Agjencia e Turizmit, party 36-orëshe në Orikum

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Shiko fotografinë 1725093
Orikum.jpg

ORIKUM - Agjencia Kombëtare e Turizmit në kuadër të sezonit veror ka organizuar një party, e cila zgjat për 36 orë. Qëllimi i këtij organizimi është integrimi i pushuesve në aktivitete të ndryshme që bëhen në det, por edhe promovimi i turizmit në Shqipëri. E organizuar në plazhin e Orikumit, në një ambient tejet veror, ku përfshiheshin plazhe, klube në det, ambiente argëtuese për lojëra në ujë dhe në rërë për më se 36 orë në tingujt e muzikës ka vijuar festa. Ajo ka gjalluar krejt zonën e Orikumit, duke mbledhur aty me qindra pushues nga rrethe të ndryshme të vendit, por edhe të huaj. Sipas Drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Nada Kallçiu, organizimi i këtij evenimenti është dëshmues edhe për ecurinë dhe zhvillimin e turizmit në Shqipëri. Ajo deklaroi se këtë vit vendi ynë ka pritur më shumë pushues se çdo vit tjetër, ndërsa krahasuar me vitin 2005 numri i turistëve të ardhur në Shqipëri për të kaluar verën është 2.5 herë më i lartë. Gjithashtu Drejtoresha e Përgjithshme e AKT-së, sqaroi se për këtë aktivitet, është zgjedhur pikërisht Orikumi, me qëllim promovimin e kësaj zone, e cila është bërë tejet atraktive. Plazhi ka qenë i tejmbushur përgjatë gjithë ditës dhe nuk ka munguar argëtimi. Motorët e ujit, beach-voley, lojëra në pishina etj. Për të pranishmit u promovua edhe kuzhina tradicionale shqiptare, me qëllim që përpos vlerave natyrore të promovohen edhe ato gastronomike, kulturore e historike të vendit tonë.
*panorama*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top