اfarë thanë Hitleri dhe Himleri për islamin

Lauri

Anunnak
Ish gjenerali i ushtrisë gjermane gjatë luftës dytë botërore në NDH (Shteti Pavarur Kroat) Glez-Horstenau në ditarin e tij ka shënuar se si Hitleri e adhuronte Islamin deri në atë masë sa e urrente krishterimin. Sipas Glezit, me një rast derisa ishte duke shëtitur në Bash-çarshi në Sarajevë me gjeneralin Vallter Varlimont, ( ishte truri i Komandës Supreme Gjermane), ky i kishte thënë se Hitleri shumë seriozisht merret me mendimin që pas luftës ta abrogojë (heqë) religjionin e krishterimit, duke thënë: “Atë që Ka mundur ta bëjë Kemal Ataturku, mundem edhe unë”.

Këtë e pohonte edhe adjutanti i Hitlerit gjenerali Shmund (Schmund), ndërkaq që me frymë të njëjtë Hitleri kishte biseduar edhe me A. Lerin, dhe duke qeshur i kishte thënë: “Se Islami aq shumë më pëlqen, sa që e kisha shpallë si fe të “SS”-it” (Njësitet e mbrojtjes).

Në lidhje me këtë kishte shkruar edhe dr. Herman Nojbaheri i cili njëherë ishte zgjedh si nazisti i parë për kryetar të komunës së Vjenës e që më vonë u bë i dërguari special i Rajhut për Evropën Juglindore. Sipas tij, Hitleri kishte thënë se Islami është “fe e meshkujve”, dhe se Gjermanët gjatë historisë do të shkonin shumë më larg sikur të ishin bërë myslimanë!

Me një rast në formë të shakasë Hitleri i kishte thënë Martin Bormanit: “Kamë ndërmend të bëhem figurë religjioze. Së shpejti do të bëhem krye parë (bajraktarë)i Tatarëve. Arabët dhe Marokenët gjatë lutjeve të tyre veç e cekin emrin tim. Tek Tatarët do të bëhem han!” Me këtë rast duke shtuar kishte thënë se vetëm një gjë nuk do ta bënte, që bashkë me ta të hajë mishin e deles, pasi që jam vegjetarian.

hitleri-dhe-himleri_zpscf840cc9.png

HImleri, po ashtu kishte pas plot simpati për Islamin. Ai konsideronte se religjionet ndikojnë negativisht tek ushtarët. Njëra, dhe e vetmja-Islami-atij i dukej tjetër fare, sepse ligji mysliman , besimtarëve nuk ju ndalon që të luftojnë. Himleri besonte se një ditë në përbërjen e SS njësiteve-Vafen do të jenë disa divizione myslimane, të cilat krah për krah bashkë me ushtarët gjerman dhe të atyre të Boshtit qendror do të udhëheqin luftën e “Xhihadit”, “luftë e shenjtë.” Për derisa ushtari i krishterë shkon në luftë kryesisht me frikë se do të vdes, myslimanët me kënaqësi luftojnë, sepse kur vdesin atyre u sigurohet vendi në xhenet.

/Shefki Sh. Voca -Forumi Rinor Islam

Literatura:
1). Vasa Kazimirovic “NDH u svetlu nemackih dokumenata i dnevnika Gleza fon Horstena 1941-1944” (SHPK në ndriçimin e dokumenteve gjermane dhe të ditarit të Gleza fon Harstenit 1941-1944), Beograd, 1987.

2).Pjesë fragmentare nga ditari i Nojbaherit, botuar në disa vazhdime në dy javoren e Beogradit “DUGA” (kjo revistë nuk botohet më), shtator, tetor 1988.

3). Zeni Lebl “Jerusalimski Muftija” (Myftiju i Jerusalemit), botimi i dytë i plotësuar Beogradë, 2002.
 
Titulli: اfarë thanë Hitleri dhe Himleri për islamin

Hitleri musliman me siguri ka qene...tash do e zbulojn sipas ADN....prandaj, cdo krim cdo e keqe ne bote lidhet me Islamin...ALLAHU TA MUNDESOFT QOFT EDHE PER NJE SEKOND TA NDJESH EMbELSIN E ISLAMIT,DHE NDJENJEN E TE QENIT KRIJES QE ADHURON ALLAHUN TE PAMETA DHE TE VETEM...Kete ty ta uroj Laur...nga zemra
 
Titulli: اfarë thanë Hitleri dhe Himleri për islamin

@princesha, e lexove temen mo?? Tema eshte hulumtim myslimanesh, jo nga une.
dhe mos u kap me antarin por me temen.
 
Titulli: اfarë thanë Hitleri dhe Himleri për islamin

nuk u kapa mo me asnje....a edhe te urosh qenka tash keq...me fal, kerkoj ndjes por spash asgje te keqe ne postimin tim...e para ishte me temen...e dyta ishte per ty,...
 
Titulli: اfarë thanë Hitleri dhe Himleri për islamin

Po ta lexosh Hitlerin, dhe të i shikosh fjalimet e tij më plotë gojë mund të thuash se ishte fundamentalist i krishter , disa mendojnë se ai ishte ateist dhe tash unë personalisht po qesh , e para me burimet (të gjitha serbe të autorit) dhe me tendencen e tij prej injoranti për të dhenë një mesazh që unë ende nuk e kam kuptuar.

Disa njerëz mendojnë se ai ishte ateist , por po provoj që të sjell një deklaratë të tij ku ai e tregon fuqishem luften e tij kundër ateizmit si koncept.

"Ne ishim të bindur që populli ka nevoj dhe e kerkon ketë besim(krishterizmin). Prandaj, ne po ndermarin masa kunder levizjes ateiste, dhe jo vetëm me deklarata e teori, por i kemi vulosur keto si masa tonat"

Adolf Hitleri , në një fjalim në Berlin, më 24 tetor 1933

"Si një i krishterë unë nuk kam asnjë detyrë për të lejuar veten time për të mashtruar , por unë kam për detyrë për të qenë një luftëtar për të vërtetën dhe drejtësinë ... dhe në qoftë se ka ndonjë gjë të cilën do të mund të tregojë se ne jemi duke vepruar me të drejtë është ankthi që çdo ditë rritet . si një i krishterë unë kam po ashtu detyrë për të mbrojtur njerëzit e mi"
Adolf Hitleri , në një fjalim më 12 prill 1922 ( Norman H. Baynes , ed . Fjalimet e Adolf Hitlerit , Prill 1922 - gusht 1939 , Vol . 1 e 2 , f 19-20 , Oxford University Press , 1942 )

"Krishterizmi nuk mund të i lejoj kenaqësinë vetës vetëm duke ndertuar frontin e saj, është e detyruar që të ndermarë masa për të shkatëruar paganizmin ..."
Adolf Hitler Mein Kampf
 
Titulli: اfarë thanë Hitleri dhe Himleri për islamin

Hitleri cfare krishterimi kishte?? Vetem mes viteve 1939 - 1945 kaloj perpara plumbave mbi 3.000 prifta vetem ne Poloni?
Krijimi i divizionit SS shqiptar „Skenderbeu“, nga myftiu palestinez nen ushtrine naciste gjermane, ishte i perbere nga kosovar. Nuk e krijuan serbet kete, por myslimanet..!

C'paradoks, nje myfti mysliman krijon nje divizion shqiptaresh ne ushtrine gjermane me emertimin "Skenderbe" lol
 
Titulli: اfarë thanë Hitleri dhe Himleri për islamin

Me shume info nga arkivat: http://www.tellthechildrenthetruth.com/gallery/

VIDEO

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top