Ahmed Deedat

loyalx

Muslim
Sheikh Ahmed Hussein Deedat lindi më 1 korrik, 1918 dhe vdiq më 8 gusht, 2005, ishtë një solastik musliman i religjioneve komparative. [1], autorë dhe ligjërues i njohur. Deedat ka ligjëruar ligjërata në stilin e tij komperativ në tërë botën dhe ishte shumë i njohur me debatet e tijë me skolastikët e religjioneve tjera.


Jeta e hershme

Ahmet Deedat lindi në Indi në vitin 1918, ai nuk e njihte babain e tijë gjer në vitin 1926. Babai i tij rrobaqepës kishte emigruar në Afrikën e Jugut menjëherë pas lindjes së Ahmed Deedat-it.

Pa edukim formal dhe në një varfëri të thellë ai shkoi në Afrikën e Jugut në vitin 1927 për të qenë sëbashku me babain e tijë. Kjo ishte hera e fundit që ai shihte nënen e tijë pasi që ajo vdes disa muaj më vonë.

Në një gjendje të mjerueshme, varfëri të skajshme, pa edukim dhe pa anglishte (në atë kohë Afrika e Jugut ishte nën kolonin Angleze) ai filloi të përgatitet për rolin që do ta luante më vonë pa e ditur edhe vetë ai.

Pas shpërguljes në Afrikën e Jugut ai filli edukimin edhe atë duke kaluar me sukses barrierat gjuhësore si dhe duke kompenzuar kohën e humbur me një sukses të jashtëzakonshëm. Përcjellur nga kushtet e vështira ekzistenciale ai ndërpreu shkollimin në moshën 16 vjeçare dhe filloi të merrej me punë të ndryshme tregëtie.

Më domethënëse nga këto ishte puna e tijë në vitin 1936 në një shitore muslimane afër një puntorie krishtere në Natal South Coast. Fyerjet e pa ndalshme ndaj Islamit nga ana e misioerëve në shitoren ku punonte djaloshi e inicuan djaloshin që të kundërshtojë në propagandën e tyre të pa drejtë.


Ligjërime dhe debate


Ligjëratën e tijë të parë me titull "Muhammedi (paqa qoftë mbi të): I dërguar i Paqes" e mbajti në vitin 1940, para 15 personave në kinemanë në provincën e tijë.

Pas një kohe të shkurtër numri i njerëzvi u rrit dhe njerëzit tejkaluar dallimet racore që ishin shumë domethënëse në atë kohë në Afrikën e Jugut, për ta dëgjuar atë dhe për të marrë pjesë me pyetjet e tyre pas ligjërimit.

I armatosur me zellin e tijë Ahmed Deedat studjoi Biblën dhe filloi të mbajë debate dhe diskutime me misionarët. Kur ata kundërshtonin dhe propagandonin kundër Islamit ai kërkonte debatime rreth çështjeve të ndryhsme me misionarët dhe priftërit.

Me këtë forcë të tijë Ahmed Deedat arriti famë në davet (Da’wah) - thirrje në islam. Angazhimin e tij në thirrje për Islam aspak nuk e ndalën as nuk e zbehen as martesa e tijë , as lindja e fëmijëve e as propaganda antiislame e misionarëve të krishterë.

Me vrull misionarë për të projektuar të vërtetën dhe bukurinë e Islamit ai u angazhua në aktivitete të shumta gjat tri dekadave të ardhëshme. Ai mbajti mësime mbi Biblën dhe ligjëroi ligjërata të shumta. Themeloi institutin As-Salaam, një institut ky për të trajnuar propaganduesit musliman.

Da`wah (thirrja në Islam) sëshpejti dominon tek ai, ku audienca gjat ligjërimit të tijë arrin në katërdhjetmi persona (40 000). Në vitin 1957 Sheikh Deedat sëbashku me dy shokët e tijë themeluan The Islamic Propagation Centre International. [2] (IPCI), president i së cilit ishte ai gjer në kohën e paralizimit të tijë në vitin 1996, që botoi shumë libra dhe i ofroi klasave të muslimanëve të ri.

Në vitin 1986, ai vizitoi Arabinë Saudite për konferencë dhe u paraqit ne interviunë e parë të tijë televizive, u bë i dukshëm në botën Arabe me personalitetin e tijë dinamik dhe me diturinë e tijë në religjionin komperati.

Pastaj vizitoi shtetet si Aglia, Maroku, Kenia, Suedia, Australia dhe Danimarka në një tur ligjërimi dhe debatimi. Në SHBA u bë shum i njohur me debatin e tijë me ligjëruesin amerikan Jimmy Swaggart, të dëshmuar nga 8,000 persona në temën A është Bibla Fjala e Zotit.

Deedat botoi mbi 20 libra dhe distribuoi me miliona kopje të pamfletave falas shumë nga të cilat janë përkthyer në shumë gjuhë të botës, gjithashtu dhe në gjuhën shqipe.


Botime

* Zgjedhja - Mes Islamit dhe Krishterimit - Volume I
* Zgjedhja - Mes Islamit dhe Krishterimit - Volume II
* Arab dhe Izrael, Luftë ose Paqë?
* Can you stomach the best of Rushdie? "Versetet Satanike" [3]
* Krishti në Islam [4]
* Combat Kit against Bible Thumpers. [5]
* Crucifixion or Cruci-Fiction? [6]
* A është Jezu Krishti Zot?
* A është Bibla fjalë e Zotit? [7]
* Muhummedi (a.s) më I Madhi
* Muhummedi (a.s. Pasuesi Natyral i Krishtit. [8]
* Kur'ani Mrekullia e Mrekullive
* Resurrection or Resuscitation of Jesus [9]
* Muslimani në Lutësin
* Si e ka Emrin? [10]
* اka thot Bibla mbi Muhammedin (a.s.) Profetin e Islamit? [11]
* اka thot Intelekti Eminent mbi MUHUMMEDIN (a.s.)?
* What was the Sign of Jonah? [12]
* Kush e largoi Gurin? [13]


Vdekja

Më 3 maj 1996, Sheikh Ahmed Deedat pësoi një insult cerebral nga i cili mbeti i paralizuar nga qafa e mëposhtë, gjithashtu nuk mund të fliste dhe gëlltiste.

Ai u dërgua në spital në Riad ku u mësua të komunikojë përmes lëvizjeve serike të syve. Ai kaloi nënt vitet e tijë të jetës gjer në vdekjen e tijë në shtëpinë e tijë në Verulam, Afrika e Jugut duke i ikurajuar njerëzit për angazhim në thirrje në Islam.. Ai vazhdoi të pranojë qindra letra në mbështetje nga e gjith bota.

Më 8 gusht 2005, Ahmed Deedat vdiq në shtëpinë e tijë në Trevennen Road, Verulam në provincën e KwaZulu Natalit.


shkahmed.gif


Ahmed Deedat - Wikipedia
 
Titulli: Ahmed Deedat

Allahu e meshirofte kete njeri te madh. Vertet qe ka qene nje thirres i madh Islam. Kam pare shume nga debatet e tij ne video, ka qene jashtezakonisht i afte per t'u ballafaquar me cfare do njerezish, duke u paraqitur atyre fakte/argumente bindese. Por, edhe qesharak ka qene nganjehere me ca shprehje, gje qe i bente te qesh edhe publikun pa dallim :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top