Afërdita Morina- Biffar shqiptarja që “ia bëri letrat” gjermanit, tash synon të bëhe

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Në kohën kur shumë të rinj shqiptar synonin Evropën dhe “pajisjen me letra” me evropiane apo evropianë, ajo ka bërë të kundërtën. E ka ndalur ushtarakun gjerman në Kosovë, e ka pajisur “me letra” dhe e ka bërë qytetar të Republikës së Kosovës.
Afërdita Morina – Biffar, një gazetare e njohur nga Prizreni e do qytetin e saj, vendlindjen, Republikën e Kosovës më shumë se çdo gjë tjetër. Ajo është martuar me ish-ushtarakun Ulrich Biffar.

Ushtaraku gjerman Ulrich Biffar, që ditën e parë kur ka hyrë në Prizren me trupat gjermane ka nënshkruar “kapitullimin” e tij shpirtëror, ia ka falur zemrën një femra shqiptare, Aferditës.


Ata sot jetojnë në Prizren dhe kanë kurorëzuar dashurinë dhe martësën e tyre me djalin Florianin.

Afërdita Morina – Biffar është e njohur për guximin e saj profesional e intelektual qysh herët, tash e sa vjet. Ka profilizuar mendimin e vet politik dhe nuk ka lëvizur prej aty, përkundër sfidave që I kanë dalë përpara.

Ka qenë dhe vazhdon të mbetet një zë I fuqishëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren.

Në paraqitjet dhe në shkrimet e saja të shpeshta në mediumet lokale në Prizren por edhe në ato qendrore, Afërdita Morian – Biffar ka artikuluar qartë mendimin e saj. I ka quajtur me emër e mbiemër, dallkaukë ata që e kanë shkatërruar qytetin e bukur të Prizrenit dhe Republikën e Kosovës.

Por Afërdita nuk është ndalur me kaq.


Ajo këtë vit synon të bëhet deputete e Republikës së Kosovës.

Pasi ka marrë përkrahjen e plotë të Degës së LDK-së në Prizren, ka marrë poashtu edhe përkrahjen e fuqishme të Kryesisë Qendrore dhe të liderit të LDK-së Isa Mustafës dhe është pjesë e listës së koalicionit LDK- AKR Alternativa.

Afërdita Morina Biffar mban numrin 93, është numër I lehtë për ta mbajtur në mend. ثshtë numër edhe më I lehtë për ta rrumbullaksuar.

E pyetur se çka ë shtyn atë të merret me politikë, kur e ka jetën e saj të rehatshme e të sigurar, ajo thotë: “Unë nuk jam mirë kur nuk është mirë qyteti im Prizreni. Unë nuk jam mirë kur nuk është mirë shteti im Republika e Kosovës! Unë dua të bëj më shumë për Prizrenin dhe për vendin tim Republikën e Kosovës. Prandaj kërkoj votën tuaj, Do të jem zë I fuqishëm në Parlamentin e Kosovës” thotë Afërdia Morina Biffar për Botapress.

Dita e votimit është shumë afër !

Mbajeni mend Votoni LDK AKR – Alternativa!

Votoni Afërdita Morina – Biffar Nr 93!

548328_3759523941634_1983017612_n.jpg427468_3118464995561_793170640_n.jpg
AFERDITA.jpg
 

Attachments

  • 548328_3759523941634_1983017612_n.jpg
    548328_3759523941634_1983017612_n.jpg
    26.2 KB · Shikime: 0
  • 427468_3118464995561_793170640_n.jpg
    427468_3118464995561_793170640_n.jpg
    53.6 KB · Shikime: 0
Back
Top