Tani ketu qenka bere nje rrumuje , qe hajde gjeja fillin . Nuk merret vesh per cfare behet fjale per nje partner/e per ta kaluar jeten , rritur femijet dhe mire kuptuar. Tani te flasim per realitetin dhe jo per filma . me sa duket vajzat shofin shume filma . dhe harrojne qe duhen bazuar ne realitet.
lexova shume postime , dhe disa jane per tu admiruar qofte te djemve apo vajzave. Disa flasin sikur vijne nga familje mbreterore. duhen mos harruar rrenjet. sepse pastaj merr veten ne qafe, humb familje dhe shoqeri. ngel ne vetmi. dhe normalisht pastaj humb cdo orjentim , dhe i vetmi vend eshte Pavioni 17 i Vlores.
Diku siper thuhej qe kur ta prezantoj , dua te jem krenare. Shqiptaret , dhe kudo ne bote ne fakt kur prezantohen me sa di prezantohen , Emri , dhe lidhje me ate person , burri , apo gruaja. kushdo qofte.
Nqs behen ato lloj prezantimesh qe thoni ju , atehere behen per familje me emer . dhe jo te thjeshta. mire qe prenzatove burrin qe ka nje fakultet, pastaj si do e prezantosh , babin ? ky eshte babi , puntore llaci , . po Mamin ? kjo pastron shtepite e Italianve, Grekve , Ameriknve , etj etj , po Vellane ? ky eshte vellai ka 2 muaj qe ka dal nga burgu...
Aman lereni keto budalliqe se eshte turp , flisni per realitetin dhe rrini me kembe per toke.
Dhe pastaj nqs me burrin apo gruanin do te mbaronit te njejten shkolle cfare interesi do te kishte , duke folur perhere, per te njejtin topik , sepse te dy do te anojne tek ajo shkolle qe kane mbaruar, per nga anet tjera jane brryla fare.
Pastaj personat qe kane te njejtat hobe, shkolla jane ciftet me me shume probleme , jane cifte pa te ardhme , jane cifte qe nuk kane asnje ndryshim , cdo dite e njejta monotoni. njeriu ka nevoje per ndryshim jo te njejtat gjera cdo dite drejtori im tha kshu , ai i joti tha ashtu , mos harroni qe jeta nuk ka vetem shkolle , jeta ka erdhe rritje femijesh , probleme te tjera familjare , pse qan femija , pse qeshi, kripa, vaji, domatja uji , drita, qofte edhe per te ngulur nje gozhde ne mure, apo per te mbjellur nje lule, dmthn gjera me elementare , qe pastaj harrohet , edhe Shekspiri, edhe Frojdi, Moxarti , Kadare , etj etj. Shtepia ka nevoje , edhe per hidraulik, tullaxhi, elektricist, guzhinier, mekanik . ka nevoje edhe per nje njeri qe din te komunikoje me komshine. sepse jo edhe komshia mund te ndodhin me. fakultet. me vjen keq ta ritheksoj por per emigrantet qe jetojne nga Europa shkollat po i mbarojne por ata punet e mira i kane per vete ata, duke pare rracizmin qe eshte atje, dhe pastaj edhe pse me nje fakultet te mbaruar , do te perfundoni , duke pastruar shtepi , bebisiter , apo shitse supermarkatash.
Degjoni zemren nqs njihni nje person qe ju rrespketon , ju don , dhe mirkuptoheni , mos humbisni rastin , sepse do te ngeleni ne duart e ndonje halabaku. apo njerzve qe e fitojne lekun me pisllek. sepse do te kerkoni te beni nje jete sa me pak te lodhshme fizikisht.
Gjithsesi beni si te jete me mire per ju.
Per te gjithe keto fjale te heq kapelen, jan fjalet e dikujt qe jeton jeten reale e jo tra la la-t.
Ambicie mund te ken te gjithe, aspirata, preseveranca dhe aplikimi te ben ti realizosh ato, por asnje here, kurre, nuk duhet te harrohen rrenjet. Thon "the apple never falls too far from the tree", ok dakort me kte, por ndonje here Ben mund te ket ndonje ere te forte (e nisur nga kapacitetet e personit) qe te jep mundesi te realizohesh pertej, ne fund te fundit jo per gje prinderit tan po rraskapiten per te na dhen nje te ardhme me te mire se e tyrja. Edhe se, Personalisht te kisha jeten qe kan prinderit e mi, nuk do me vinte keq fare, perkundrazi!!
Meqe po flasim per raste ekstreme, te paraqesim akoma raste te tilla. Sa eshte % e te shkolluarve, te dal me nota te shkelqyera, qe kan aftesi relacionale te admirueshme te cilet arrijn te zaptojn poste te larta pa u rraskapitur nja 20 vjet mbrapa punes e karrieres duke anashkaluar familien?? E sa eshte % e ktyre te "realizuarve ne karriere" qe vijn nga nje background per me shume te "varfer" ekonomikisht?? Fatkeqesisht kjo eshte bote interesi, dhe nese nuk je i gatshme te shkelesh idealet dhe principet, shum te pakta jan mundesit e perparimit, ne kte prizem!
