اfarë është Wireless Rrjetat kompjuterike?

MasteR

I'm offline
Përgjigje: Wireless rrjetet e shfrytëzojnë valët radio dhe / apo mikrovalë të ruajtur kanale komunikimi midis kompjuterave. Rrjeteve Wireless është një alternativë më moderne të rrjeteve Wired që mbështetet në bakër dhe / ose instalim fibra optike në mes pajisjeve të rrjetit. Një rrjet pa tel ofron avantazhet dhe disavantazhet krahasuar me një rrjet Wired. Avantazhet e pa tel përfshin lëvizshmërinë dhe eliminimin e kabllove neveritur. Disavantazhet e pa tel përfshin mundësinë për ndërhyrje të radios për shkak të motit, pajisje të tjera celulare, ose pengesa si mure. Wireless është i shpejt fituar popullaritet për të dy në shtëpi dhe biznesi. Teknologji Wireless vazhdon të përmirësohet, dhe kostoja e produkteve wireless vazhdon të ulet. Online wireless networking lokale area (WLAN) produkte në përputhje me 802,11 "Wi-Fi" standardeve. Gear një person ka nevojë për ndërtimin e rrjeteve pa tel përfshin adapters rrjet (NICs), pikat e hyrjes (APS), dhe routers.
Lidhja e kompjuterit të shtëpisë me televizorin po bëhet gjithnjë e më popullore ndërsa sistemet për kryerjen e kësaj lidhjeje, gjithnjë e më te përsosura. Më poshtë kam përgatitur një përshkrim për fillestarët se si të kryejnë lidhjen në fjalë.

Pse ta lidh kompjuterin me televizorin ?
Kompjuterin e shtëpisë mund ta lidhësh me televizorin për rastet kur mendon se ekrani i kompjuterit tënd është tepër i vogël dhe nuk të jep kënaqësi kur don të shohësh një film/video të shkarkuar nga interneti, një film/video që ke në cd apo një disk dvd nga lexuesi dvd i kompjuterit tënd. Kur don të shohësh një stacion televiziv që transmeton përmes internetit apo të regjistrosh një film/video nga kompjuteri në videoregjistruesin e shtëpisë.

Mënyrat e lidhjes së kompjuterit me televizorin
Mënyrat e lidhjes janë të shumta por unë do të përshkruaj vetëm lidhjen me të të thjeshtë, më popullore dhe që jep rezultate të kënaqshme përmes funksionit që njihet me emrin "TV out" apo "video out". Kjo lidhje bën atë që ekrani i televizorit të mund të zëvendësojë atë të kompjuterit.

Kushtet që duhen plotësuar për të kryer lidhjen e kompjuterit me televizorin
Televizori yt duhet të ketë hyrjen për kabëllin scart (pjesa më e madhe e televizorëve e kanë). Aq më mirë nëse ka edhe hyrjet SVHS dhe RCA.
Nëse televizori yt nuk ka hyrje për kabëllin scart mund të kryesh lidhjen e mëposhtme përmes videoregjistruesit, gjithnjë nëse ky ka hyrjen scart.
Ndërsa kompjuteri yt duhet të ketë një kartë video (kartë grafike) me funksionin që njihet si "video out" apo "TV out". Për të parë nëse kompjuteri yt e ka këtë funksion mund t'i hedhësh një sy faturës që ke marrë me kryerjen e pagesës ku përmenden përbërësit kryesorë të kompjuterit tënd. Shih nëse shkruan diçka mbi "video out" apo "tv out". Duhet të ndodhet në të njëjtin rresht ku flitet për llojin e kartës grafike (kartës së videos).

Mënyra tjetër është hedhja një sy pjesës së prapme të vetë kompjuterit. Shiko nëse ka ndonjë prej daljeve në figurë që njihen si RCA Composite dhe S-Video (disa kompjutera i kanë të dyja). Sa më i ri të jetë kompjuteri aq më të mëdha janë gjasat që kompjuteri yt të ketë "video out". Mund të them nga përvoja ime se rasti më i mirë do të ishte ai kur kompjuteri do të kishte RCA composite.Zakonisht kartat e videos që kanë 60 Mb kujtesë e sipër kanë edhe "TV out".
Nëse kompjuteri yt nuk ka ndonjë nga daljet e përmendura atëherë duhet të vësh në njërën pjatë të kandarit ekonominë tënde dhe në tjetrën dëshirën për të parë video/filma nga kompjuteri në televizor. Fut tek pjata e parë edhe instalimin e kartës së re brenda në kompjuter.
Ndërkohë që një kartë e mirë video është e nevojshme edhe për luajtjen e lojrave më të reja.
As mos e sill ndërmend lidhjen e kompjuterit me televizorin nëse kompjuteri yt është aq i vjetër sa që nuk mund të luajë fare video apo stërmundohet kaq shumë derisa ngecën gjatë luajtjes së tyre (këtu nuk është fjala për "ngecjen" gjatë parjes së programeve televizive drejtpërdrejtë nga interneti e cila është e një lloji tjetër dhe për të cilën Rruzull.net do të flasë në një shkrim tjetër).

