Kresha
A pretty face can never trick me
Republika e Afrikës Qendrore është shteti i 77-të që e ka njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
Një vit pas legjitimimit të pavarësisë, Kosova ka fituar njohjen e 77-të ndërkombëtare. Republika e Afrikës Qendrore është shteti i radhës që e ka njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
Lajmin e ka konfirmuar në një konferencë shtypi në qeveri, zv/kryeministri i parë, dhe i ngarkuari me njohjet, Behgjet Pacolli, raporton Indeksonline.
Afrika Qendrore, siç e tregon edhe emri, gjendet në pjesën qendrore të kontinentit afrikan dhe ka 4.4 milionë banorë.
Kryeqytet është Bangui dhe ky vend është ndër më të varfrit në botë. //mesazhi