اfarë pashë të shtunën në mbrëmje brenda çadrës

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
اfarë pashë të shtunën në mbrëmje brenda çadrës



4-5-678x381.png

Nga Bedri Islami

Të shtunën në mbrëmje isha në Tiranë. Nuk e di se cili nga miqtë e mi tha se do të ishte bukur nëse gjenim kohë dhe shkonim deri tek çadra në mesin e bulevardit, të cilën dikush synon ta quajë si çadrën e lirisë e dikush tjetër si vatra ku përmes tendës kërkon të fshihet krimi.

Unë i besoj së dytës, sidomos kur e di fare mirë se cilët janë ata që po bëjnë ligjin aty, cilët çirren dhe çfarë vlerash kanë.

Nuk është gjë e re që spekulantët politikë çirren më shumë se të tjerët për popullin, ndërkohë që, kur ishin në pushtet, zverku i popullit i mbante këto “ dishepuj” të republikës së re.

Dhe vajta tek çadra, ngritur në mesin e bulevardit, një çadër që do të jetë në historinë e lëvizjes politike në Shqipëri si shfaqja groteske e një njeriu grotesk, që, duke patur pas vetes hijen e një njeriu mizor, edhe sot e kësaj dite, si 27 vite më parë i bën gjëmën shtetit.

ثshtë mbrëmje e butë tiranase, e cila shumë shpejt mund të kthehet në një natë të freskët. Sapo isha ndarë nga një bisedë e gjatë me shkrimtarin dramaturg Bashkim Kozeli, e pas tij një takim, gjithnjë i pashoq, me profesor Sabit Brokaj.

Në çadër , rreth orës 21 ishin diçka më shumë se 50 vetë dhe duhej të ishin nga qyteti im i lindjes, Shkodra. Mes turmës amorfe, diku luhej domino, diku hahej qofte, diku tjetër një grup pinte cigare dhe diskutonte për barazimin e Realit, pashë nga larg një deputete të Shkodrës, pa dyshim nga njerëzit që nderoj më shumë, e pas disa metrash Bardh Spahia, djali i deputetit të ndjerë Ali Spahia, me të cilin, ndërsa ishim marrë vesh fare mirë kur krijuam shoqatën “Kosova”, në dhjetorin e vitit 1990, nuk u kuptuam kurrë në muajt pasardhës.

Ishte qetësi në çadër e më shumë se gjithçka tjetër mund të mendohej se ishte një grupim njerëzish të thirrur për të përgatitur një gjë tjetër, çfarëdo qoftë, por që nuk kishte lidhje me qeverinë dhe me shtetin. Ata, në atë qëndrim të zgjatur, mund të ishin gjithçka, ndoshta edhe njerëz të mirë, por askush nuk mund të mendonte se ishin thirrur aty për të rrëzuar shtetin.

Në hyrjen e çadrës ishte zbrazëtirë, dhe të dukej se prej aty mund të kishte gjithçka tjetër, veçse shenja e revoltës nuk ndjehej në asnjë çast. Njoha disa nga çadristët e ardhur nga Shkodra. Nuk më lanë shijen e mirë, por mendova se kjo republika e re po synon të ngrihet edhe një herë mbi të keqen, megjithëse e di se nuk do të ngrihet asgj e vyer nga mbetjet e një politike thellësisht antikomb.

Po e ndiqja në heshtje gjithçka ishte rreth e rrotull, kur befas, nga ura e Lanës , në gjysëm errësirën e dritave të pakta, vura re se po vinte një grup i madh burrash e mes tyre disa pak gra, mbështjellur me disa shalle të errët, ndoshta më dukeshin kështu nga errësira.

Po vinin drejt çadrës. Po vinin duke folur me njëri tjetrin dhe befas njëri thirri fort,

– O Hamit, luej bre kambet e ec, ku dreqin je.

-Prit se erdha, qe këtu jam. Më len, he dreq, ta kryej këtë të shkretë bukë..

Turma po ecte avash, e heshtur, me thirrje të tilla sporadike, më shumë si një shetitje në bulevardin e Tiranës, se sa “republikanët e rinj” që kërkonin të formësonin një vend ndryshe.

Kur u afruan tek ndërtesa qeveritare, ata që ishin në rradhën e parë të turmës, krejt mekët, si një detyrim i kërkuar nga dikush tjetër, ende pa ngritur dy gishtat lart, filluan të thërrasin, “Rama ik, Rama ik”, dhe zëri i tyre i mekët nuk shkonte as tek çadra përballë.

