اfarë kanë me Darvinin?

Bilderberg

Anëtar i ri
اfarë kanë me Darvinin?

Nga: Xhemal Mato Shekulli / 06.12.2006

Ka disa kohë, që në një stacion TV të kryeqytetit, transmetohen me dhjetëra filma dokumentarë që sulmojnë teorine e Darvinit, teorinë kozmologjike dhe në tërësi gjithë shkencën, duke propaganduar vetëm fenë myslimane. Ne titrat e filmave, shkruhet se ata janë “përgatitur nën kujdesin” e Shoqatës “Ardhmëria”, (një shoqatë fetare islamike). Ato transmetohen çdo ditë, shpesh dhe disa herë në ditë.
Për të kuptuar se nga çfarë motivi ishte nisur ky stacion TV-je, për ndërtimin e një fushate të tillë të fesë myslimane kundër shkencës, telefonova një kolegun tim, që ka qenë pronar i këtij stacioni.
U çudita nga ajo që më tha, që ishte pak a shumë kjo: Kohët e fundit, TV ka qenë në krizë për prodhime programesh televizive, për këtë iu drejtua institucioneve, shoqatave dhe ambasadave, për dokumentarë televizive. Kështu, mblodhi disa materiale të tilla, të falura dhe tani në studion e transmetimit punon një njeri, i cili e mbush transmetimin me këto filma. Pra, ai nuk ka ndonjë program të planifikuar, por merr e fut kaseta, çfarë të ketë për kollaj. :eek:hh:

Kështu ndodh që vazhdimisht në këtë TV, mund të shohësh filma se si e shpjegon Kurani botën dhe sa e dëmshme ka qenë teoria e Darvinit, sa të këqija i ka sjellë ajo njerëzimit, sepse krijoi fashizmin e komunizmin, se si tërë shkencat e sotme vërtetojne ekzistencën e Zotit, dhe se si çdo gjë në këtë botë e shpjegon Kurani, ndërkohë nuk kemi parë të jepet një dokumentar se ç’është teoria e Darvinit apo kozmologjia dhe shkenca në tërësi, dhe si i ka shërbyer ajo njerëzimit!
Kur ia tregova një kolegut tim, këtë teprim të informimit të publikut vetëm në një pikëshikim, ai m’u përgjigj: “E mo, mos e merr me kaq shqetësim, se nuk e sheh njeri atë TV. Pastaj, njerëzit janë formuar aq sa ta kuptojnë se këto filma e teprojnë”. :cekic

Por, përsëri kjo nuk m’u duk e vërtetë. Dihet, se edukimi sistematik bëhet në shkollë, por shoqëria vazhdon të informohet, ndërgjegjësohet, pra dhe të edukohet tërë kohën, edhe pas sistemit shkollor. Dihet se shkolla jonë është ateiste dhe fëmijët tanë mësojnë aty Historinë e Shkencës dhe teoritë e sajë, ndërmjet tyre dhe teorinë e Darvinit “Mbi prejardhjen e llojeve”, por ç’ndodh në mendjen e tyre, kur në shkollë mësojnë se si e shpjegon kjo teori prejardhjen e llojeve dhe pasdite nga TV, dëgjojnë se kjo ishte e gabuar, se Kurani e shpjegon ndryshe dhe se sa i poshtëëër dhe mashtrues ka qenë Darvini?
A është kaosi dhe çoroditja, një tipar i një shoqërie të shkatërruar? A duhet të ketë një ndjenjë përgjegjësie në mediat tona, për edukimin dhe kulturën shoqërore?
Ndërgjegja jonë, thoshte Haveli, duhet të pajtohet me arsyen tonë. Ndryshe, jemi të humbur”. Si mund ta lejojë shoqëria dhe institucionet tona që, për shkak të varfërisë se një stacioni televiziv, të deformohet edukimi dhe informimi i shoqërisë? Po sikur, një televizioni t’i falen filma të tjerë, që “vërtetojnë se droga është shumë e shëndetshme për rininë, apo se fashizmi ka qenë shumë i mirë etj., si këto dhe një televizion t’i transmetojë “se s’ka çfarë të japë” ose se “i ka programe qyl”, a s’do të formonim një shoqëri pa vlera, ose me vlera shkatërruese?!

