اiftet pa fëmijë vdesin më herët?

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.1222111035157_m.gif


Hulumtimi më i ri shkencëtarëve nga Danimarka tregon që çiftet pa fëmijë kërcënohen me vdekje të parakohshme, por që edhe adoptimi i fëmijës mund ta ulë në minimum rrezikun nga vdekja e parakohshme.
Udhëheqësi i hulumtimit, prof. Esben Agerbo, me ekipin e vet profesional ka shqyrtuar rezultatet e shkallës së natalitetit dhe mortalitetit, numrin e fëmijëve të adoptuar si edhe numrin e trajtimeve të fekondimit in vitro në Danimarkë nga viti 1994 deri në vitin 2008.
Në periudhën prej 1994 deri në vitin 2005, 21.276 çifte kanë kaluar nëpër fekondimin in vitro, 15.210 kanë lindur fëmijë, derisa 1.564 çifte kanë adoptuar fëmijë.

Në Danimarkë një numër i madh çifteve që dëshirojnë të adoptoj në fëmijë së pari u nënshtrohen trajtimeve të fekondimit in vitro.
Rezultatet kanë treguar që adoptimet janë më të shpeshta te çiftet të cilët janë financiarisht stabilë, dhe ata pastaj jetojnë më gjatë dhe kanë rrezik më të vogël për të pasur çrregullime mentale.
Edhe pse hulumtimi kritikohet, sepse nuk është mjaftueshëm reprezentativ ekspertët theksojnë që është më shumë se evidente që fëmijët kanë efekt pozitiv në shëndetin e prindërve.

اrregullimet mentale kanë qenë dukshëm më të shpeshta te personat dhe çiftet që nuk kanë fëmijë, ata po ashtu kanë pasur rrezik më të lartë nga krijimi i sëmundjeve të sistemit kardiovaskular dhe kanceri, për ç'arsye mund' të vijë deri te vdekja e parakohshme. Rezultate kanë treguar që çiftet të cilat adaptojnë fëmijë kanë rrezik nga vdekja e parakohshme për madje 50 për qind më pak.

Shkencëtarët theksojnë që arsye mund të jenë sjellja e papërgjegjshme, konsumimi i drogës, konsumimi i tepruar i alkoolit, pirja e duhanit dhe depresioni. /Telegrafi/
 
Titulli: اiftet pa fëmijë vdesin më herët?

me aq sa cifte njoh une, dmth qe skane femije, jetojne me gjate. sidomos grate
 
Titulli: اiftet pa fëmijë vdesin më herët?

Une di kur thuhet cf te ben femija sta ben as Perendia..
Por keto qe spaskan qenkan akoma me keq..gjithsesi edhe mund te mendohet nje jete pa femi pa gezimi pa ditur cf ndjenjash provohen


P.s o Ylli po te ngaterrova per te dyten heren me anetaren My-Self me kete avatar cbennn moooo :pP
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top