Afer 500 trupa te shqiptareve dyshohet te jene varrosur ne Rudnice

fshatari

Anetar
Në zonën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vendin e quajtur Rudnicë dyshohet për një varrezë masive të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në territorin e Drenicës.

Burime ndërkombëtare kanë thënë se në këtë vend janë dy varreza masive të shqiptarëve të Kosovës - në njërën janë të varrosur nga 250-300 kufoma, ndërsa përbri saj në varrezën tjetër janë të varrosur rreth 150 kufoma të tjera. Ky burim ka specifikuar se kufomat në këtë varrezë janë nga disa fshatra të Drenasit dhe të disa fshatrave të tjera të Skenderajt.

Por askush prej zyrtarëve relevantë nuk ka mundur ta konfirmojë një gjë të tillë. Zëdhënësja e EULEX-it, Karen Lindal, e kontaktuar nga gazeta të mërkurën në mbrëmje nuk ka mundur të jepte ndonjë informacion, por ka premtuar se të enjten do të konfirmojë, nëse informata është e saktë apo jo.
Informacione nuk kanë pasur as në Policinë e Kosovës. Por ish-zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, ka thënë se janë bërë gërmime në vitin 2006 në atë pjesë dhe se i gjithë ky proces ka qenë kompetencë e ndërkombëtarëve.

Sipas burimit në vitin 2005, zyrtarë ndërkombëtarë të UNMIK-ut për krime lufte kanë kërkuar në atë lokacion, por jo në vendin ku ndodhen të varrosur trupat e vrarë. UNMIK-u në vendin e ngjarjes në 2005 kishte sjellë një dëshmitar me kokë të mbuluar, por për arsye të panjohura dëshmitari i ka orientuar gabimisht diku 50 - 100 metra më larg se në realitet ku gjendet varreza masive e shqiptarëve, ka precizuar burimi me kushte të anonimitetit.
Por, pas këtij kërkimi janë alarmuar autoritetet e Qeverisë së Serbisë, ata të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes. Pas këtij shqetësimi, saktësisht mbi kufomat e shqiptarëve janë ndërtuar depot dhe zyrat e organizatës për mirëmbajtjen e rrugëve ‘Put Prishtina’. Gjithashtu, një pjesë e madhe e varrezave tani është e mbuluar me asfalt dhe beton që shërben për parkingje të automjeteve të kësaj organizate. Gjithnjë sipas burimit të gazetës, kufomat janë sjellë me kamion nga fshatrat e Drenicës dhe aty janë mbuluar me ekskavator në një thellësi prej 2-3 m. Rajoni nga janë marrë kufomat gjatë luftës ka qenë nën komandën e njësive ushtarako-policore dhe paramilitare të qytetit të Rashkës së Serbisë, ka precizuar burimi.
Kufomat në vendet ku janë ekzekutuar janë ngarkuar në kamionë nga 5 - 6 shqiptarë, të cilët pas tërë punës janë dërguar në rrugën Rashkë - Novi Pazar ku janë ekzekutuar me qëllim të fshehjes së gjurmëve, thotë burimi i gazetës.

Sipas tij, në këtë varrezë janë të varrosura edhe 19 kufoma nga fshati Gllanasellë. Në këtë fshatë janë vrarë shumë njerëz dhe një pjesë e tyre janë marrë dhe janë dërguar në istikame duke i veshur uniforma apo jelekë luftarakë të UاK-së dhe më pas janë marrë dhe janë sjellë në varrezën masive në Rudnicë. Pjesa tjetër e të vrarëve janë varrosur pikërisht mbi varreza të fshatit nga 2 - 3 veta në një varr, thotë ky burim. Burimi më tej ka shtuar se është në gjendje që të qëndrojë peng deri sa të hapet varreza dhe të gjenden kufomat por me një kusht që të kërkohet në vendin ku ai e precizon poshtë objektit të PUT-Prishtina. Për të gjitha këto janë të njoftuar zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, ata të Ministrisë së Punëve të Brendshme, krerët e Policisë së Kosovës dhe zyrtarë ndërkombëtarë, si ata të UNMIK-ut ashtu edhe ata të ICO-së dhe EULEX-it, tash e 6 muaj më parë, thotë burimi i gazetës.

Por ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, i kontaktuar rreth orës 21 nuk ka komentuar duke thënë se është i zënë. Këshilltari i tij Fisnik Rexhepi dhe zëdhënësi i Qeverisë Memli Krasniqi nuk e kanë hapur telefonin.
Një burim tjetër ndërkombëtar, ndërkaq, i ka thënë gazetës së një dëshmitar është paraqitur në Qeverinë e Kosovës, i cili ka treguar për disa trupa në pjesën jugore të Serbisë afër kufirit, por EULEX-i nuk ka gjetur asgjë deri më tash. (koha)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top