“Dihet, ka thënë analisti amerikan, Sulcberger, se gjykimi i njeriut, nuk mund të jetë më i mirë se informacioni që merr. Jepini atij të vërtetën dhe ai do të eci drejtë”. Po, cila është e vërteta? Le t’i japin mediat informacionet për të vërtetën, të barabarta në sasi kohe transmetimi, por le të vlerësojnë dhe përgjegjesinë që kanë ndaj edukimit të fëmijëve tanë, ndaj të ardhmes së shoqërisë sonë. Feja mund të jetë një vlerë e shoqërisë, por arritjet shkencore, a s’janë vlera njerëzore? Kompjuteri, gjenetika, nanoteknologjia, teoria e evolucionit, përse nuk publikohen si vlera njerëzore. Përse ka ardhur koha, që të thuash se je ateist dukesh jashtë mode, bile në ndonjë rreth shoqëror ekstrem, mund të kesh dhe frikë se e ndjenë veten si Xhordano Bruno në Mesjetë. Grupet fetare kanë të drejtën e tyre të publikojnë fenë, por nëse një televizion që transmeton 70% të filmave vetëm kundër shkencës, atëherë ky deformim rastësor i informim/edukimit, do të krijojë një shoqëri me këto përqindje të imponuara.
 
Une i kam pare keto dokumentare. Nuk mund te thuhet qe nuk jane te demshem sepse nese ndiqen nga nje i ri i pa formuar apo informuar, ai mund ti ha llokum ato qe degjon. Ne keto tip emisionesh, nisen duke studiuar shkencerisht boten e kafsheve, mrekulline e menyres se tyre te mbijeteses dhe ne fund perhere vjen nje pergjigje : " Si mund te ndodhe vetvetiu kjo mrekulli" ?

Per mua ky eshte nje lavazh truri. Nuk mund ti percjellesh publikut perhere nje doze te tille injorance se mund ta infektosh. Bravo atij qytetarit qe e ka ngritur si problem.
Nese eshte kanal fetar le te shfaqe c'te doje, ne te kundert me mire te shfaqe festivalin e femijeve ne Shkoder, sesa keto brockulla te rrezikshme per shoqerine tone.
 
اfarë kanë me Darvinin?

Nga: Xhemal Mato Shekulli / 06.12.2006

Dihet se shkolla jonë është ateiste dhe fëmijët tanë mësojnë aty Historinë e Shkencës dhe teoritë e sajë, ndërmjet tyre dhe teorinë e Darvinit “Mbi prejardhjen e llojeve”, por ç’ndodh në mendjen e tyre, kur në shkollë mësojnë se si e shpjegon kjo teori prejardhjen e llojeve dhe pasdite nga TV, dëgjojnë se kjo ishte e gabuar, se Kurani e shpjegon ndryshe dhe se sa i poshtëëër dhe mashtrues ka qenë Darvini?
A është kaosi dhe çoroditja, një tipar i një shoqërie të shkatërruar? A duhet të ketë një ndjenjë përgjegjësie në mediat tona, për edukimin dhe kulturën shoqërore?
Ndërgjegja jonë, thoshte Haveli, duhet të pajtohet me arsyen tonë. Ndryshe, jemi të humbur”.

Meqe shkolla eshte laike dhe jo ateiste (ne kuptimin qe nuk varet prej fese, dhe jo kunder saj) atehere nuk duhet te jete vetem teoria e Darvinit ne libra, por perkrah saj duhet te jete dhe teorite e jetes sipas Bibles Kuranit Ungjillit apo ku di une.
Keshtu qe kur femija ti shoh ne TV nuk do cuditet dhe nuk do ti behet lavazh truri.

