اfarë i ndodh trurit në momentet e fundit të jetës?

Arfenilla

Themelues i Forumit

tru.jpg

Studiuesit amerikanë shpjegojnë se si reagon truri përballë vdekjes, edhe nëse përvoja është personale, por edhe kur shohim skena horrori, p.sh. në filma.
Emocioni i parë që provojmë është frika. Ajo është një përgjigje konijtive, e cila aktivizohet në situata të vështira.

Kur kemi frikë, aktivizohet talamusi, i cili njësoj si një central i dërgon sinjalet në pjesët e tjera të trurit dhe si pasojë në trupin tonë prodhohet glukozë, kortizol dhe adrenalinë.
Në hipotalamus u hapet drita jeshile reagimeve fiziologjike që lidhen me situatën, çka bën të zgjedhim nëse do të mbrohemi apo do të përpiqemi të ikim.
Pasi truri “vihet në alarm”, ndodh të bërtasim. Ndryshe nga sa mund të mendohet, britmat nuk janë një reagim i pjesës së trurit që lidhet me të folurit, transmeton shekulli. Britmat janë pasojë e aktivizimit të një pjese tjetër të trurit dhe bëjnë që edhe personi që thjesht po e sheh një situatë të tillë, pa qenë i rrezikuar, të ketë reagim të ngjashëm.
Pas frikës dhe britmave vjen momenti i vuajtjes. Kur plagosemi, neuronet sensoriale i dërgojnë talamusit sinjalizimin e dhimbjes. Truri stimulohet që të gjejë një zgjidhje për të shmangur përsëritjen e kësaj ndjesie.
Kur nuk ia arrin, vjen vdekja klinike. Në këtë pikë, truri mbetet i vetëdijshëm për disa çaste, duke hyrë në atë që disa e përshkruajnë si përvoja para vdekjes, e cila ndiqet në shumicën e rasteve nga vdekja biologjike.b lajmi
 
Titulli: اfarë i ndodh trurit në momentet e fundit të jetës?

:( e tmerrshme, mu rrenqeth mishi qe po e lexoj, jo m kur tme vij vdekja afer
 
Titulli: اfarë i ndodh trurit në momentet e fundit të jetës?

E lezetshme kjo tema :)

Me kujtoi disa kohe me pare kur lexova nje postim diku qe thoshte: Kur vdes nje person truri mbetet aktiv dhe per 7 minuta tjera, eshte periudha kur ne trurin e njeriut shfaqen permes fotografive te vazhdueshme te gjitha memorjet e jetes...fatkeqsisht nuk e di sa eshte e vertete ose thjesht nje legjende por e bukur sidoqofte :)
 
Bashkohem me kete postim.... nga pervoja ime ne nje aksident me makine ne Itali.
Mund te shtoj qe po mos te ishte per elektroshockun nga mjeket, isha ne paqe me veten dhe vegimet :)

hajduti
 
Titulli: اfarë i ndodh trurit në momentet e fundit të jetës?

Para ca viteve kur kam pesuar nje aksident me makine, e isha pothuajse ne prag te vdekjes .... e gjitha c'fare mbaj mend ishte qe po luftoja per oksigjen dhe po humbisja shikimin . Them qe nese zgjat pak si me shume kjo lloj lufte e nuk te jepet ndihma e shpejte... thjeshte iken dhe aq.

Te njenten gje shpjegon edhe vellai i im, i cili para nje viti gati vdiq nga nje aksident ne pune.

Ps....K'to enderrat me shume drita e memorie, qe tregojne neper filma .. une si besoj , pasi besoj qe s'ka kohe per momente te tilla.
 
Titulli: اfarë i ndodh trurit në momentet e fundit të jetës?

Lere mos ma kujtoni
Dy x aksident me auto e te dyja kur më kujtohen......

Falemindere Zotit ....qê kemi shpetuar.
 
Titulli: اfarë i ndodh trurit në momentet e fundit të jetës?

Iknim sa me lehte. sa i perket aksidenteve jane larg perjetimit te vdekjes reale. vdekja reale eshte momenti kur shkeputet shpirti nga trupi.

Une kam patur nje aksident para nja 20 vjetesh. ajo cka mbaj mend eshte qe pashe nje fushe plot me bar dhe une po fluturoja. kur zgjohem e shoh veten rruges per ne spital ...
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top