Aflatoksinat (reziku te ushqimet )

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Ditët e fundit, opinioni publik, që edhe në Shqipëri po bëhet dita–ditës mjaft i ndjeshëm sa u përket problemeve të ushqimeve dhe sigurisë ushqimore, është përballur me deklarata e njoftime për praninë ose jo të aflatoksinës në qumësht.

اfarë janë aflatoksinat?
Aflatoksinat gjenden në natyrë në formën e mykotoksinave, të cilat mund të shkaktohen nga myku. Toksinat (e njohura si mykotoksina) janë të vjetra sa edhe vetë njerëzimi. Njihen më shumë se 300 mykotoksina që shkaktohen nga më shumë se 250 lloje myqesh.
Mykotoksinat rrallë kanë efekte akute në shëndetin e konsumatorit, por shkaktojnë probleme gjenetike dhe kanceroze. Megjithëse në vendet e Afrikës dhe Azisë janë regjistruar raste vdekje nga intoksikimi me produkte të kontaminuara të kikirikëve dhe prodhimeve me bazë misrin. Prandaj edhe rregullat e kontrollit dhe caktimit të vlerave të lejueshme në produkte ushqimore janë të rrepta.
Mykotoksinat mund të krijohen që kur produkti është në fushë, por edhe gjatë magazinimit të tij. Duhet të theksohet se nëse ushqimi për kafshë përmban mykotoksina (aflatoksina), këto kalojnë në ushqimin për konsum njerëzor (i ashtuquajturi proces Carry over = mbetje).
Për shëndetin dhe mbrojtjen e konsumatorit është thelbësore për të mbajtur vlera sa më të ulëta të mundshme të aflatoksinave në produkte ushqimore, vlera të përcaktuara në standarde. Kështu, përveç kontrollit e vetëmonitorimit që duhet të bëhet nga operatorët e biznesit, bëhet edhe kontrolli zyrtar për ushqimin për kafshë dhe ushqimin. Laboratorët e referencës bëjnë analizimin e produkteve për prani të aflatoksinës dhe në çfarë mase.
Aflatoksinat zhvillohen në vende të ngrohta, në bimë me përmbajtje të lartë yndyre. Këtu përfshihen p.sh. kikirikët, fistikë, lloje të tjera të arrave, misër etj.

Si hyjnë mykotoksina/aflatoksinat në ushqimin për kafshë apo ushqim?
Aflatoksinat mundet kryesisht të krijohen si myqe gjatë gjithë zinxhirit ushqimor, që nga para korrjes në fusha dhe më pas në magazinim.
Por një ndotje me myqe mund të ndodhë edhe në fazat e ndërmjetme të prodhimit, tregtimit dhe ruajtjes në kushte shtëpie.
Për më tepër, disa aflatoksina ose metabolite (ndërmjetës) merren nga mishi, qumështi apo vezët, kur kafshët janë ushqyer me ushqim me përmbajtje mykotoksine. Ky proces është i njohur si “Carry over”. Me përjashtim të aflatoksines M1 që gjendet në qumësht e transformuar nga aflatoxina B1, aflatoksinat e tjera gjenden në produkte bimore si:
Patulin, gjendet në mollë dhe në produktet që rrjedhin nga mollët.
Ochratoxin A, fumonisins, deoxynivalenol dhe zearalenone janë zbuluar shpesh në grurë dhe misër, në kafe dhe fruta të thata.
Ergot rritet kryesisht në thekër, por edhe grurë, elb dhe tërshëra.
Si zbulohen mykotoksinat/aflatoksinat në ushqime?
Mykotoksinat nuk mund të shihen, as të nuhaten. Ato mund të provohen vetëm me anë të metodave analitike në laborator.
Mykotoksinat janë rezistente ndaj temperaturave të larta dhe nuk shkatërrohen me zierje dhe pjekje.
Por, nga ana tjetër, një produkt që shfaq myk në sipërfaqe, jo domosdoshmërisht përmban mykotoksinë, sepse formimi i substancave toksike varet nga lloji i mykut që zhvillohet. Në industrinë ushqimore përdoren lloje myqesh për prodhimin e disa lloj djathërave si Penicillium për djathë Roquefort ose Camenbert.

Masat për të zvogëluar nivelin e mykotoksinave
ثshtë me një rëndësi themelore parandalimi i formimit të mykotoksinave përmes zbatimit të praktikave të mira bujqësore dhe praktikave të mira të prodhimit. Në shumë raste, ulja e lagështisë në kultura bujqësore, rotacioni i kulturave bujqësore, përzgjedhja e varieteteve, ul ndjeshëm praninë e mykotoksinave në produktet bimore dhe si rrjedhojë edhe në produktet shtazore që kanë burim kafshët që ushqehen me këto kultura bujqësore.
اfarë duhet të respektojnë konsumatorët në jetën e përditshme?
Ushqimet duhet gjithmonë të mbahen në vende të thata dhe të freskëta. Nëse konstatohen njolla myku ose aroma të pakëndshme në lloje të ndryshme arrash, ato nuk duhet të konsumohen.
Në rastet kur ka shfaqje të mykut në sipërfaqe të produktit ushqimor, nuk duhet kryer largimi me prerje me thikë e sipërfaqes së mykut, por produkti nuk duhet të konsumohet. Përhapja e kërpudhës së mykut është e padukshme, por e shpërndarë në produkt. Edhe kur dyshohet se ka prani myku, më mirë nuk konsumohet produkti i dyshuar.
*Eksperte e sigurisë ushqimore

Burimi: Gazeta Panorama ONLINE | Gazeta Panorama Versioni ONLINE, lajmet e fundit, lajmi i fundit
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top