Afrohet 100 vjetori i Pavaresise

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Afrohet 100 vjetori i Pavaresise


(Botuar në gazetën Republika, Tiranë)

Janë para të gjithë shqiptarëve ende rreth 1000 ditë për të mbritur tek data e madhe 28 NثNDOR 2012, kur mbushen plotë 100 vjet nga dita kur, Atdhetarët Shqiptarë, me Ismail Qemalin në krye, shpallën në Vlorë, Pavarësinë e Shqipërisë. Kjo, përbën ngjarjen më të madhe të kombit tonë, madje jo vetëm të shekullit XX.
Në çdo vend e kohë, arritja e “moshës shekullore” për çfarëdolloj ngjarje politike, historike, kulturore e shkencore, përbën një eveniment të veçantë që kremtohet e nderohet me gëzim e madhështi. Kjo, është e natyrshme, sepse përvjetorët nuk janë të befasishëm e të papritur, ata vijnë ngadalë, duke iu lënë kohë njerëzve t’i presin e përcjellin si duhet.
Kam pasur fatin që, si qytetar i thjeshtë, fëmijë, i ri dhe i rritur, të përjetoja me dhjetra herë me gëzim ngritjen e përvitëshme ceremoniale të Flamurit më 28 nëntor në qytetin e Vlorës. Ndër, to të pashlyeshme sidomos ato të viteve 1962 dhe 1991. Në të parin kremtohej 50-vjetori i Pavarësisë që shqiptarët e prisnin me padurim prej muajsh. Atëherë ka rënë mjaft shi, por kjo s’e ka mpakur ngazëllimin e qytetarëve dhe të ftuarve, të cilët urimin më të shpeshtë kishin “Festofshim edhe 100 vjetorin”. Ndërsa, 28 Nëntori 1991, shënon ngritjen për herë të parë pas 46 vjetëve, të Flamurit pa yllin e kuq të komunizmit, kjo për meritë të ish- të përndjekurve politikë të Vlorës. Edhe nën peshën e këtyre kujtimeve, po hedh disa mendime për “Përvjetorin e Madh” që ka nisur rrugëtimin drejt gjithë shqiptarëve.

Fillimisht, jam i mendjes se koha nuk është aq e tepërt sa të thuhet “është shpejt”, sepse, përveç të tjerave, Festën e Madhe të Pavarësisë, nuk e presin vetëm banorët e “Shqipërisë së 1913”(Republika e Shqipëris&eumlsmiley, por të gjithë njerëzit, kudo që të ndodhen, pra rreth 7-8 milion (ndjesë për saktësinë e numrit) të cilët e quajnë dhe e mbajnë vehten shqiptarë. 28 Nëntori është e vetmja festë e madhe që i takon plotësisht epiteti kombëtare, sepse u përket të gjithëve pa dallim ( “popullit të majtë” dhe “populli të djathtë&rdquosmiley, pra mbarë popullin shqiptar. Sheshimi sadopak i “kreshtave” ndërmjet vet shqiptarëve, të cilëve historikisht iu ngatërohen shpesh nëpër këmbë, do të ishte një nga arritjet më të mëdhaja të festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë. S’ka fare dyshim se mendja dhe sytë e gjithë pasardhësve të arbërve, ku do që të ndodhen, më 28 Nëntor 2012, do të drejtohen në Vlorë, në Qytetin e Flamurit. Natyrisht, festime atë ditë do të ketë kudo ku do të ketë shqiptarë, veçanërisht në kryeqendra të tilla shqiptarësh, si Tiranë, Prishtinë, Tetovë, Ulqin, Preshevë etj, po gjithsesi, epiqendra do jetë Vlora.

