اfarë më frymëzon profesioni i mësimdhënësit ?

prizrenka

Shpalosni ndjenjat !
اfarë më frymëzon profesioni i mësimdhënësit ?


Duke parë situatën e tanishme politike, ekonomike dhe sociale e cila po zhvillohet në Kosovë në këtë periudhë të rëndësishme të tranzicionit dhe që tregon se gjendemi ende në një pozitë të vështirë, këtu duhet vënë theksin e veçantë të përqëndrimit të institucioneve tona në drejtim të ngritjes së interesimit të njerëzve për arsim ( edukim ). Gjithashtu tranzicioni apo ndryshimet e mëdha të sistemeve deri te ky i tanishmi “ Sistemi i Ekonomisë së Tregut “ i cili i njeh kryesisht të aftit ( të arsimuarit ) apo vlerat e larta të arritura te njerëzitë tregon qartë se forma apo mënyra më e mirë ndoshta edhe e vetme për të arritur deri te këto vlera është arsimimi.
Arsimi dikton qasjen më të lehtë në tregun e punës. Por jo vetëm kaq sepse ky profesion ishte, është dhe do të mbetet imperativ gjithmonë jo vetëm te ne por në çdo shoqëri të vendeve të ndryshme në botë. Prandaj këtu shprehet edhe synimi im përse jam e frymëzuar në profesionin e mësimdhënëses, mirëpo gjithmonë duke pasur parasysh edhe përgjegjësitë dhe obligimet të cilat rrjedhin nga ky profesion.
Gjithashtu arsye tjetër që më shtyri të zhgjedh këtë profesion është edhe puna në grupe pasi që dihet se punonjësitë e arsimit i respektojnë dhe i çmojnë shumë raportet kolegiale të cilat raporte ndikojnë pozitivisht edhe në jetën e tyre.


1
Vlerat e kësaj pune apo këtij profesioni janë të mëdha dhe ndikojnë drejtpërsëdrejti në avancimin e karierës së mësimdhënësit, e ngrisin lartë karakterin dhe autoritetin e tij.
Për këtë unë do ta kisha balancuar idenë e shumë qytetarëve të cilët thonë se gjenerata e re është ajo nga e cila pritet një e ardhme më e mirë gjë që për të cilën është shumë e vërtet por këtij koncepti do tja kisha shtuar edhe thënien se krahas gjeneratës së re edhe mësimdhënësit janë ata të cilët kontribojnë për një të ardhme më të mire te një shoqëri pasi që ata janë faktorë të cilët i edukojnë brezat e rinj, për të mos harruar këtu edhe edukatën familjare.
Prandaj me kënaqësi e kam zgjedhur këtë profesion dhe me shumë kënaqësi do të punoj në këtë profesion.

Kur kemi parasysh efektin dhe rëndësinë e madhe të kësaj detyre apo këtij profesioni si mësimdhënës atëherë duhet të ndalemi edhe te përgjegjësitë dhe obligimet e mia në këtë drejtim.
Përgjegjësitë dhe obligimet jo vetëm të miat por unë konsideroj se këto përgjegjësi dhe obligime i ka dhe do t’i ketë çdo mësimdhënës janë të shumta por unë do t’i ndaja në dy grupe :
1. اdo mësimdhënës duhet të zbatoj me përpikmëri rregulloret apo Udhëzimin Administrativ të nxjerrur nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.




2


Në kuadër të këtij Udhëzimi Administrativ shprehen masat ligjore si në vijim :
- disciplina e mësimdhënësit në punë,
- respektimi i detyrës dhe kohës së punës,

- respektimi i kodit të sjelljes dhe dispozitave ligjore,
- respektimi i kodit etikë,
- përmbushja e udhëzimeve të dhëna nga udhëheqësi ose organi i punësimit,
- sjelljet e mira jashtë vendit të punës,
- sjelljet dhe gjuha e butë, përkëdhelëse dhe jo fyese në vendin e punës.
2. Përgjegjësitë dhe obligimet tjera që kanë të bëjnë me gjetjen sa më të përshtatshme të formës së punës në raport me nxënësit duke i zbatuar reformat me qëllim që nxënësit ta kenë sa më praktike, të lehtë dhe të përshtatshme kuptimin e lëndës.

Ekzistojnë disa çështje apo shqetësime që duhet të përballemi si :

- mosdisciplina e nxënësit në mësim,
- mungesat e shumta të paarsyeshme,
- mungesa e duhur e suksesit,
- evitimi i parregullësive te nxënësit në shkollë,
- mungesa e prindërve për të diskutuar me mësimdhënësin rreth sjelljes, mungesave apo suksesit të nxënësit.
3
Ekzistojnë disa prej formave të cilat ndikojnë për të sfiduar profesionin e mësimdhënësit dhe të cilat mund t’i numërojmë :

- përgatitja arsimore,
- shfrytëzimi i internetit në këtë drejtim,
- pjesëmarrja në seminare,
- pjesëmarrja në trajnime, etj.
 
Cilat janë përgjegjësitë dhe obligimet e mësimdhënësve ?

Cilat janë përgjegjësitë dhe obligimet e mësimdhënësve ?

Kur kemi parasysh efektin dhe rëndësinë e madhe të kësaj detyre apo këtij profesioni si mësimdhënës atëherë duhet të ndalemi edhe te përgjegjësitë dhe obligimet e mia në këtë drejtim.
Përgjegjësitë dhe obligimet jo vetëm të miat por unë konsideroj se këto përgjegjësi dhe obligime i ka dhe do t’i ketë çdo mësimdhënës janë të shumta por unë do t’i ndaja në dy grupe :
1. اdo mësimdhënës duhet të zbatoj me përpikmëri rregulloret apo Udhëzimin Administrativ të nxjerrur nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.
Në kuadër të këtij Udhëzimi Administrativ shprehen masat ligjore si në vijim :
- disciplina e mësimdhënësit në punë,
- respektimi i detyrës dhe kohës së punës,
- respektimi i kodit të sjelljes dhe dispozitave ligjore,
- respektimi i kodit etikë,
- përmbushja e udhëzimeve të dhëna nga udhëheqësi ose organi i punësimit,
- sjelljet e mira jashtë vendit të punës,
- sjelljet dhe gjuha e butë, përkëdhelëse dhe jo fyese në vendin e punës.
2. Përgjegjësitë dhe obligimet tjera që kanë të bëjnë me gjetjen sa më të përshtatshme të formës së punës në raport me nxënësit duke i zbatuar reformat me qëllim që nxënësit ta kenë sa më praktike, të lehtë dhe të përshtatshme kuptimin e lëndës.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top