Ai do nje bebe

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Ai do nje bebe

Të tregon albumin e fotove të tij të fëmijërisë? Sillet me shumë përkujdesje ndaj teje? Mendon se shtëpia juaj ka shumë hapësirë? Partneri juaj nuk ka ndryshuar. Thjesht dëshiron të bëhet baba Si ta kuptosh që partneri yt është gati për t'u bërë baba. Edhe nëse nuk e thotë hapur, ekzistojnë disa mënyra për ta kuptuar. Kur një mashkull do një fëmijë, nuk e shpreh qartë këtë. Ndryshe nga femrat që e ndiejnë në çdo qelizë dhe e shfaqin me çdo shqisë këtë dëshirë, meshkujtndjekin këto dy hapa: brenda vetes dhe para partneres, e kanë më të vështirë t'i hedhin. Por, po të jesh e kujdesshme, ti mund të kuptosh disa sinjale të tij të fshehura, që ia zbulojnë edhe atij dëshirën për t'u bërë baba, që edhe pse mund të jetë tërësisht e fshehur, e rëndësishme është që ekziston.

Të jesh prind është pa dyshim një nga gjërat më të rëndësishme të jetës, ose më mirë më e rëndësishmja, të paktën për një femër. Por, duket se sot gjithmonë e më tepër po bëhet e tillë dhe për baballarët e ardhshëm.

Kur një mashkull dëshiron një fëmijë, mos e prisni që ta thotë hapur ndonjëherë. Në përgjithësi duhet të mjaftoheni vetëm me ndonjë fjalë të hedhur rrotull argumentit, pa e prekur drejtpërdrejt atë. Nëse je në gjendje ta kapësh që aty idenë, ok. Nëse jo, problemi yt. Por një ndihmë mund të jetë edhe fakti që partneri shfaqet menjëherë i ndryshuar, ose merr vendime të pakuptueshme, që më parë as nuk i mendonte.

Kjo ndodh sepse burri dhe gruaja dëshirën për të pasur fëmijë e arrijnë dhe e ndjejnë në mënyra krejt të ndryshme: Mashkulli rritet duke eksploruar botën dhe është mësuar të shohë më tepër jashtë, sesa brenda vetes. Femra, në anën tjetër, për vetë mënyrën si është ndërtuar psikologjia e saj, është mësuar të zhbirojë në brendësi dhe kështu të arrijë më parë të kuptojë dëshirat e saj dhe të arrijë në disa vendime.

Të hapim sytë atëherë, për të kuptuar nëpërmjet she-njave të fshehura që ai jep nëse është gati të bëhet baba, edhe pse nuk e shpreh hapur.

Zakonisht, ai nis me ndonjë rrëfim nga fëmijëria e tij, pastaj vijon t'ju tregojë albume të vjetër të familjes: kjo është mënyra e tij për t'ju thënë "ja shiko si isha i vogël dhe si do doja që nëse ne do të kishim një fëmijë, ai të ishte i njëjtë me mua". Në fakt, mashkulli nëpërmjet risjelljes të së shkuarës së tij, shfaq dëshirën për butësi dhe dëshirën për t'u bërë prind. Edhe një sjellje shumë mbrojtëse drejt teje. Mund të jetë pasqyra e mendimeve të tij: tashmë të sheh si nënën e fëmijës së tij dhe për këtë provon të sillet si baba ndaj teje, duke dashur të të mbrojë nga bota e jashtme. Ai kujdeset të marrësh një triko me vete, kur dilni në mbrëmje, të telefonon disa herë gjatë ditës kur në mëngjes i ke thënë se të dhemb koka, të pyet shpesh se mos shefi nuk sillet mirë me ty, të kujton disa herë të mbyllësh derën mirë, kur ai nuk do kthehet në shtëpi e plot të tjera si këto, që shprehin se gjërat kanë ndryshuar nga fillimi i lidhjes suaj. Ai është bërë më i kujdesshëm dhe më i vëmendshëm ndaj teje: tamam si një baba.

