Lauri
Anunnak
Universiteti i Michigan-it anketon opinionin publik në shtatë vende myslimane të botës
Një çështje e rëndësishme në botën muslimane është ajo që ka të bëjë me mënyrën se si duhet të vishen gratë në publik. Sipas një sondazhi të kohëve të fundit të kryer nga Instituti i Kërkimeve Sociale pranë Universitetit të Michigan-it, në 7 vende ku shumica e popullsisë është muslimane (Tunizi, Egjipt, Irak, Liban, Pakistan, Arabi Saudite dhe Turqi), rezulton se pjesa dërrmuese e njerëzve preferojnë që gruaja të mbulojë krejtësisht flokët, por jo domosdoshmërisht fytyrën. Vetëm në Turqi dhe Liban më shumë se një e katërta mendon se gruaja nuk duhet ta mbulojë aspak kokën në publik.
Sondazhi në fjalë e trajtoi pyetjen lidhur me mënyrën e veshjes së gruas në formën e një preference vizuale. Secilit prej pjesëmarrësve në sondazh iu dha një letër në të cilën paraqiteshin 6 mënyra të mbulimit të kokës nga ana e gruas dhe iu kërkua të zgjidhnin gruan që sipas mendimit të tyre ishte veshur në mënyrën më të përshtatshme për të dalë në publik. Ndonëse veshjeve nuk i ishte bërë asnjë etiketim, stili i tyre varionte nga burka që mundëson mbulimin komplet (gruaja #1) dhe nixhabi (gruaja #2) tek hixhabi më pak konservator (gruaja #4 dhe #5). Egzistonte gjithashtu dhe opcioni #6 që ishte gruaja me kokë të zbuluar.
Në përgjithësi, shumica e pjesëmarrësve thanë se gruaja #4, flokët dhe veshët e së cilës ishin krejtësisht të mbuluar nga një hixhab i bardhë, ishte veshur në mënyrën më të përshtatshme për t’u paraqitur në publik. Të këtij mendimi ishin 57% në Tunizi, 52% në Egjipt, 46% në Turqi dhe 44% në Irak. Në Irak dhe Egjipt, gruaja #3, flokët dhe veshët e së cilës janë të mbuluara nga një hixhab i zi më konservator, ishte zgjedhja e dytë më e preferuar.
Në Pakistan pati një ndarje të peferencave thuajse të barabartë (31% kundrejt 32%) mes veshjes së gruas #3 dhe asaj #2, e cila mban një nixhab që lë zbuluar vetëm sytë, kurse gati 24% preferoi mënyrën e veshjes së gruas #4. Në Arabinë Saudite, shumica prej 63%, preferoi veshjen e gruas #2, ndërsa 11% të tjerë thanë se burka e veshur nga gruaja #1 është veshja më e përshtatshme për gruan që del në publik.
Në vende të ndryshme, pakica të konsiderueshme thanë se është e pranueshme që gruaja të mos i mbulojë flokët në publik. Në vija të trasha, një e treta (32%) e turqve kanë këtë pikëpamje, ashtu si dhe 15% e tunizianëve. Gati gjysma (49%) e libanezëve janë gjithashtu të mendimit që është mëse e pranueshme që gruaja të dalë në publik me kokë të zbuluar, megjithëse vlen të përmendet që kjo pjesërisht reflekton faktin që 27% e atyre që morën pjesë në sondazh në Liban, ishin të krishterë. Informacioni demografik, përfshirë dhe rezultatet sipas gjinisë së pjesëmarrësve, nuk janë bërë publiku nga sondazhi në fjalë.
Ndonëse publiku në shumë prej vendeve ku u bë sondazhi shprehu qartë preferencën për gruan e veshur në mënyrë konservatore, shumë njerëz aty thanë se gruaja duhet të jetë e aftë të vendosë vetë se çfarë të veshë. Një qendrim i tillë ishte mbizotërues në Tunizi (56%) dhe Liban (49%) – vende këto ku përqindje të konsiderueshme janë dakort që gruaja të dalë kokëzbuluar në publik. Por thuajse po aq (47%) në Arabinë Saudite gjithashtu pohojnë se gruaja duhet të jetë e lirë të vendosë vetë se si të vishet. Përqindje më të vogla, por gjithsesi të konsiderueshme në Irak (27%), në Pakistan (22%) dhe në Egjipt (14%) janë të po këtij mendimi. Asaj çfarë sondazhi nuk arrin t’i japë përgjigje është pyetja nëse pjesëmarrësit në të janë të mendimit se normat kulturore dhe sociale do të luajnë një rol primar në zgjedhjen që do të bëjnë gratë për t’u veshur në mënyrë më shumë apo më pak konservatore në publik.
(VP/Illyria)