اfarë ndjen zemra e besimtarit për Muhamedin a.s.

Kresha

A pretty face can never trick me
Shkruan: Rijad Imeri



Kur e përkujtojmë Muhamedin a.s. na kaplojnë ndjenja mallëngjimi dhe ndjenja gëzimi.

Mallëngjehemi se nuk e patëm fatin të bashkjetojm me krijesën më të ndershme të Allahut Muhamedin a.s., ta shikojmë fytyrën e tij të bukur e cila ishte më e bukur se hëna dhe më e ndritur se dielli, sa që kur erdhi në Medine e ndriçoj Medinën ashtu siç e përshkruan Enesi r.a.

Ta shijojmë buzëqeshjen e tij të ëmbël e cila vazhdimisht e shoqëronte fytyrën e tij.

Ta ndjejmë butësinë e tij e cila e përshkonte çdo gjë, ashtu siç na tregoi Allahu se ai (Muhamdi a.s) ishte i butë tepër i butë me besimtarët.

Ta shohim këtë krijesë madhështore e cili jetoi modeste edhe pse zotëronte mbështetjen hyjnore.

Ta shikojmë shtëpinë e tij e cila nuk dallonte nga shtëpitë e tjera të besimtarëve, nuk e kishte madhësinë e pallateve mbretërore e as bukurin e tyre, por kjo shtëpi posedonte madhështinë profetike dhe bukurin e frymëzimit hyjnor, ishte kjo shtëpi e cila kishte nderin ta priste mysafirin më madhështor që ka pas toka Xhibrilin a.s. (melekun e shpalljes).

Të falemi prapa Muhamedit a.s. dhe ta dëgjojmë zërin e tij të ëmbël e të këndshëm se si i lexonte fjalët hyjnore të cilat i zbriteshin prej mbi shtat qiej.

Ta ndihmojmë kur të tjerët e sulmuan, ta strehojmë kur të tjerët e dëbuan, të jemi në krahun e tij kur zullumqarët e luftuan, dhe të marrim pjesë në sevapin të cilin besimtarët e fituan.

Kurse ajo që na bënë të gëzohemi dhe të krenohemi është që Allahu na ka udhëzuar në fenë Islame dhe na ka bërë prej umetit të Muhamedit a.s., të këtij Profeti fisnik i cili është rruga e vetme për të arrit dashurin e Allahut..thotë Allahu: " Nëse e doni Allahun më pasoni mua(Muhamedin a.s.) do tju dojë Allahu"(Ali Imran 31).

Ky Profet i cili na ndriçoi rrugën për në xhenet duke thënë:"Të gjithë do të hyni në xhenet përveç atij që nuk dëshiron" kur u pyet se kush është ai që nuk dëshiron të hyj në xhenet?! U përgjigj: Kush më pason mua do të hyj në xhenet e ai që nuk më pason do të hyj në zjarr.

Ky Pejgamber i cili u dërgua mëshirë për të gjitha botërat, për mu, për ty dhe për mbar njerëzimin.

I cili na mësoi virtytet më të larta të moralit sepse vet i posedonte ato, na mësoi pastërtinë duke thënë pastërtia është gjysma e besimit, na mësoi përuljen ndaj Krijuesit të gjithësisë, na mësoi mirësjelljen ndaj prindërve dhe të afërmve, ndaj të vegjëlve e ndaj të moshuarve, ndaj bimëve e ndaj shtazëve e ndaj çdo gjëje duke thënë:"kudo që gjendet butësia atë gjë do ta zbukuroj, e nëse mungon do ta shëmtoj".

Ky i dërguar i Allahut i cili do të ndërmjetësoj për ne ditën e gjykimit dhe lusim Allahun që të jemi shoqëruesit e tij në xhenet, sepse ai (Muhamedi a.s.) na përgëzoj duke thënë: "Besimtari do të jetë në xhenet me atë që e do".

Ata që nuk e njohën e torturuan dhe e dëbuan, e shajtën dhe e nënçmuan, karikatura të ndryshme kundër tij vizatuan.

Por ata që e njohën me gjithë zemër e duan, në vend të parë nëpër librat e tyre e venduan, rrugën e tij me dëshirë e pasuan, ndjejnë mall të madh për ta takuar, dhe xhenetin inshaAllah kanë për ta fituar.

Kështu ndihen zemrat e besimtarëve mallëngjehen për atë që ka kaluar e nuk e përjetuan, krenohen me atë që e kanë dhe gëzohem për atë që i pret .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top