Afera e CEZ, fillon hetimi ndaj Sali dhe Shkëlzen Berishës

Guest2

Antarë i Respektuar
263342.jpg

“Vetting”-u ende nuk ka nisur nga funksioni, pasi ai është pezulluar në Gjykatën Kushtetuese. Gjykatë e cila pret që të vijë zyrtarisht opinioni pozitiv i Komisionit të Venecias dhe pastaj pasi ta vonojë sipas dëshirës të marrë një vendim. Por ligji i “Vettingut” nuk ka filluar vetëm për gjyqtarët dhe prokurorët, pasuria e të cilëve tashmë është vënë në sitë” nga ana e ekspertëve ndërkombëtarë dhe është në proces shqyrtimi të ekspertëve gjermanë dhe britanikë. Tashmë në “sitë” janë dhe pasuritë e politikanëve të lartë shqiptarë.

Ambasadori Donald Lu e paralajmëroi një gjë të tillë, teksa shpalosi në mënyrë publike faktin se në Shqipëri do të zbatohet skenari kroat dhe rumun. Skenar i cili dërgoi prapa dyerve të burgut ish-kryeministra, ish-ministra, ministra dhe zyrtarë të lartë. Dhe në Shqipëri, nuk ka asnjë dyshim se me kë do të fillojë zbatimi i këtij skenari kroat dhe rumun për zbardhjen e pasurisë së vënë në mënyrë të paligjshme dhe krimeve.

Do të startojë pikërisht me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij. Janë marrë të gjitha dokumentet, të gjitha lëvizjet e Sali Berishës jashtë vendit, por dhe të familjarëve të tij.

Madje dhe zbardhja e të gjitha telefonatave të bëra në momentet më kruciale të qeverisjes së tij. Bëhet fjalë që në Gërdecin e largët tashmë, telefonatat e Shkëlzen Berishës me ish-ministrin Fatmir Mediu, me ish-ministrin Aldo Bumçi, me ish-shefin e shtabit të përgjithshëm Hoxha dhe me Mihal Dlijorgjin dhe Fahri Balliun.

Pas kësaj telefonat e Berishës me Bashën më 21 janar të vitit 2011, dhe mbi të gjitha për aferat e CEZ në momentin kur Berisha ka shkuar në Pragë dhe ka dorëzuar aplikimin për statusin e vendit kandidat.

Zbulimin e hetimit të këtyre aferave e ka bërë të ditur padashje kreu i komisionit të hetimit të aferave të CEZ Taulant Balla. Askush nuk e pa dhe dëgjoi me vëmendje Ballën teksa tha se Komisioni do të kërkojë dokumentacion mbi transaksionet bankare të ish-kryeministrit dhe marrjen e tabulateve telefonike. Ai përmendi edhe emrin e djalit të ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

“Kërkojmë transaksionet bankare lidhur me personin Nuel Kalaj apo Nue Kalaj, pasi rezulton me dy emra për vitet 2010 dhe 2011. Bëhet fjalë për një transaksion prej 3.6 milionë euro.

Transaksionet bankare në اeki për Nuel Kalaj, Hamza Nerxhani dhe Sali Berisha. Edhe familjarët e zotit Berisha, bëhet fjalë për 15 milionë euro. Transaksionet bankare për Suzana Guxhollin, Mimoza Vokshin, Neritan Alibali, Enno Bozdo dhe familjarët e tyre, transaksionet bankare për anëtarët e Komisionit të Vlerësimit, Negocimit dhe Transparencës.

Verifikimi me anë të sistemit TIMS të Kastriot Ismailajt dhe Shkëlzen Berishës pasi kam informacion se në periudhën 2009, 2010, 2011 kanë qenë së bashku në Pragë, takime me shtetasin Pajtim Sula që rezulton se i di këto fakte dhe të gjenden detajet e këtij personi dhe të thirret si dëshmitar”, tha Taulant Balla, duke përmendur edhe tabulatet telefonike të Sali Berishës.

“Verifikimi i tabulateve të telefonave të personit Sali Berisha dhe të personit Nuel Kalaj apo Nue Kalaj”, shtoi Balla. Dhe këto dokumente dhe lëvizje të Berishës, djalit të tij Shkëlzenit dhe personave të tjerë të involvuar në këtë aferë, Balla do t’i marrë pikërisht te ky grup ekspertësh ndërkombëtarë që i kanë tashmë gati. Një hetim paralel që do të nxjerrë në pah të vërtetën.