“Përvjetori i madh”, siç dihet, kërkon organizim, pak të thuhet, të përsosur, kryesisht nga organet qendrore, Presidenca, Qeveria dhe Bashkia e Vlorës e, diçka më pak në rrafshin administrativ, po më tepër në atë shkencor, Akademia e Shkencave dhe Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës. Me zhvillim normal të ngjarjeve politike në vend (Rep. e Shqipëris&eumlsmiley, Presidenca dhe Bashkia, ka të ngjarë të mos drejtohen në atë datë, nga zotërinjët e nderuar aktualë, ndërsa Qeveria do jetë deri atëhere përsëri e Partisë Demokratike. Gjithsesi, të tri institucionet qendrore, gjera të njohura, lipset të ngrejnë komisione “ad hoc” për “100 Vjetorin”, mbledhjet e të cilave do shpeshtohen me afrimin e festës. Natyrisht, çdokush e ka të vështirë “të mbjelli” diçka që nuk do t’a “korri” vet, sepse në rastin tonë në ballë të tribunave dhe për fjalime, mund të jenë njerëz të tjerë nga ata që do të punojnë për suksesin e festimeve. Këtu, lipset të shfaqin atdhetari të veçantë të gjithë ata që do të merren me përgatitjet e festimeve të “Një shekull Pavarësi”. Puna dhe qendrimi ndaj kësaj feste të madhe, mbase do futet në CV-të personale të tyre për mirë a për keq. Tjetër, kremtimet duhet të jenë dinjitoze dhe shembullore, edhe për t’u treguar atyre të huajve që nuk shquhen për dashamirësi ndaj shqiptarëve, se këta janë jo vetëm shtetformues (sot dy shtete një komb, nesër mbase një komb një shtet), por edhe se dijnë të nderojnë Historinë dhe Baballarët e Kombit të tyre. Tek e fundit, përgatitjet për 100 vjetorin, futen në detyrat funksionale të njerëzve të institucioneve.

Mendoj si të udhës, dhe krijimin e një komisioni ndërshtetëror, pra mbarëkombëtar, me shtetarë shqiptarë edhe nga Rep. e Kosovës, Rep. e Maqedonisë, dhe Rep. e Malit të Zi. “Zë kumbues” shpresojmë të artikulojë edhe bota akademike dhe intelektuale shqiptare në trojet e të parëve dhe në diasporë. Nuk po zgjatem më tej, me frikë se futem në kompetencat e të tjerëve, por do rreshtoj edhe disa mendime më tepër të karakterit infrastrukuror.

Së pari, i gjithë viti 2012, madje periudha prej 29 nëntorit 2011 deri në 28 nëntor 2012, të caktohet nga ata që kanë tagër, Viti i 100 vjetorit të Pavarësisë, gjatë të cilit do të organizohen mjaft veprimtari historike, shkencore, kulturore, politike, sportive të përfshira në këtë kuadër dhe për nder të tij.

Ndoshta është permendur edhe më herët në shtyp, nuk duket fare normale që Ismail Qemali, krijuesi i shtetit shqiptar, të mos ketë një shtatore në kryeqytetin actual. Po ashtu, një e tillë e ka truallin të natyrshëm edhe në Vlorë, ku dhe atje mungon (përveç një gjysëm shtatore para universitetit dhe një busti në oborin e shkollës me emrin e tij). Vendi për këto skulptura, nëse vendoset të ngrihen, duhet të zgjidhet me kujdes dhe, konkursi për to të shpallet pa vonesë. Para rreth dy vitesh nga disa intelektualë në Vlorë, është hedhur mendimi i ngritjes së një muzeu “Isamil Qemali”, ide që nuk u sendërtua dot nga nismëtarët dhe as u përkrah nga institucionet shtetërore. Ndoshta nuk duhet lënë mënjëanë edhe kjo nismë. Tani, koha është mjaft e përshtatëshme të mendohet, ndoshta dhe për një dokumentar për jetën dhe veprën e Ismail Qemalit.