Lidhja përmes daljes RCA Composite
Kjo dalje për mendimin tim, mundëson lidhjen më të përkryer, më të thjeshtë dhe më të lirë. E gjitha që duhet të blesh është një kabëll njëfishësh që njihet si "RCA Composite cable" aq të gjatë sa të arrijë televizorin.
Zakonisht gjendet në gjatësitë 1m, 5m dhe 10m. Një kabëll 5 metërsh duhet të mjaftonte. Kabëlli 10 metërsh mund të sillte humbje të kualitetit të figurës.
Ky kabëll lidhet nga njëra anë tek dalja RCA Composite e kompjuterit tënd dhe nga ana tjetër tek hyrja "Video In" e televizorit tënd. Nëse televizori yt nuk ka "Video In" duhet të blesh një Scart Adapter apo akoma më mirë të blije një paketë që do të përmbante kabëllin RCA, Scart Adapter si dhe kabëllin e zërit.

Lidhja përmes daljes S-Video
Ndonëse thuhet se formati i videos S-Video jep një kualitet më të mirë të figurës përmes kabëllit që quhet "S-Video cable", mua nuk më ka dalur kështu, por kjo mund të ketë të bëjë me llojin e televizorit si dhe me aftësitë e programeve që kam përdorur për të mposhtur sinjalin bllokues Macrovision të daljes S-Video që ka karta jote e videos dhe që është vendosur në kompjuterin tënd për të mos lejuar kopjimin e filmave të formatit dvd në videoregjistruesin e shtëpisë. Kjo lidhje jep një figurë të mirë nëse televizori yt është aq i ri sa që ka hyrje "S-Video In" (SVHS).

Kabëlli që konverton SVideo në RCA
Nëse televizori yt nuk ka "SVideo In" apo ndryshe "SVHS" - që zor se mund ta ketë - të këshilloj të blesh një kabëll konvertuese që bën kthimin nga "Svideo out" në "RCA", në vend që të përdorësh një kabëll Svideo për ta lidhur drejtpërdrejtë tek Scart Adapter...

Si të shoh figurën nga kompjuteri në televizor ?
Nëse ia ke arritur të lidhesh më në fund kompjuterin me televizorin, mënyra më e thjeshtë për të parë figurën nga kompjuteri në televizor është heqja e kabëllit që lidh kompjuterin tënd me ekranin e kompjuterit (monitorin) e cila duhet të kryhet pas fikjes më parë të kompjuterit. Gjatë rindezjes, kompjuteri yt e zbulon automatikisht ekranin e televizorit.


Televizori duhet vendosur në kanalin VCR nëse lidhja është kryer përmes hyrjes Scart të televizorit. Zgjidh kanalin Svideo apo RCA, nëse lidhja është kryer përmes ndonjërit prej tyre.


Kujdes: Ekrani i televizorit nuk është aq i qartë sa ai i kompjuterit, duke e bërë të vështirë leximin e germave apo parjen e figurave të fushës së desktop-it që mund të sjellë vështirësi në gjetjen e programeve që don të hapësh apo edhe të vetë butonit të fikjes së kompjuterit. Nga ana tjetër, ndonëse mund të duket paradoksale, është pikërisht kjo paqartësi që bën videot/filmat me rezolucion të ulët të duken më mirë në televizor sesa në kompjuter duke mbuluar disa turbullira që mund të shfaqeshin në ekranin e kompjuterit gjatë luajtjes së tyre (parasëgjithash parjes së transmetimeve televizive përmes internetit).


Nëse gjithçka ka shkuar si duhet, duhet të arrish tashmë të shohësh figurën nga kompjuteri në televizor por akoma bardhë e zi.
 
Na tregoni ndonje menyre si thyhet wifi?
 
Na tregoni ndonje menyre si thyhet wifi?

Nese e ke fjalen per programe qe shpesh dalin ne reklame neper celular, genjeshtra jane tgjitha = )
 
Nese e ke fjalen per programe qe shpesh dalin ne reklame neper celular, genjeshtra jane tgjitha = )
Hapa nje teme oer kete pune..
funksionojne lover se jam duke i testuar
 
Une me program skam thyer asnjehere.
Ne te kaluaren e tere procedura kryhej me CMD
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top