Ahmeti: Ndalni punimet ilegale

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 8:30 / 5.12.2013

ahmeti-ndalni-punimet-ilegale_hd.jpg


Ka vetëm tre ditë prej që është shpallur fitues i garës për Prishtinën, dhe u bën thirrje ndërtuesve pa leje që të ndalin menjëherë punimet, e të mos i nxjerrin punë më pas.

Shpend Ahmeti, i cili shumë shpejt do ta marrë timonin e kreut të Prishtinës, në intervistën dhënë gazetës “Zëri”, bën të qartë se s’do të ketë kompromis për ilegalët, të korruptuarit dhe ata që kanë problem me ligjin.

Bile nuk “çan kokën” as për financuesit e partive të mëdha politike, të cilët janë ndërtues të mëdhenj në Prishtinë.

Ndërkohë që këmbëngul se nuk do të bëjë koalicion me asnjë subjekt politik. Por bën me dije se do të bashkëpunojë me secilin, ngase, sipas tij, “asnjërit në ballë nuk i shkruan se nga cili subjekt politik vjen”.

Ndër punët e para emergjente, me të marrë postin është nxjerrja në ankand e veturës Audi Q7 të ish-kryetari, Isa Mustafa. /Zëri/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top