As teoria e Darvinit nuk duhet marre seriozisht.
Perderisa quhet akoma teori, ajo dhe hidhet posht ose ka funskion deri tek nje kufi i caktuar.

Marim nje shembull.
Njeriu ne nje cast te caktuar historik beri kontakt me Aliene.

Sipas teorise Darviniane Alienet dhe ne i biem qe te kemi lidhje.(e kujtoni librin Mbi prejardhjen e llojeve?)
Ai mund ta shpjegoje keshtu:
" Mijerqa vite me pare eksistonte nje rrace majmunesh superior ndaj te tjereve me inteligjence jasht normales. Duke qene se u merziten se jetuari ne Toke dhe te shgenjyer nga jeta toksore, ndertuan anije kosmike ne forme piramidale dhe perdoren pirameidat egjyptiane si baza leshimi (ja dhe misteri i piramidave) u larguan ne nje planet te largut ne te cilin trupi i tyre u pershtat me ambjentin (sa jetokan kto majmun per te arritur qe te shohin ndryshimet e trupit me ambjentin) dhe me premtimin qe do te kthehen nje dite."

Tani nje person qe di ndryshimin midis teorise dhe realitetit, ku ajo ja fut kot e ku e ka eksagjeruar, e kupton qe ky eshte film fantastiko-shkencor i dores se trete.
Dikush fanatik i Darvinit do thonte " E shihni se e kaparashikuar dhe kete, te keqen e Nostradamusit."

Cdo person ka nevoje te kete me shume se nje burim informacioni
ose behet fanatik dhe radikal e do kemi ikuizicion shkencor pastaj.

Dhe nje gje tjeter, shumica e tekste shkollore nuk jane riperpunuar shume mire dhe kane ngelur pak si shume identik me ato te KOMUNIZMIT.

Askush nuk do te quhet Majmun i depiluar
 
Redaktimi i fundit:
Nuk e di a do ishte vendi me i duhur te diskutojme mbi teorine e Darvinit. Ajo qe e ben ate te mbetet nje teori, eshte vetem kalimi i majmunit ne njeri.

Por kjo nuk eshte e majftueshme qe gjithe vepren e tij, ta hedhim ne kosh. Ai ishte i pari qe u mor dhe specjet dhe evolimin e tyre dhe kjo ishte shkence. Shkenca mbetet, merret seriozisht dhe mbi te vazhdojne te hidhen hapa te tjere.
 
Po flasim per nje kohe ku qelizat shiheshin si njolla te zeza dhe pa asnje funksion ne trupin tone.

Po flasim per nje kohe ku gjithcka bazohej ne hamendesi.

Po flasim per nje kohe ku nuk dihej se cfare ishte ADN-ja.

Po flasim per nje kohe ku nese gjeje nje dhemb babuini te fosilizuar mund ta perdorje si zbulim i nje njeriu te eger.

Dhe e rendesishmja nga te gjitha nuk ka pas kompjura ne at kohe si te meret seriozisht. ( se po bej shaka)
 
I permende anijet kozmike ne forme te piramidave, e qe menjehere me shkoi mendja ne filmin STARGATE apo jo
 
I permende anijet kozmike ne forme te piramidave, e qe menjehere me shkoi mendja ne filmin STARGATE apo jo

I permenda qe te shkonte mendja tek ................................................

E ku di gje pse, vetem Darvini e di.
 
jo jo ne nuk e kemi prejardhjen prej majmunit.................................e kemi prej krimbave ujorë,pastaj jemi bere bretkosa qe kemi kercyer ne toke e pastaj zvarranik (bleah),pastaj kushedi se çfare dhe me ne fund majmune dhe jemi ushqyer me morra,pastaj nga druret (ngaqe na ishin shfarosur) kemi kercyar ne toke dhe na humbi bishti si gokut ne dragon ball e u beme njerez dhe at shume shume te mençur Sapiens!
 
