Një çift amerikan ka vendosur të bëjë jetën e dy personazheve të njohur të filmit “Jane dhe Tarzani”. Thelma Caballero dhe Besh Serdahaley, të cilët kanë 12 vite që jetojnë bashkë, kanë ndërtuar një shtëpi në majën e një peme e cila duket si një shtëpi ëndrrash. Vetë çifti amerikan është shprehur se :” Ne jetojmë si nëpër përralla. Kemi disa muaj që jemi vendosur në këtë shtëpizë të vogël dhe jemi të lumtur. Në banesën tonë janë të gjitha kushtet dhe pse nuk disponojmë një sipërfaqje të madhe”
Shtëpia prej druri ndodhet në një park në San Mateo të Kalifornisë dhe Caballero dhe Serdahaley nuk paguajnë as qira për vendin që kanë zënë. Megjithatë ditët e fundit policia ka vendosur që ti dëbojë prej andej, duke qenë se zona në të cilën kanë ndërtuar shtëpinë i përket parkut. Por pas vendimit të policisë ka reaguar menjëherë shoqata ambientaliste “San Bruno Mountain Watch”, e cila ka mbështetur çiftin dhe idenë e tyre për të jetuar në degët e pemës. /albobserver.com/