Ndër gjerat që mendoj se kanë vend për t’u realizuar është edhe maketi i Sarajeve të Vlorajve (Shtëpia e Xhemil bej Vlorës), ku u mblodh Kuvendi dhe u “ngrit flamuri”. Ai, mund të vendoset përafërsisht atje ku ka qënë në të vërtetë dhe pranë tij, në një pllakë të madhe metalike (rreth 1mx1,5m, inox ose bronx) të shtypet në relief (me elektrolizë a gdhendje ) Dokumenti i shpalljes së pavarësisë, të cilin me të drejt publicisti Artan Lame e quan figurativisht, “tapia e shqiptarëve”. E gjithë sipërfaqja ku do vendosen këto dy objekte, si edhe Monumenti i Pavarësisë, Shtiza e Flamurit, Varri i Ismail Qemalit me shtatoren e Luftëtarit sipër, do formojne atë që mund të quhet Kompleksi i Pavarësisë (ose ndonjë emër tjetër më të mir&eumlsmiley. Në këtë rast duhet të peshojë shumë fjala e historinëve dhe arkitektëve. Këtu lind një problem historik, sepse Dokumentin (origjinalin e të cilit e ruajti dhe e shumëfishoi mendjendrituri Lef Nosi), me sa dijmë, nuk e kane nënshkruar disa delegatë të krahinave të ndryshmë shqiptare, si Isa Boletini, delegatët e اamërisë, Eqrem Vlora etj. të cilët për arsye të ndryshme, jo personale, nuk ishin më 28 nëntor 1912 në Vlorë. Këtë ngërç duhet t’a zgjidhin historianët, si pjesë e rëndësishme e komisioneve. Gjithashtu edhe “Shtiza e Flamurit”, siç quhet në qytet, bazamenti prej betoni, ku ai ngrihet simbolikisht çdo 28 nëntor, i projektuar nga poeti i shquar Ali Asllani, meriton një pllakë metalike me emrin e autorit. Pllakë përkujtimore i takon edhe ish-vendfushimit të luftëtarëve të Isa Boletinit, mbi lagjen Tophana (sot “4 heronjtë&rdquosmiley, një kodër që qytetarët e Vlorës, prej atëherë e kanë thirrur “Kaçanik” (ata kishin ardhur nga Beteja e Kaçanikut ), rruga “Justin Godard” të rimarri emrin e asaj kohe, “Liria”, kur ishte arterja kryesore e qytetit dhe ku u festuan përvjetorët e parë të pavarësisë. Emri i francezit të nderuar të vendoset diku tjetër. Rruga ose bulevardi “Vlorë-Skelë”, më e madhja e qytetit (në të dy anët e së cilës jetojnë rreth 40 mijë banor&eumlsmiley, të emërtohet me diçka që lidhet me 28 nëntorin1912, emri i partizanit dëshmor që ka sot, t’i vihet një rruge tjetër. Në Sheshin e Flamurit, prej rreth 20-25 vjetësh, ndodhet karabinaja e një hoteli 10-12 katësh, që ose duhet të përfundojë, ose të rrëzohet (shqetësim i hershëm edhe i avokatit të njohur Virgjil Karaja), problemi i tij është në proces gjyqësor tash disa vite dhe, sesa zgjasin këto në vend, druaj se me hapat e tanishme ajo do bëj hije edhe në… “150 vjetorin e pavarësisë”. Ndoshta, duhen bërë më konkrete dhe më serioze kërkimet për gjetjen e Flamurit që u ngrit a u shpalos më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali si simbol i pavarësisë së Shqipërisë. Përcaktimi i shtëpive të qytetit, ku kanë bujtur më 1912 delegatët e Kuvendit, është një tjetër detyrë e vështirë para organizatërëve, por për nisjen e zgjidhjes të të cilit nuk është shpejt sot. Kremtimi i “100 vjetorit të Pavarësisë”, natyrisht, duhet të pasqyrohet në mjaft fusha të kulturës dhe jetës shoqërore të përditëshme. Psh. një seri pulla poste me dokumentin e pavarësisë dhe firmëtarët e saj do të përbënte një nga detyrimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Postave e, të mos vendosen përsëri në to “gjeneralë sovjetikë” dhe “avionë amerikanë” siç ka ndodhur me pullat e “65 vjetorit të çlirimit”.

Këto, sa për kujtesë e fillim, sepse me kohë mund dhe duhet të dalin edhe shumë e shumë të tjera. Nuk po zgjatemi më tej me veprimtari konkrete shkencore, historike, kulturore e sportive, si konferenca, sesione shkencore, festivale, konkurse, koncerte, dokumentarë kinematografik, ekspozita, panaire librash, kupa sportive, medalje dhe çmime etj. ngaqë për to ka mjaft institucione shtetërore që përgjigjen.

Këto rreshta, ndoshta do ishin shkruar më vonë, nëse kremtimi i 28 Nëntorit 2009 në Qytetin e Flamurit, s’do të ishte zhvilluar me dy protokolle (ironi e hidhur, per librin Gines), mos e dhëntë Zoti që edhe pas 1000 ditësh, kjo gjë të përsëritet.

Dëshirojmë dhe shpresojmë që meraku i shprehur në disa rreshta të mësipërmë të shkoj huq dhe, dita e ndritëshme kombëtare, 28 Nëntor 2012, t’i bashkojë si asnjëherë shqiptarët dhe të shkëlqejë e rrezatojë si i takon.


Tribuna shqiptare
 
Back
Top