Cfare me Darvinin? Asgje fare !

E vetmja arsye qe teoria e Darvinit mbrohet akoma, megjithe kontradiktat e medha qe ka ajo me shkencen, eshte lidhja e saj e ngushte me materializmin. Darvini aplikoi filozofine materialiste ne shkence dhe avokatet e materializmit, me te shquarit e te cileve jane marksistet, e mbrojne ate me cdo menyre.
Teoria e evolucionit eshte nje teori e cila ka deshtuar, eshte gjunjezuar. Arsyeja eshte se evolucionistet nuk jane te afte te shpjegojne as formimin e nje proteine te vetme. As ligjet e probabilitetit, as ligjet e fizikes dhe kimise nuk ofrojne ndonje shans per formimin e rastesishem te jetes.
Pra, logjika e shendoshe e njeriut nuk pranon te shfaqe emisione te njerezve te tille te cilet, mund te ngushellojne veten vetem duke enderruar, se shkenca do t'i zgjidhe ne te ardhmen problemet e tyre. Megjithate, shkenca kurre nuk ka per te vertetuar, sado kohe te kaloje, thenie te tilla, jo vetem krejtesisht te pabazuara, por edhe te palogjikshme. Perkundrazi, progresi i shkences i ben akoma edhe me te qarta theniet e palogjikshme te evolucionisteve.
 
Redaktimi i fundit:
Para pak kohesh , kisha e Mbreterise se Bashkuar i kerkoi falje publikisht biologut
te degjuar per teorine e evolucionit ,çarls Darvin ,per kundershtimin e teorise se tij.
Ky veprim i bere shume vite pasi shkenctari ne fjale ka vdekur ,nuk ka ndonje vlere te madhe , por tregon fjaskon e fese para atyre qe kuptojne , shohin dhe degjojne.
 
Meqe shkolla eshte laike dhe jo ateiste (ne kuptimin qe nuk varet prej fese, dhe jo kunder saj) atehere nuk duhet te jete vetem teoria e Darvinit ne libra, por perkrah saj duhet te jete dhe teorite e jetes sipas Bibles Kuranit Ungjillit apo ku di une.

Dmth, ti deshiron qe femijet ne shkolle te mesojne edhe rreth fese? Institucioni shkollor eshte i financuar nga shteti, dhe perderisa shteti ka pergjegjesi qe t'i mireperdore ato fonde qe vijne nga taksat e qytetareve (teorikisht), nuk ka perse te harxhoje fonde me predikues perderisa familjet qe deshirojne qe femijet e tyre te rriten me edukaten fetare, do t'ia mesojne vete femijes, ndersa ato qe nuk deshirojne, nuk do t'ia mesojne.

Mesimi fetar eshte pergjegjesi familjare, dhe e them kete duke marre parasysh qe ku lind te percakton "zgjedhjen" fetare, dhe ne te njejten shkolle shteterore sot shkojne katolike, myslimane, protestante, budhiste, pagane dhe jo pagane, mormone, etj. Eshte e pamundur te gjendet nje kompromis midis grupeve fetare(sepse te gjithe mendojne qe kane te drejte dhe jane te vecante) se feja eshte nje problem i "nxehte" prandaj me te drejte, mesimi i teorive fetar lihet ne dore te familjes.
 