Por nga ana tjetër burimet saktësojnë se do të ketë hetim dhe për lëvizjet e tjera të dhëndërrit të Berishës, Jamarbër Malltezi në lidhje me aferat në bregdet dhe afera të tjera, të bashkëshortes Argita Berisha Malltezi, për aferat në zonat ofshore dhe të pastrimit të parave së bashku me seboboshnjakun Damir Fazlliç.

Por dhe të aferave të tjera dokumentacioni i të cilave është shumë i bollshëm dhe në duart e ekspertëve ndërkombëtarë që tashmë kanë vendosur ti hyjnë me themel kësaj pune. Pavarësisht faktit se “Vettingu” vijon të mbetet në dorë të Kushtetueses.

Njëherësh mësohet se janë kërkuar të gjitha lëvizjet e Shkelzen Berishës dhe të dashurës së tij të re, Armina Mevlani, nëpër ishujt më të shtrenjtë Paqësorit, resortet e shtrenjta turistike të Spanjës, Turqisë, vendeve skandinave deri në Moskë, burimin e të ardhurave dhe krahasimin e tyre, për të parë abuzimin marramendës me paratë e shqiptarëve të familjes Berisha.

E cila ka zbritur nga Tropoja në kohën e PPSH pa “brekë në bythë” dhe tashmë është kthyer në familje “sheikësh”. Gjithçka ka filluar dhe pritet të shënohen urdhërarreste të forta. Menjëherë sapo të plotësohet kuadri ligjor. Tani për tani po bëhen gati “prangat” përmes mbledhjes dhe shqyrtimit të dokumentacionit./Pamfleti.com

Shqiptarja.com
 
Titulli: Afera e CEZ, fillon hetimi ndaj Sali dhe Shkëlzen Berishës

Ehh cdo e cojne 80 vjec ne burg kte e do na e bejne edhe hero...mahh
 
Titulli: Afera e CEZ, fillon hetimi ndaj Sali dhe Shkëlzen Berishës

Sala eshte i ndershem ska mundesi.

Po kto te bredhmet dhe jeta luksoze e Shkelzenit dhe Armines me thene te drejten jane per tu hetuar ku i gjeten parate keta apo dhe te tjere qe sjane permend ne artikull.

Ky vettingu duhet por problemi eshte a do e kalojne se i bie qe gjithe politikanet ministra prokurore e gjykates egzistues apo qe kane qene te perfundojne ne burg.
 
Titulli: Afera e CEZ, fillon hetimi ndaj Sali dhe Shkëlzen Berishës

Marla mos kerko pse per jeten luxoze te femijeve te sales apo ndonje kryeministri tjeter .
Ka dhe me keq i biri guvernatorit fshinte djerset me prerje 500 Euro e bridhte me makine 200 mije euro .
Leket e popullit jane keto te jetes luxoze te te gjitheve politikaneve e femijeve te tyre .
Hajdutet keta jane :D
 
Titulli: Afera e CEZ, fillon hetimi ndaj Sali dhe Shkëlzen Berishës

Po pra ket po them lluks i shfrenuar i ketyre hajdutave. Te hetohen te gjithe keta qe tallen me varferine e mijera shqiptareve. Pale po dalin e na bejne si te pervuajtur sikur ju bien ne qafe kot.
 
Titulli: Afera e CEZ, fillon hetimi ndaj Sali dhe Shkëlzen Berishës

Po mjaft i bete llogarite tjetrit... Ku ishit mer ju kur Nano dhe kompani e tregonin lluksin sheshit? Kur femijet e Rucit, Dades, Nanos me Xhoanen dhe gjithe skota e tyre bridhin me makinat nga me lluksozet dhe neper kruize apo kazinot me te shtrenjta te botes?

Apo kur del emri i Berishes sikur permendet gogoli dhe rrezik ti hetoni edhe breket qe vesh se mos i ka prej mendafshi.

Ah medet une per mentalitetin qe keni...

Darius
 
Titulli: Afera e CEZ, fillon hetimi ndaj Sali dhe Shkëlzen Berishës

Ah medet ata te varfrit qe hetohen. Populli i ka fajet ca faj kane hajdutat mer!
 
Titulli: Afera e CEZ, fillon hetimi ndaj Sali dhe Shkëlzen Berishës

...hetim nga Taulant Balla, : deshmitar na thuaj gjeneralitetet... Nostalgjia e gjyqeve komuniste.... Hajde mendje hajde...

