Nga Shpëtim Znxhiria
اifti Brixhida dhe Koço Kokëdhima kanë mbajtur premtimin për ngritjen e bibliotekës së emigrantëve shqiptare në Greqi. Për nga historia ishte politikani i parë shqiptar që shkelte për të parën herë në zyrat e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Athinë, në këtë qendër kulturore të ngritur nga vetë emigrantët pa ndihmën e shtetit, ishte kjo në prag të një bashkëbisedimi që do të zhvillonte me emigrantët tanë në ditën e tyre ndërkombëtare të emigracionit. Ishte mbrëmje e 17 Dhjetorit të vitit të kaluar kur politikani dhe ish-deputeti gjithashtu biznesmeni më i suksesshëm në Shqipëri zhvilloi një bashkëbisedim me emigrantët të ndodhur në ambientet e Federatës së së Shoqatave Shqiptare në Athinë.
Koço Kokëdhima u premtoi emigrantëve se pranë kësaj Qendre Kulturore do të ndihmonte për ngritjen e Bibliotekës shqiptare dhe kështu ndodhi. Ende pa kaluar dy muaj stafi i biznesmenit dhe politikanit Koço Kokëdhimës pranë kësaj qendre kulturore ka dhuruar kontingjentin e parë me rreth 100 libra me përmbajtje sociale, studime të ndryshme, autorë vendas dhe të huaj, me një vlere mbi 350 mijë lekësh. Stafi i Koço Kokëdhimës me në krye bashkëshorten e tij, Brixhida bëhen iniciatorë të ngritjes të bibliotekës për emigrantët shqiptarë, një bibliotekë që prej vitesh duhej të ishte ngritur nga vetë shteti apo përfaqësia jonë diplomatike në Greqi. Kjo iniciativë është pritur me entuziazëm edhe nga vetë krijuesit në emigracion, të cilët kanë shprehur dëshirën në pasurimin e kësaj biblioteke.
Shqiptarët në Athinë tashmë do të kenë bibliotekën e tyre, kjo falë ndihmës së çiftit Kokëdhima, që kontribuan për bashkatdhetarët shekulli