Vetem niveli i ulet i shkences sot hedh poshte torine e Darvinit.Njesoj si ne periudhat e kaluara,kur rete i ngateroni me Zotin,pastaj rrufete,pastaj .. e gjith ato raste ne evolucionin e daljes nga injoranca.Njerezimi,kur nuk shpjegon dot nji dicka,hidhet nga Zoti ,Alienet,Marsianet.Kur shkeca ngel ne vend,ngre koken alternativa ose perfaqesuesja e injorances,feja,e cila e sulmon e terbuar kete teori.Vertetimet e tij jan aq shume te dukshme sa nuk kane nevoje fare te mbrohen.Shikon organet tona dhe ato te kafsheve,shikoni shumezimin e tyre,qelizat e tyre.Jane me miliona fakte.Njerzit sot jane miope te mendimit.Ketu nuk perjashtohen dhe Shkencetare.Biologjia molekulare verteton teorine etij 100 %.
Ndersa gjuha e folur ne vazhdimesine lindese rritese dhe transformuese verteton me se miri teorine e tij.Pikerisht atje ku shkenca ka ngecur tek truri,gjuha,arsyen e lindjes dhe si kane ardhur deri ne ditet tona pikrisht aty vertetohet dhe teoria e Darvinit.
Argumentat qe e kundershtojne ate jane shume te dobeta dhe shume spekulative.Ato perdorin llogjiken e tipit fetar dhe jo faktin shkencor.Ta kundershtosh ate duke mos vertetuar te kunderten,mua me duket kotesi.Derisa te vertohet e kunderta,ajo asht Teoria me serioze per origjinen e jetes dhe te njeriut ne vecanti.Nese Teoria e Darvinit asht peralle,ato me Zot e me Aliene jane superperralla.
 
nëse teoria e evolucionit qenka e vërteta ajo është zhvilluar për miliona vite... a nuk do të duhej të kishte specjie të formave kalimtare dmth një majmun që është në fazën e kalimit në njeri?!. Ku ka fosile që dëshmojnë evolucionin?!
Nëse je aq i aftë edhe ti ta argumentosh atë nxito, është duke u dhënë shpërblim që të bën miliarder po qe se e argumenton evolucionin, ama me FAKTE.
 
Meqenese ne nuk gjejme dort specie kalimtare kjo nuk do te thote se Darvini ska te drejte.Po nese ne nuk shohim qe kemi kater gjymtyre(dy kembe dhe dy duar),kemi dy sy,kemi dy vesh,kemi nje hunde,dy vrima te flegrave te hundes,melci,zemer....nuk e di cafre faktesh duan budallenjte e sotem shkecetare.Mos duan nje njeri gjysem Luan gjysem njeri?Do vije nje moment dhe ajo do shpjegohet.Por duke ecur ne thellim te teorise se Darvinit dhe jo ne k...njerezore.
 
Nqfs deshiron te behesh MILIONER dhe mendon se ke te drejte, urdhero:

http://www.forumivirtual.com/aktual...-shperblim-multitrilionesh-shkencetareve.html

Te uroj fat ne debat :D:lexim:
 
Mosaftesia jone per te dhenene pergjigje per nji dicka nuk perben argument.Eshte njesoj si une ti kerkoja ndonjerit te me gjente nje Diell te tille qe te ishte gjysem diell,gjysem planet.Ato qe ne nuk kemi zbuluar,nuk perbejne argument.
Per te zbuluar kete njerezimit do ti duhen miliarda dollare dhe jo nji milion e ketij karagjozit.
 
Pergjigjen e kane dhene i nderuar. Ty qe nuk te intereson rreth gjunjezimit te kesaj teorie, ai eshte problem i yti, jo i imi. Megjithate, ja ku e ke nje link qe flet rreth gjunjezimit te kesaj teorie boshe:

Gjunjezimi i Evolucionit - Harun Yahya

Kur t'gjejsh fakte qe i kundershtojne keto brenda ne link, lajmerohu :gjujpeshk:
 
Po ky islamisti i djegur Harun ceshte e njeh njeri apo qarkullon vetem ne radikaloekstremistet
 
Po ky islamisti i djegur Harun ceshte e njeh njeri apo qarkullon vetem ne radikaloekstremistet

Ky "i djegur" eshte ai i cili e ka djegur ne teresi teorine Darviniste.

Jam kurioz te di.E ka mbaruar shkollen fillore ky Haruni?