Ishin matjanët që po shkonin drejt çadrës, që asaj nate kishin turnin e natës.

Të parët u dhanë në hyrjen e çadrës. I shikoja dhe më vinte keq: të lodhur, gjysëm të dremitur, as nuk e dinin se për kë do të luftonin.

Më kishte thënë një mik demokratikas se, vërtet po luftojnë, por për cilin po luftojnë. Ai, më shtoi, nuk vlen as për një drejtor shkolle.

Të parët nga matjanët që u dhanë tek hyrja e çadrës pritën që ata që ishin brenda të përshendetnin, sepse, si duket, u kishin thënë se do të kishin pritje madheshtore.

Askush nuk i vuri re. Heshtje fillimisht e më pas, të lodhur, matjanët nisën të brohorasin duke ngritur dy gishtat lart. Në çadër u zgjuan dhe u gëzuan, ende nuk e di nëse u gëzuan më shumë nga që u erdhën “ përforcime”, apo se u kishte mbaruar “turni” dhe do të niseshin për në shtëpitë e tyre. Ndoshta do të ishte një turn i përbashkët.

Në hyrjen e çadrës u afrua edhe një burrë i vjetër që shiste fara lule dielli. Pyeti mikun tim nëse e dinte se deri kur do të zgjaste protesta dhe do të mbetej aty ajo çadër. Kur miku im iu përgjegj, ai u ndje i gëzuar. Kishte bërë punë në ato ditë, sidomos sukses kishin patur lulet e diellit. Ndjehej i lumtur.

Ndjeva keqardhje për ata njerëz që ishin në çadër. Shumë prej tyre mund të ishin dhjetra herë më të ditur e më të ndershëm se Nard Ndoka, por ishin thirrur për të ngritur në pushtet edhe një herë këtë njeri të politikës mediokre. Ata mund të ishin shumë më të pafaj se gjithë klasa politike shqiptare, por u kishin dhënë urdhër të shkonin aty për të mbrojtur pikërisht një bashkëfajtor në vrasjet e Gërdecit, si Mediu. Ata mund të ishin qindra herë më të dinjitetshëm se shumë të tjerë, por do e kalonin natën për të qenë pushtetar një politikan kurrizdalë si Kreshnik Spahiu. Ata , ndoshta, nuk do të kishin të siguruar as bukën e muajit, shtëpitë mund t’i kishin të rëna, por po mblidheshin për të mbrojtur sarajet e stërmëdha dhe pasurinë përrallash të Shkelzen Berishës dhe të Argitës. Ata mund të kishin ecur në këmbë , ndoshta edhe me orë, kur do u duhej të brohorisnin për një njeri që kishte “zhdukur” qindra milionë euro në një rrugë të vetme, ndoshta rruga më e shtrenjtë në botë.

Kjo çadër, duke spekulluar mbi dhimbjen, është ngritur për të shembur shtetin. Jo për të rrëzuar një qeveri. Kjo e fundit mund të ishte normale. Ajo është ngritur për të përmbysur shtetin. Njëlloj si në vitin 1992, njëlloj si në vitin 1997, njëlloj si në vitin 1998, njëlloj si në humnerën që krijuan në vitet e qeverisjes.

Janë ngritur për të përmbysur shtetin sepse nuk e duan shtetin, në rastin më të mirë, ose sepse u kanë dhënë urdhër, në rastin më të besuar.

Nëse kjo çadër do të shembë shtetin, atëherë kot paskemi besuar se mund të kemi pasur ndonjëherë shtet.

Më janë dhimbur fort ata matjanë që shkonin drejt çadrës pa e ditur pse janë thirrur dhe për cilët janë thirrur./Dita

b;.tiranaobserver.al
 
E nxorri koken Saluli vogel.
Do prish vetingun tha sa te behem kryeminister.
Me duket se socialistet rrine e kuvendojne mes hashashit ndersa salulit te vogel i ben dem tymi nga larg lol
Ndryshe si shpjegohen deklaratat e diteve te fundit?
Po kur tha qe republika e pare duhet te varroset e ta marre fuqine nje republike e re.
Kush e tha?
Saluli vocerr.
lol
Perfaqesues i denje dhe tipik e republikes se pare.
Mire ky qe ka shkare, po ata qe ka perreth nuk i thone dot-Mos fol me se e dhjeve fare me kete republiken e dyte qe duhet te zere vendin e te pares.
Republike e dyte me salulin kryekanister lol lol lol
Ky te ofendon ate pak inteligjence qe na ka mbetur!
 
Back
Top