Aim, spitali me katër rrota që shkon te pacienti

AnGeLiC

VIP
V.I.P
klinika.jpg

Artefact Group – një start-up, me bazë në Seattle, është duke realizuar një projekt që synon të revolucionarizojë sistemin shëndetësor. Bëhet fjalë për një spital me katër rrota, i cili drejtohet nga inteligjenca artificiale, që mund të ndërveprojë me përdoruesit nëpërmjet një aplikacioni në smartphone.

Spitali quhet Aim dhe u jep mundësinë pacientëve të të bëjnë kontrolle shëndetësore me vetëm disa klikime.

Inteligjenca artificiale lidhet me pajisje të ndryshme kontrolli të njerëzve të sëmurë, por mund të lidhet edhe me smartphone falë një aplikacioni të krijuar ad hoc.

Komercializimi në shkallë të gjerë i këtyre strukturave spitalore mund të revolucionarizojë sistemin shëndetësor.
Capture-34-768x414.jpg

Si funksionon?

Të përdorësh Aim është e thjeshtë. Mjafton që të shkarkoni aplikacionin në smartphone-n tuaj dhe të regjistroni të dhëna të ndryshme nga pajisjet inteligjente për shëndetin – si për shembull wearable apo fitness tracker.

Inteligjenca artificiale do të monitorojë çdo ditë të dhënat dhe do të përpilojë një raport të plotë të gjendjes suaj shëndetësore. Nëse Aim do ta shohë të nevojshme një kontroll më specifik do të prenotojë një vizitë në spitalin e vogël me katër rrota dhe do të bëni analiza më të detajuara.

Do të jetë inteligjenca artificiale ajo që do të japë diagnozën dhe do t’ju këshillojë medikamentet që duhet të merrni. Nëse gjendja është e rënduar, pacienti do t’i drejtohet një specialisti dhe nëse ai është në rrezik për jetën do të transportohet në spitalin më të afërt.

Për disa mund të duket e çuditshme që kontrollet shëndetësore të bëhen nga një pajisje inteligjente, por në të ardhmen kjo do të jetë një gjë normale.
kilk-768x553.jpg

monitor
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top