Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ahmed Zogu rezulton njeriu i serbëve që më 1916.

Sipas Dusan T. Batakovic* tek "The Kosovo Chronicles - Kronikat e Kosovës", Ahmed Zogu ka shkuar më 1916 në Nish dhe i është lutur Pashiçit ta bënte atë njeriun e tyre në vend të Essad Pashës. Zogu i ka kërkuar Pashiçit ta zgjidhte atë në vend të Essadit, megjithese ata ishin nip e dajë mes tyre (jane zënë brenda familjes kush të ishte këlyshi i parë i serbëve).
Sipas Dusan T. Batakovic (citoj): "Essad Pasha nuk arriti ta shtrinte pushtetin e tij në gjithë Shqiperinë e Mesme e atë veriore. Ne rajonin e Matit, lidhja e tij familjare, Ahmed Bej Zogu kërkonte që të kishte kontakt direkt vetë me autoritet ushtarake serbe. Me kërkesën e tij personale ai shkoi në Nish të negocionte me Pashiçin." (E paparë, ka bërë kërkesë të bëhet spiun).
Batakovic vazhdon (citoj): "Ahmed Zogu pretendoi të ishte rival (për pushtet) i Essad Pashës. Ai premtoi se do bëhej me serbët nëse do i jipej ndihma e nevojshme. Një agjent i qeverisë serbe e shoqëroi atë gjithë kohën."
Në materialin e Dusan T. Batakovic zbulohet gjithashtu edhe përpjekja e Pashiç për të fituar simpatinë e Presidentit Amerikan Wilson, në Konferencën e Paqes të Versajës, për përcaktimin e kufijve të Shqipërisë.
Nga njëra anë, Pashiç ishte i qetë se delegacioni nga Shqipëria i përfaqësuar nga Essad Toptani do kërkonte një Shqipërie të cunguar, të ashtuquajturën Republikë Myslimane të Shqipërisë Qëndrore (në foto zona me ngjyrë bojkafe të hapur), pa pjesën veriore mbi lumin Mat. Nga ana tjetër ai i trembej influencës së deputetëve amerikano-shqiptarë të pranishëm në Konferencë.
Ja si përshkruhet ky moment nga Dusan T. Batakovic (citoj): "Pashiç kërkoi që popullsia katolike mbi lumin Mat të zhvillonte një referendum ku të vendoste bashkimin ose me (1) Republikën Myslimane të Shqipërisë Qëndrore, ose (2) me Jugosllavinë. Në këtë mënyrë Pashiç shpresonte të bllokonte propozimin e deputetëve të shoqërisë amerikano-shqiptare "Vatra" (Fan Nolit), e cila kërkonte krijimin e Shqipërisë së Madhe me përfshirjen e teritoreve edhe nga Serbia e Mali i Zi."
Strategjia e Nolit ka qenë të kërkonte sa më shumë teritore për të fituar të paktën Shqipërinë e 1913-s (Shqipërinë e sotme). Përfundimisht kjo strategji ka triumfuar, pasi Wilson ka hedhur poshtë të dy versionet e kërkuara nga Pashiç, dhe ka votuar në favor të integritetit territorial të 1913-s.
Duke lexuar materialin e Dusan T. Batakovic konstatohet një kontradiktë në lidhje me periudhën para se të vritej Essad Toptani. Sipas Batakovic, në fund të muajit maj 1920 (citoj): "Ahmed Zogu, ministër i brendshëm i qeverisë së Sulejman Delvinës, dërgoi një delegacion në Paris tek Essad Pasha për ti ofruar atij postin e Kryeministrit të vendit."
Nga ana tjetër, e njejta ngjarje përshkruhet ndryshe nga Hil Mosi: (citoj Mosin) "Asht emnue nji komision 4 vetësh: Emzot Koleci, Bajram Fejziu, Fuat Beg Toptani e Ymer Beg Shjaku, të cillët ndër këto ditë kanë me shkue në Paris për me marrë vesht programin e Esad Pashës." (Rrokull Shqypnis - Korespondencë e veçantë - Tiranë, 20.IV.1920)
Hil Mosi nuk thotë se Essad Toptanit i është propozuar posti i Kryeministrit. Kurse sipas palës serbe ky pozicion i është propozuar nga Ahmed Zogu. Në atë kohë në San Remo (Itali) po mbahej e ashtuquajtura Konferencë e Kufijve (vijim i Konferencës së Paqes të Versajes), e cila do përvijonte edhe kufijtë e Shqipërisë. Pikërisht në këtë valë Essad Pasha u bë agresiv, dhe serbët shpresonin shume tek ai.
Por ndërsa në prapaskenë zhvillohej e gjithë kjo "luftë e ftohtë", zgjidhja erdhi sa hap e mbyll sytë nga koburja e Avni Rustemit që shuajti përfundimisht shpresat e serbëve... Nga ai moment njeriu i parë i serbëve në Shqipëri do bëhej automatikisht Ahmet Zogu (siç ai vetë u kishte kërkuar serbëve që më 1916). Fill pas vdekjes së Toptanit për Zogun do fillonte karriera e lartë. Ai do bëhej kryeministër në vend të Essadit, dhe më vonë monark, e njëjta linjë pushteti që serbët kishin dizenjuar për Essadin pas dëbimit të Princ Vidit...
/Gazeta Kritika
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back