Ai Weiwei, artisti më me ndikim në botë

Artisti kinez Ai Weiwei është përzgjedhur si personi më i fuqishëm i artit në botë sipas një ankete të bërë nga revista ArtReview.

Por Ai, i cili u lirua nga burgu pas 80 ditës thotë se nuk e ndien veten dhe aq të fuqishëm.

Drejtues të revistë shprehen se ai është përzgjedhur si njeriu më me ndikim për aktivitetin e tij politik po aq sa dhe në punën e tij për artin.

Kina ka kritikuar këtë përzgjedhje duke argumentuar se është bërë mbi një paragjykim politik.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme kineze tha se revista ka bërë këtë përzgjedhje duke paragjykuar.

Gjatë muajit prill artisti Ai u ndalua nga autoritetet kineze me akuzën për mashtrim me taksa por familja e tij thotë se kjo ka lidhje me aktivitetin e tij politik. Pas lirimit ai është kushtëzuar që të mos japë intervista për gazetarët dhe të mos përdori internetin.

Në intervistën dhënë BBC ai ka thënë se është shtrënguar shumë për këtë gjë duke thënë se mund t’i sjellë pasoja.

“Nuk mund ta ndajë konceptin e artit nga jeta e përditshme. Mendoj se janë një gjë e vetme për mua.

Në vitin 2010 ai krijoi një tapet me 100 milion lule dielli.
shekulli.com.al
article-1319515-0B916CF2000005DC-140_964x620-300x192.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top