Mbrojtja e gruas që është zgjedhur si partnere e njëkohësisht dhe nënë e fëmijëve të tij, është në të vërtetë një vlerë që i përket idesë mashkullore të familjes.

Shpesh meshkujt shfaqin dëshirën e tyre për t'u bërë baba edhe nëpërmjet sjelljeve të pandërgjegjshme. Për shembull ti mund të vësh re se, nëse ai më parë ai ishte një mashkull i fiksuar pas mënyrave mbrojtëse ndaj shtatzënisë, dhe të pyeste një mijë herë para se të bënit dashuri a e ke marrë pilulën, krejt papritur pushon së qeni aq i fiksuar dhe shfaqet më pak i trembur. Ndoshta jo shumë sigurt, por heqja dorë nga mania e marrjes së pilulës nga ana e partneres mund të jetë një shenjë da-lluese për të treguar dëshirën për të pasur një fëmijë.

A i duket atij krejt papritur shumë e vogël banesa juaj? ثshtë po e njëjta banesë, për të cilën si dikur ishte aq krenar dhe e pëlqente pa masë. Shtëpia është projektimi i identitetit dhe të ardhmes sonë dhe fakti që për partnerin nevoja për më shumë hapësirë është bërë e domosdoshme, mund të jetë një sinjal i dukshëm i dëshirës së tij për të jetuar në një shtëpi jo vetëm për dy persona, por për një familje më të madhe. Më e qartë s'ka si bëhet. Nëse më parë ai ishte shumë i lidhur me mjedisin tuaj, i përshtatshëm për të kaluar orë të tëra në shoqërinë e njeri-tjetrit, ose duke u ngushtuar të prisnit ndonjë mik tuajin për të parë diçka në mbrëmje në televizor, tashmë ai nuk mendon vetëm për jetën në çift dhe ndeshjet e futbollit me kokoshka përpara nuk janë e vetmja gjë për të cilat jeton. Edhe pse nuk është shumë i qartë për detajet, e di se një fëmijë kërkon shumë më tepër hapësirë dhe se një dollap për rrobat, një raft për librat, një kuzhinë e ngushtë, ku frigoriferi ndonjëherë harrohet dhe bosh, nuk janë aspak një mirëseardhje e përshtatshme për pjesëtarin më të ri të familjes.

Dhe së fundi, mos u tremb nëse pikërisht kur keni vendosur të sillni në jetë një fëmjë, ai të duket shumë i shqetësuar dhe natën fle keq. Ka shumë mundësi që ankthi dhe frika të burojnë prej idesë se nuk është në lartësinë e duhur për fëmijën që do të vijë. Atij i shtohet dhe ndërgjegjësimi i papritur për rolin e babait që do të marrë dhe këto e bëjnë të mos jetë i qetë, madje as natën. Fakti që ai është pushtuar nga dyshime dhe frikëra, nuk është shenjë se ai ka hequr dorë nga angazhimi i marrë, por do të thotë se po e mendon seriozisht, pra po përgatitet për të përballuar një jetë të re me tre persona. Përpiqu ta ndihmosh të kalojë dyshimet e tij, duke mos ja kthyer në një obsesion, por duke e shoqëruar në zbulimin e rolit të tij të ri brenda çiftit tuaj, familjes së vogël, që pritet të zgjerohet me një krijesë të re, që ai vetë e ka dëshiruar, edhe pse nuk diti kurrë ta thotë hapur.

Revista Jeta
 
Titulli: Ai do nje bebe

ardhja e nje femije ne jete eshte gjeja me e bukur qe mund ti ndodhi nje cifti por se sa i pergatitur eshte nje djale per kete nuk dihet sepse vetem perkujdesja nese te dhemb koka apo jo apo si sillet shefi i zyres me ty ne pune nuk jane te mjaftueshme femra ka nevoje qe dhe i dashuri saj te shpreh deshirat e tij ahtu sic kerkon mashkulli nga femra
 
Titulli: Ai do nje bebe

vitin qe kaloi mezi prisja ta kisha...
tani po shkuaj me nje dore ne tastiere se me tjetren po mbaj djalin
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top