Kurreshtjen shuaje tek webi i tij, aty ke per te pare a e ka kryer filloren apo parashkollor ka qene kur e ka gjunjezuar kete teori.
 
Teoria e Darvinit ne cdo zbulim te ri perforcohet.Ndersa Harunet harrohen shpejt ne rjedhen e kohes.
 
Teoria e Darvinit ne cdo zbulim te ri perforcohet.Ndersa Harunet harrohen shpejt ne rjedhen e kohes.

Fillove tani te filozofosh ? Zbulim i ri ? Oh me fal..Ndoshta paskan zbuluar se njeriu nuk e ka prejardhjen nga majmuni por tani do t'del se e ka prejardhjen nga ndonje peshkaqen.

Sdq, linkun e ke, ne momentin qe i sjell faktet/argumentet qe kundershtojne at "Harun", une do vazhdoj biseden me ju. Deri atehere, mirembetsh =):dj:
 
Sdq, linkun e ke, ne momentin qe i sjell faktet/argumentet qe kundershtojne at "Harun", une do vazhdoj biseden me ju. Deri atehere, mirembetsh =):dj:

Loverdjali mos u trazo edhe aq shume :dj: se muhabet po behet o burre :dj: Pastaj ky Harun me duket se tani eshte duke u flladitur i cik apo jo? Pastaj edhe per tezat e tij egzistojne me mijera kunderthenje madje madje me te fuqishmet nga menidmtaret Islam :gjujpeshk::gjujpeshk: Mendje mendje osht kjo dynja o ju marrsha te keqen :gjujpeshk::gjujpeshk:
 
Metoda shkecore asht baza per progresin njerezor.Relativizmi shkencor asht baza e shkences moderne.Darvini asht nje gjigand i mendimit.
 
Metoda shkecore asht baza per progresin njerezor.Relativizmi shkencor asht baza e shkences moderne.Darvini asht nje gjigand i mendimit.

Pse care metode paska perdorur ky Haruni ? Edhe ai ne menyre shkencore e ka gjunjezuar darvinizmin.

kiterr, e di ! Por, ne po flisnim rreth teorise darviniste. Eshte vertete nje goditje e rende qe ja ka dhene Haruni me ate liber. Sic thuhet " the best shot"
 
Ai qenka mekatar do shkoje ne xhenem/xhenet (ferr me pak fjale) diten e gjykimit do ta kete keq ai......si ka mundesi qe vendosi ne dyshim fjalen e zotit te tij te vetem...........Kur zihen ngushte keta te djegurit nga rrera e Sahares keshtu flasin percart
 
Redaktimi i fundit:
Me Darvinin e kane sepse pranoi qe njeriu ka ardhur nga majmuni ashtu sic mund te thoshte qe majmuni ka ardhur nga qeliza, qeliza nga atomi etj etj etj.

Pra shpjegoi teorine e evolucjonit me shmbullin me banal nga majmuni tek njeriu.
 
kiterr, e di ! Por, ne po flisnim rreth teorise darviniste. Eshte vertete nje goditje e rende qe ja ka dhene Haruni me ate liber. Sic thuhet " the best shot"

Ky eshte vetem nje mendim i yti, prandaj edhe eshte i paqendryeshem. Keso tentativa si te Harunit qe jo rrall here eshte leshuar edhe atje ku nuk e ka vendin, kane bere edhe para tij por do bejen edhe pas tij por teoria e Darvinit qendron akoma. Madje madje, pothuaj pas cdo tentative te atille ajo del edhe me e fuqishme. :gjujpeshk::gjujpeshk:
 
Fakti qe cdo kundershtar i Darvinit asht ekstremist fetar,eshte shume domethenes.

Hahaha...Me te vertete kam qeshur shume kesaj rradhe :D

E di, te kuptoj, mos ke dert. Je zene ngusht andaj. Patjeter te thuash dic, vetem per te mos heshtur.

I mirepres argumentet :gjujpeshk:
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top