Te gjithe kemi endrra, dhe kjo nuk do te thot qe nuk mund ti realizojm, por do te thot qe per ti realizuar, kembet duhet ti betonosh goxha mire ne toke. E ta pyesesh mir veten nese do sakrifikoje cdo gje per te arritur sa me larte. Jam pak jashte teme por nuk arrij ti kuptoj dot personat qe fluturojn me presh. "Te shkolluarit" te bindur qe vec shkolla te realizon ne jete i krahasoj me ata kuajte e garave, qe kan ato mbulesat (si quhen) javes syve qe nuk i lejojn te shofin as javes, as mbas apo perreth tyre; qe jan te drejtuar me vrull, force e mundim te madhe vec tek arritja per te fituar cmimin, e pasi e fituan cfare mbetet? Mos valle ai cmimi eshte i tyre? Ata prap statusin kale do ken! ahahahahahaah
Eh pra, se rralle e per malle filozofoj dhe un. Tani po i pervishem temes se qekam e frymezuar, edhe se jashte teme ne fakte.
Po bej nje krahasim personal dhe se urrej ti bej. Tani nese do me paraqiteshin perball dy djem: nje djale me shkolle te larte, i kulturuar, shume here me larte se un ne intelekt/pergatitje dhe per me shum ekonomikisht i afirmuar e me familie te gritur; dhe nje djale, me shkolle apo i vet realizuar ne jete, edhe ky, i zgjuar, i kuptueshem ne bised, interesant si person edhe se jo ne te njejtin nivel intelekti e ekonomie me ate te parin por me prejardhje te ngjashme me timen, qe ndan me mua te njejten origjine e rrenje; un do zgjidhja te dytin. Ju cilin do zgjidhnit??
Tani perse do zgjidhja te dytin. Jo vec per faktin qe gjithmon prinderit me kan then qe jeta jetohet me e qete nese ne krahe ke nje person qe ka te njejtin nivel me ty e mundesisht edhe prejardhje, por edhe per motivin e thjesht qe me te do ndihesha me mire per te njejtat arsye te prezantuara me siper.
Dashuria eshte qorre thon, ama ne ate periudh njohje mund ti hapesh sikur edhe pak syt. Ore, mund te maresh ti, nje djale/vajze te pasur, me familie te ngritur prej shekujsh, por kur martohesh (apo krijon nje lidhje serioze me dike qe te con drejt marteses) nuk mer vec ate si person, por gjithe paketen. E vertet qe ti do jetosh vec me burrin, por kurre, kurre nuk duhet te harrohet influenca qe ka dhe gjithmon do ket familia tek jeta e gjithsecilit. Nuk mund te jetosh i/e lumtur nese familia e tij/saj perbuze e nuk respekton familien tende, sic nuk mund te jetosh e qete nese familia jote ndihet "me poshte", jo ne lartesin e duhur. Keto influenca mund te dobesohen me kohen, por ju nuk do jetoni te izoluar, qofshi dhe ne te njejtin nivel kulturor: do beni nje ditlindje te gjithe bashke, do festoni nje fest, do ndodheni ne nje darke familiare, a thoni valle se do e perballonit nje situat te tille gjithe jeten keshtu ju qe burrin/gruan e doni me te larte se veten??
Tjetra. Ndarja e te njejtin nivel arsimi eshte nje plus por nuk eshte gjithcka o popull. Ne fund te fundit nese ti je m shkolle te larte e po njifesh me dike qe te pelqen ne sjellje dhe eshte i zgjuar, nuk eshte e then qe do jet tullaxhi medoemos dhe nuk mund te arrij te kapi botkuptimin tende. Jo per gje, por nese ti frekuenton ambientet universitare, del me persona qe frekuentojn universitetin, edhe me shoqerin qe kan nje pune, jan te afirmuar ne jete edhe se nuk kan mbaruar shkolle te larte, normalisht qe do perfundosh me njerin prej tyre (o ate me shkolle o ate me pune) se ai eshte ambienti yt. Ktu po flitet thjesht qe mungesa e shkolles tek dikush nuk duhet te sjelli auto-limitim te vetes dhe paragjykim ne drejtim te tjetrit.
E sic thot dhe Beni e qe doja te thoja dhe un. Platoni dhe Aristoteli zgjasin ato dy vitet e para, kur lidhja konsolidohet e lind femija, prioritetet ndryshojn, duhet te ndryshojn!! Nuk je me ti dhe ai ne qender te vemendjes, por jan ata, femijet dhe e mira e tyre. Kur te semuret femija, nuk te duhet afer nje qe te filozofoj e te flasi me fjale te medha prejardhjen e viruseve, por nje qe te dij te merret, te jetoj praktikisht, te dij te sillet, te te bej te ndihesh mir, te te respektoj familein etj etj etj etj
se sa u zgjaaaataaaaaaaaa!!! U trasha fare...dhe te them te drejten, mund te vazhdoj akoma per ore te tera...he u trembet, ju qe moret mundimin te lexonit deri ketu e kam llafin!!