem si disa njerez e ndajne dashurine ndaj femijeve sipas seksit...Nese eshte djal do e dua,nese vajze jo...Femija mbetet gjithmone femije,pavaresisht seksit,pavaresisht te metave...Keta qe bejne keta gjera sjane njerez normal,ska mundesi te jete njeriu i tille deri ne kete pike...Sa njerez me mentalitet te mbyllura,keta jane gjynah te behen prinder...
 
Titulli: Ajo e pafuqishme...tani do ishte 3 vjece.. :(

O zot... sa e sa femra jetojne kete jete ne bote...
Te dhemb shpirti te dhemb kur e imagjinon ate lloj jete, dhe turp te me vije mua qe ankohem per ndonje gje te vogel ndonjehere...
 
Back
Top