Darius
 
Titulli: Afera e CEZ, fillon hetimi ndaj Sali dhe Shkëlzen Berishës

Eh ne fakt Sala e njef mire komunizimin. Mamaja ime ndjese paste thoshte qe i nxirrte cunat jashte nga ora mesimit se kishin floket e gjata se shfaqje huaj kuptohet!

Sekretar partie i PPSh mo skish faj
 
Titulli: Afera e CEZ, fillon hetimi ndaj Sali dhe Shkëlzen Berishës

...tamam ashtu sic na mesonte Partia dhe shoku Enver kur ishim te vegjel, te tregojme me gisht shokun e klases per "shfaqje te huaja", por me ato qe me eshte dhene mundesia ti takoj, me kane treguar krejt te kunderten, se si ai i mbronte.

Darius
 
Titulli: Afera e CEZ, fillon hetimi ndaj Sali dhe Shkëlzen Berishës

Po deren policise,pse nuk e kishte hapur ky?
Nje njeri i paster nuk ka frike nga asgje.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Afera e CEZ, fillon hetimi ndaj Sali dhe Shkëlzen Berishës

Po deren policise,pse nuk e kishte hapur ky?
Nje njeri i paster nuk ka frike nga asgje.

Seriozisht mendon qe Policia ka shkuar tek banesa e Berishes ?!

Policia te shoqeron, vetem me urdher ne Prokurorit dhe Gjykates, nese nuk e dije ja e mesove Abis.
Taulanti Shpifes e di shume mire, por jane shume te mire si demagoge, qesharake.

Darius
 
Titulli: Afera e CEZ, fillon hetimi ndaj Sali dhe Shkëlzen Berishës

Skenderbeu o i pa mposhtur
 
Titulli: Afera e CEZ, fillon hetimi ndaj Sali dhe Shkëlzen Berishës

Skenderbeu o i pa mposhtur

Skenderbeu???? lol lol
O lonci nom

Saliu dhe kaq po shpeton paq sepse ka aq shume krime te kryera sa ka qene ne pushtet sa nuk di gjumi nates si e ze!
 
Titulli: Afera e CEZ, fillon hetimi ndaj Sali dhe Shkëlzen Berishës

Skenderbeu???? lol lol
O lonci nom

Saliu dhe kaq po shpeton paq sepse ka aq shume krime te kryera sa ka qene ne pushtet sa nuk di gjumi nates si e ze!

Skenderbeu krye hajdut,krye kriminel qe vrau e preu si Enveri, te gjithe ato qe donin t'i zinin vendin,qe nga Azem Hajdari etj etj etj

Ky te kishte shku ne burg me kohe
 
Titulli: Afera e CEZ, fillon hetimi ndaj Sali dhe Shkëlzen Berishës

Sala e meriton burgun.Problemi eshte se Balla qe kerkon ta fuse brenda e meriton njelloj si Sala.
Une them ti fusim te dy:-)
 
Titulli: Afera e CEZ, fillon hetimi ndaj Sali dhe Shkëlzen Berishës

Sala e meriton burgun.Problemi eshte se Balla qe kerkon ta fuse brenda e meriton njelloj si Sala.
Une them ti fusim te dy:-)

Dhe sa shkojne nje na librazhdi e nje na tropoja lol...
E di ate shprehjen ti
Mut i biri , muti i jati....mut ai qe beri t'ane....e trasheguar nder breza vete kjo pune
 
Titulli: Afera e CEZ, fillon hetimi ndaj Sali dhe Shkëlzen Berishës

Ua sa antipatik ky Sala
E ka rrenuar Shqiperine ne aq vite qeverisje dhe problemi i MADH eshte se shqiptaret e levdojne akoma.

Pordhe mendjen ua ka bere sikur u ka fry ne bythe.
 
Titulli: Afera e CEZ, fillon hetimi ndaj Sali dhe Shkëlzen Berishës

Kam degjuar dhe par qe ka Drejtora dhe njerez te lidhur me pushtetin qe kan shpenzuar 50 mij euro per 1 nate ne Club... Madje dhe pas zgjedhjeve te 2013, ku Edi u be Kryeminister.
Nese mendoni qe e keqja me e madhe eshte Sali Berisha jeni gabim, ai ka pjesen e tij, ka nja 2 Milion "Shkelzen Berisha" neper Shqiperi...
 
Back
Top