اizmet, modelet e reja të sezonit 2009-2010

*deliza*

VIP
V.I.P
اizmet, modelet e reja të sezonit 2009-2010​


اizmet janë aksesori që nuk njeh perëndim. Dikush i preferon të sheshta, dikush tjeër me taka të larta, dikush të shkurtra, dhe dikush tjetër të larta sipër gjurit. Me forcën joshëse, guarederoba femërore ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes si në verë, ashtu edhe në ditët më të ftohta të vitit. Por cilat janë tendecat e fundit të çizmeve? Do të jenë ato të larta apo të sheshta? Përgjigjja gjendet në faktin se duke iu referuar atyre që i veshin, mund të flasim për vendosmëri dhe alegri pa fund. Duket pothuajse magjike, “Mace me çizme”! Ato janë aksesor i simbolit të pushtetit, mjafton të kujtojmë së deri në fund të shekullit të XIX ato përdoreshin nga meshkujt, por edhe sot është element thelbësor i veshjes ushtarake. Një detaj që rikthehet, por këtë radhë jo si simbol i forcës, por i joshjes femërore.

Tendenca

Në modë për këtë vit do të jenë çizmet e gjata sipër gjurit. Të prezantuara nga stilistët më të njohur në javët e ndryshme të modës ato janë moderne, pëlqehen nga pjesa më e madhe e femrave dhe janë trendi. Në dyqane për këtë stinë do të shihni të ekspozuara modele të ndryshme me materiale që nderthurin lëkurën me kamoshin, por edhe me aksesorë në formë bizhuterish. Mendimi i parë që të shkon ndër mend kur shikon çizmet e gjata, është kombinimi i tyre me funde të shkurtër. Mos u shqetësoni! Pozitive në këtë rast janë çorapet e trasha, të cilat mbrojnë nga i ftohti. اcizmet përdoren nga të gjitha moshat dhe për çdo rast, ato janë sinonim i çorapeve, por gjothmonë janë konsideruar më joshëse dhe shik. Ato përdoren si nga të rejat, ashtu edhe nga më të moshuarit, për të vënë në pah elegancën dhe të veçantat e dimrit. Ato mund të vishen për çdo rast, për të bërë shoping, për të kërkuar punë, për të bërë një shëtitje, për të shkuar në shkollë, por edhe për të rënë në sy të seksit tjetër. Këtë vit moda na ofron çizme të gjata sipër gjurit, por nuk duhen nënvlerësuar as ato më të shkurtra, mjafton që të jenë prej lëkure të shndritshme.

knee-high-boots-biggest-trends-fall.jpg

over-the-knee-boots1.jpg

shoes-trends-autumn-winter-2009-201.jpg
Markat

Propozimet më të fundit për stinën dimër 2009-2010, në pasarelat ndërkombëtare vijnë nga: Guçi, Ermanno Scervino, Roberto Cavalli, Louis Vuitton por edhe nga stilistë të tjerë të njohur.
Një shikim të veçantë ia vlen t’u hedhim koleksioneve Prada dhe Stella Mc Cartney që këtë vit kanë punuar seriozisht për modelet e reja che quest’anno vanno di moda anche traforati.


Modelet klasike

Për t’u vlerësuar këtë vit është fakti se stilistët i kanë kushtuar rëndësi të veçantë linjave klasike, pa lënë mënjanë as modelet sportive dhe ndërthurjen mes të dyjave. Diveristeti në këtë rast krijon botën e mrekullueshme femërore, të shoqëruar nga pamja prej ushtaraku, si dhe ngjyrat e ndezura dhe të zezën klasike. Përveç stilit ushtarak, interesant duket edhe stili “etnik”, motivet e lëkurës së leopardit dhe kafshëve të tjera, të stampuara në gjithë sipërfaqen e çizmeve (për dimrin e vitit të ardhshëm në modë mendohet të jetë lëkura e pitonit). Këto çizme mund të vishen me xhinsa por edhe funde të shkurtra sportive.

Materialet dhe ngjyrat

Mes materialeve të përdorura nga stilistët është padyshim lëkura, me ngjyrën klasike të zezë, gri ose kafe e errët. Nuk duhen përjashtuar as kombinime të jeshiles së errët dhe kremit. Të gjitha këto materiale janë të shkëlqyeshme dhe të lëmuara, por edhe lëkurë e thjeshtë pa shkëqim për më shumë sportivitet dhe prakticitet.

gazeta albania​
 
Po shihja ne nje faqe interneti ca modele te cizmeve te bera nga goma :D..thuhet ne artikull qe dhe keto qenkan ne mode :D...Gjithsesi nuk behet fjale per cizme gome klasike po per ato qe kane per modele ngjyrat, dizajnet dhe larat shume gazmore....Nuk di nese ndonjeres ketu do i pelqenin, po une per vete po te kisha ndonje nga keto, do i veshja, pse jo..:)..edhe ashtu jemi klonuar te gjithe me modele te njejta :D.

Ja modelet:

Wellies6_304x3371.jpg

Wellies8_304x3371.jpg

Wellies7_304x3371.jpg

Wellies91.jpg
 

Attachments

  • Wellies6_304x3371.jpg
    Wellies6_304x3371.jpg
    16.8 KB · Shikime: 0
  • Wellies8_304x3371.jpg
    Wellies8_304x3371.jpg
    16.5 KB · Shikime: 0
  • Wellies7_304x3371.jpg
    Wellies7_304x3371.jpg
    20.6 KB · Shikime: 0
  • Wellies91.jpg
    Wellies91.jpg
    13.8 KB · Shikime: 0
wow pse nuk thoni qe me tendencen e re te cizmeve do ngjajme si ;preety woman(filmi)??, personalisht do preferoja me mire kto te gomes se ato te gjatat siper gjurit( shume ekstravagante) imagjino te dalesh ne rruge me nje pale cizme te tilla, no thanks.....
 
me ato siper gjurit ngjan si macoku me cizme
me ato tjerat si minator..sme pelqen kjo moda e re..
me mir ato te vjetshmet..maje e rrumbullaket,gjysem cizme,te zeza,gri...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top