Afrimiteti me Turqinë e mban Shqipërinë larg BE

Darius

DENY IGNORANCE
Eksperti i politikës së jashtme i përgjigjet Ramës: Afrimiteti me Turqinë e mban Shqipërinë larg BE

David Phillips, ekspert i politikës së jashtme në ShBA, drejtor i programit për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili në Tonight Ilva Tare tha se Brukseli nuk ka shqetësimë për marrëdhëniet e ngushta të Shqipërisë me Erdogan. Në një lidhje me skype nga SHBA për Ora News, Phillips tha se afrimiteti me Turqinë e mban Shqipërinë larg BE.

Intervista dhënë për gazetaren Ilva Tare

David Phillips: Në intervistën time për Zërin e Amerikës kryeministri Rama ka interpretuar diçka që kam thënë që ishte diçka shumë pranë të vërtetës. Ajo ka të bëjë me një përgjigje jo shumë të qartë. Ne duhet të kemi një qëndrim të qartë për qëndrimin e Shqipërisë në lidhje me Turqinë dhe vendet e tjera perëndimore.

Ilva Tare: Rama tha se në Bruksël nuk ka shqetësim për marrëdhënien e Shqipërisë me Erdogan, po në SHBA?

David Phillips: Le ta qartësojmë fillimisht marrëdhënien me BE me Turqinë. PE ka votuar për të pezulluar procesin e anëtarësimit dhe Junker ka deklaruar se Turqia nuk do të anëtarësohet në një kohë të shpejtë dhe Shqipëria nuk duhet të mbajë një shoqëri të afërt me Turqinë pasi e sjell Shqipërinë më larg me BE. SHBA janë të shqetësuara, ka vetëm një pikëpamje. SHBA nuk kanë një mik të mirë se Shqipëria në këtë rajon. Ne duam të mbajmë këtë bashkëpunim të ngushtë e sidomos kur ka cështje shumë shqetësuese për atë që Turqia po luan si rol në Rajon duke blerë edhe raketa nga Rusia, duke mbështetur grupime të tjera në Rusi. Ne duam ta mbajmë Shqipërinë afër me Perëndimin, pasi Shqipëria dhe SHBA kanë vlerësim të ndërsjelltë dhe këto marrëdhënie të ngushta me Turqinë nuk janë në interes të Shqipërisë dhe nuk janë dicka që e duan BE dhe SHBA.

Ilva Tare: Kryeministri Rama është shprehur mbrëmë në Ora Neës se ai është i interesuar për çdo investim që mund të kryejnë kompanitë e ligjshme sa i takon vendit të origjinë, përfshi edhe ato turke, pasi Turqia dhe investimet e tyre në Shqipëri nuk përbëjnë asnjë rrezik për sovranitetin apo kërcënim për Shqipërinë.

David Phillips: Do të doja se nga vinë paratë, ka shumë akuza për asete publike përfshirë telekomin dhe teknologji të tjera dhe sigurisht është një situatë e sikletshëm për të ndërtuar një aeroport në Vlorë. Këto asete të mëdha infrastrukturore dhe te telekomunikacionit janë të konsiderueshme dhe ndoshta mund të jenë praktika korruptive dhe duhet një monitorim më i madh. Duhet të jetë një qartësim që nuk ka mënyra të jashtëligjshme dhe duhet parë që politikanët shqiptarë nuk përfitojnë nga kjo marrëdhënie me Turqinë.

Ilva Tare: Sa të rrezikshëm e shihni realisht shqetësimin për një ndikim rus apo turk në Shqipëri në kushtet kur sondazhet flasin për një qasje të fortë perëndimore të Shqipërisë, 90% e shqiptarëve janë pro anëtarësimit në BE. A është shqetësimi juaj, sic u shpreh Rama jashtë realitetit, apo ka të vërtetë në të.

David Phillips: Ata kanë qenë përgjegjës për krime shumë të mëdha, pra Turqia. Dua të shoh që Shqipëria të ruajë sovranitetin e saj, të bëhet me e hapur dhe një aleat më i besueshëm në NATO. Zoti Rama nuk duhet t’i bashkohet të tilla frymave ndërkombëtare. Shqipëria duhet të mbetet një vend sovran dhe sa më shumë ta zhvillojë këtë marrëdhënie me Turqinë aq më shumë dëmtohet kjo gjë. Kjo është mundësia më e mirë që Shqipëria të përfitojë nga të gjitha marrëdhëniet, jo vetëm nga BE, por edhe nga partnerë të tjerë.

