اfarë mendojnë eskpertët për krizën financiare botërore?

*deliza*

VIP
V.I.P
Ekspertët për krizën financiare

Kriza në tregjet financiare botërore është në qendër të vëmendjes në shumë takime të kësaj jave. Për gjendjen në tregjet financiare u prononcua edhe Shoqata e Bankave gjermane.

Në fundjavë zhvillohen edhe takimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, ndërsa më parë do të këshillohen edhe ministrat e financave të shtatë vendeve më të industrializuara.

Viti 2007 do të ishte një vit shumë i mirë afarist për bankat gjermane, e për disa madje edhe më i miri. Sikur të mos ekzistonte kriza amerikane e imobilieve dhe pasojat e saja në tregun financiar. Kryetari i Shoqatës së Bankave gjermane, Klaus Peter Müller thotë se kriza na ndikuar në bilancin e shumë institucioneve financiare. "Sitata edhe më tej duhet të cilësohet si shumë e tendosur, ndërkohë që kriza do të na preokupojë edhe një kohë të gjatë. Se fundi, turbulencat varen edhe prej zhvillimeve në treg. Edhe 2008 do të jëte një vit i rëndë dhe sfidë për shumë banka".

Më e rëndësishmja është rifitimi i besimit ndaj bankave, që mund të bëhet vetëm përmes transparencës më të madhe. Müller thotë se punët afariste nuk mund të kryhen në qoftë se nuk mund ta parashikosh rezultatin përfundimtar. Institucionet financiare tani duhet të rishikojnë punët e tyre me rreziqet nga investimet financiare. Mirëpo Shoqata paralajmëron nga euforia e mundëshme, sepse siguri të plotë nuk mund të ketë kurrë.

"Do të ishte gabim sikur të besosh se me një sër rregullash mund të mbizotrosh rreziqet. Bankat private kërkojnë që në shtigje afatgjata të vendoset bazat rregullative, që nënkupton prezantimin e të dhënave bazike. Në futboll do të thoshte njeriu se duhet përcaktu një lojtar i cili mulon një pjesë të caktuar të fushës. Mirëpo secili lojtarë duhet të marrë një përgjegjësi më të madhe dhe për këtë nevojitet një përsonel më i kualifikuar."

Kryetari i Shoqatës së Bankave gjermane, Klaus Peter Müller/ /DW/

Cdodite​
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top