AIDS mund te mposhtet, e konfirmon i sheruari i pare

ImagesCA2Y59DW.jpg


Quhet Timonthy Ray Brown dhe ka hyrë në histori si i sëmuri i parë me AIDS, i deklaruar zyrtarisht i shëruar. Një arritje për luftën ndaj kësaj sëmundjeje të tmerrshme dhe për shkencën në përgjithësi. Mungesa totale e virusit HIV në gjakun e Brown, nga një anë tregon efikasitetin e trajtimit të përdorur, nga tjetra jep provën se AIDS nuk është më një e keqe e pakurueshme.

Pacienti, përveçse me AIDS, ishte i sëmurë edhe me leuçemi prej më shumë se 10 vjetësh. Në 2007-n iu nënshtrua një trapianti eksperimental të një palce kockore shumë të veçantë, të përbërë nga qeliza staminale me një mutacion të rrallë, të quajtur "delta 32", në gjendje për të parandaluar format më të zakonshme të AIDS. E tashmë duket se gjithçka dha efekt, ndonëse mund të thuhet se pati edhe pak fat: "Ndihem mirë, pavarësisht s'e nuk qe e lehtë", ka deklaruar Brown, i cili ka lajmëruar edhe krijimin e një fondaioni me emrin e tij, me qëllim për të gjetur një kur përfunimtare për të gjithë kundër AIDS.

Lajmi i shërimit të tij ishte dhënë në 2010-n, por atëherë kishte ende nga ata, të cilët dyshonin, përderisa e konsideronin kohën e kaluar si të pamjaftushme. Sot, pasi kanë kaluar dy vite të tjerë dhe pasi është konfirmuar mungesa e virusit në gjakun e Broën, mjekësia mund të pohojë me siguri atë që ai dhe i gjithë komuniteti shkencor priste: "AIDS është mposhtur!". Mjekët shpresojnë që një tjetër zgjidhje e ngjashme mund të ndihmojë pacientët sieropozitivë: bëhet fjalë për trpiantin e kordonit të kërthizës. (NextMe)
 
Titulli: AIDS mund te mposhtet, e konfirmon i sheruari i pare

Qe do zbulohet nje dite kurimi, do zbulohet.
Besoj qe eshte nder kurat qe priten me padurim.

Urime nqs e kane zbuluar, te shikojme si do jete evolucioni me tej, e nqs trajtimi do funksionoj e per te semuret e tjere. Sepse vetem ne ate moment mund te thuhet qe eshte zbuluar kura kundra HIV-it dhe AIDS.
 
Pe: Titulli: AIDS mund te mposhtet, e konfirmon i sheruari i pare

Qe do zbulohet nje dite kurimi, do zbulohet.
Besoj qe eshte nder kurat qe priten me padurim.

Urime nqs e kane zbuluar, te shikojme si do jete evolucioni me tej, e nqs trajtimi do funksionoj e per te semuret e tjere. Sepse vetem ne ate moment mund te thuhet qe eshte zbuluar kura kundra HIV-it dhe AIDS.


Se i ka bere efekt njerit,do kisha deshire te shihja nese ben efekt ne shume tjere...Atehere vertet do ishte zbulim...
 
Titulli: AIDS mund te mposhtet, e konfirmon i sheruari i pare

Duke u nisur ne titullin e shkrimit , se Aidsi mund te sherohet , po shpresojm qe inshalla ne te ardhmen sherohet kjo semundje .
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top