Gazeta Standard
 
P.S Mos te harrojme se Turqia eshte shkaktarja kryesore e copetimit te trojeve shqiptare ne Ballkan!

Darius
 
P.S Mos te harrojme se Turqia eshte shkaktarja kryesore e copetimit te trojeve shqiptare ne Ballkan!

Darius

:jastek::jastek::jastek:

Edhe këta janë turq:

konferenca-e-londres.jpg


po edhe këta janë turq lol :

400px-Berliner_kongress.jpg

Gjella pa kryp nuk hahet o zotrote, e mos ja fut veq kot.
 

Attachments

  • 400px-Berliner_kongress.jpg
    400px-Berliner_kongress.jpg
    24.5 KB · Shikime: 0
  • 400px-Berliner_kongress.jpg
    400px-Berliner_kongress.jpg
    24.5 KB · Shikime: 0
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Rama ia ka mbyllur gojen ketij "ekspertit"

Saktesisht nga min 36
 
Shqiptaret sot ndodhen ne nje udhekryq te rrezikshem: nga nje krah i terheq Turqia me qellim qe ti mbaje larg Evropes, dhe ne krahun tjeter terhiqen nga BE dhe SHBA, qe duan ti shohin te integruar ne Evrope.

Gjithsesi, nese cmendet akoma me shume kryeministri majmun "i yne", ka burra ne Shqiperi, te cilin e terheqin zvarre pergjate lumit te Lanes, sikurse ju be edhe "te atit shpirteror". Pyetja, shtrohet me te drejte, frikshem, se c'qendrim do te mbaje Kosova?! Frikshem, sepse duke shikuar postimet e shqiptareve te Kosoves ne FV, ato tashme e quajne veten Turq. Por, zgjedhja qe keta do te bejne sot, do tiu kushtoje jo vetem atyre, por edhe brezave te femijeve e niperve atyre neser.

Darius
 
Mund te flasim vetem per kohen e tashme Darius, por meqe paske filluar te behesh goxha nje fare Nostradamusi, te uroj suksese
 
Shqiptaret sot ndodhen ne nje udhekryq te rrezikshem: nga nje krah i terheq Turqia me qellim qe ti mbaje larg Evropes, dhe ne krahun tjeter terhiqen nga BE dhe SHBA, qe duan ti shohin te integruar ne Evrope.

Gjithsesi, nese cmendet akoma me shume kryeministri majmun "i yne", ka burra ne Shqiperi, te cilin e terheqin zvarre pergjate lumit te Lanes, sikurse ju be edhe "te atit shpirteror". Pyetja, shtrohet me te drejte, frikshem, se c'qendrim do te mbaje Kosova?! Frikshem, sepse duke shikuar postimet e shqiptareve te Kosoves ne FV, ato tashme e quajne veten Turq. Por, zgjedhja qe keta do te bejne sot, do tiu kushtoje jo vetem atyre, por edhe brezave te femijeve e niperve atyre neser.

Darius

Me fal po i ati shpirteror u terhoq kur kishte 5 vjet qe kishte vdekur se per se gjalli i hengren mun lol
 
Neve jemi zemra e europes me mijera vjet,,nuk na duhet turqia dhe sna eshte dashur kurr...ne nuk jemi ardhacak por autokton!
 
Neve jemi zemra e europes me mijera vjet,,nuk na duhet turqia dhe sna eshte dashur kurr...ne nuk jemi ardhacak por autokton!

Gje te cilen akademia e shkencave shqiptare po e lufton me te gjitha mjetet te thoje qe jemi ardhacake.
Fakt eshte se Turqia ka qene faktori nr nje i copetimit te atyre trojeve.
 
Konferenca e Londrës, në të cilën u vendos për ndarjen e trojeve shqiptare.

P.S Mos te harrojme se Turqia eshte shkaktarja kryesore e copetimit te trojeve shqiptare ne Ballkan!

Darius

Nuk ke as ketu Argument fare.... Faktet po flasin ndryshe.



Konferenca e Londrës, në të cilën u vendos për ndarjen e trojeve shqiptare.
Konferenca e Ambasadorëve i filloi punimet në dhjetor të 1912-tës, duke vazhduar deri më 29 korrik 1913.



Ajo mund të ketë qenë përcaktuese e të ardhmes së Shqipërisë mbi pavarësinë e vendit, por siç dihet nga këtu Shqipëria doli e përgjysmuar në kufijtë e saj. Kjo konferencë u diktua prej shpërthimit të Luftës së parë ballkanike. Morën pjesë fuqitë e mëdha të Evropës, përfaqësuesi i perandorisë osmane dhe përfaqësues të fuqive ballkanike, me përjashtim të Shqipërisë (që nuk njihej) dhe të Greqisë (që nuk e kishte nënshkruar armëpushimin).


Nga kjo konferencë doli Traktati i Londrës, mbi ndarjen e territoreve që dolën jashtë perandorisë osmane prej fuqive të mëdha dhe aleatëve të tyre. Ky Traktat mbeti i fshehtë deri në Konferencën e Versajës (1918). Të gjitha fuqitë e mëdha paraqitën versionin e tyre të hartës së Shqipërisë. Harta më e favorshme për shqiptarët ishte ajo e propozuar nga Austro-Hungaria.


Në këtë konferencë Shqipëria u njoh si principatë, që do të thoshte se forma e qeverisjes do të ishte monarkike, pushteti i trashëgueshëm, ndërsa pavarësia e kushtëzuar, sepse principata nuk arrin deri tek e drejta e shtetësisë.


Në këto kushte Ismail Qemali u detyrua të jepte dorëheqjen, qoftë për t’i hapur rrugën një princi të huaj, ksenokracisë; qoftë për t’u mbrojtur nga akuzat për t’u shpallur vetë sovran i vendit.


Ky është quajtur edhe viti i mbrapshtë i Shqipërisë, nga filluan shumica e fatkeqësive të saj: paqëndrueshmëria e sistemit politik, varësia prej së jashtmi, forca e madhe e ndikimit të të huajve dhe mbi të gjitha ndarja për gjysmën e territoreve të saj.


Shembja e sundimit turk në Ballkan do të bënte që fati i mëtejshëm i Shqipërisë të hynte në planet e reja të politikës së tyre ballkanike. Aleatët ballkanikë i trajtonin krahinat shqiptare si trofe lufte. Ata treguan kështu se ishin të vendosur të vepronin sipas marrëveshjeve të fshehta që kishin lidhur më parë me njëri-tjetrin, se ishin kundër një Shqipërie më vete.


Pjesëmarrës në këtë konference ishin ambasadorët e Fuqive të Mëdha, ai i Austrisë, i Gjermanisë, i Italisë, i Francës dhe i Rusisë. Si përfaqësues dhe ministër i Jashtëm i vendit pritës, Eduard Grei, ishte njeriu që u zgjodh kryetar i përhershëm i Konferencës. Pra, 22 marsi i vitit 1913 është datë e vendimit të turpshëm dhe arbitrar i Fuqive të Mëdha, për copëtimin e Shqipërisë Etnike në dy pjesë.


Ky është një vendim i një kronike të zezë në historinë e popullit shqiptar. Kjo datë është pikënisje e të gjitha protestave dhe luftërave të pandërprera tëshqiptarëve.Nga kjo datë, më shumë se gjysma e territorit shqiptar hyri nën sundimin e shteteve të Ballkanit: Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë.


Me copëtimin e katër vilajeteve shqiptare përfituan: Serbia dhe Mali i Zi 62 500 km2, Bullgaria 55 000 km2, ndërsa Greqia 30 000 km2.”


Kundër këtij vendimi të Fuqive të Mëdha protestoi Isa Boletini, në takimin që pati me diplomatin e njohur anglez, Eduard Grei, në Londër, ku i thotë: “Shqiptarët kurrë nuk do t’i njohin këta kufij artificialë që i ka caktuar Evropa, me diktatin e Rusisë”. Kjo ishte vetëm fillimi i luftërave të pandërprera të një pjese të popullit të robëruar shqiptar, për çlirim nacional dhe bashkim kombëtar, deri në zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje.


Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, edhe pse shënoi një ngjarje me rëndësi të madhe historike për tërë kombin shqiptar kudo që ndodhej, ajo e gjeti popullsinë e nënshtruar nën sundimin serbo–sllav me një revoltë të pa përshkruar. //rtklive
 
Gje te cilen akademia e shkencave shqiptare po e lufton me te gjitha mjetet te thoje qe jemi ardhacake.
Fakt eshte se Turqia ka qene faktori nr nje i copetimit te atyre trojeve.

Aq autokton jemi saqe nuk mjaftuan as 500 vjet, denimi me vdekje per ata qe duan tu mesojne gjuhen e nenes femijeve. I vetmi popull qe nuk lejoj perandoria Otomane qe te kishte shkrim e kendim...Kerkonin te na asimilonin,,sepse dihet shum mir se si mund te zhduket nje popull...duke mos i lejuar gjuhen. Po nuk mund te shuash gjuhen e zotit sepse eshte gjuha e berthames !
 
Back
Top