اfarë është REALITETI? اfarë ka në themel të gjithçkaje që ne përjetojmë?

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Shiko fotografinë 1791598
Valerie Jamieson

A është çdo gjë reale? Pyetja duket se fton vetëm një përgjigje: sigurisht që është. Nëse keni dyshim, godisni me shkelm një shkëmb. Duke lënë mënjanë pyetjen nëse shqisat tuaja mund të besohen, çfarë po shkelmoni në të vërtetë? Shkenca ka nevojë për shumë pak përbërës për të bërë një shkëmb: një grusht thërrmijash të ndryshme, forcat që udhëheqin ndërveprimin e tyre, plus disa rregulla që i parashtron mekanika kuantike.

Duket si një rrokje solide e realitetit, por shumë shpejt nis të ndihet e pamjaftueshme. Nëse heq mënjanë një shkëmb, do të zbulosh që përbërësi bazë është atomi – ndoshta 1000 trilion trilion prej tyre, në varësi të madhësisë së shkëmbit. Atomet, sigurisht përbëhen nga thërrmija më të vogla nënatomike, pra protonet dhe neutronet – që edhe këta janë të ndërtuar nga kuarke dhe elektrone. Por, atomet janë kryesisht hapësirë boshe. Nëse një atom do të rritej aq shumë, sa që bërthama e tij të bëhej sa madhësia e Tokës, distanca me elektronet e tij më të afërt do të ishte 2.5 herë më shumë se sa distanca mes Tokës dhe Diellit. Në mes nuk ka asgjë. Nëse kaq shumë prej realitetit është e ndërtuar mbi boshllëk, atëherë çfarë u jep shkëmbinjve dhe objekteve të tjerë formën dhe madhësinë që kanë?

Fizika nuk ka problem t’i përgjigjet kësaj pyetjeje: elektronet. Rregullat kuantikë diktojnë që dy elektrone nuk mund të okupojnë të njëjtën gjendje kuantike. Rezultat i kësaj është që sado të përpiqesh, nuk mund të ngjeshësh dy atome në të njëjtën hapësirë. “Elektronet bëjnë gjithë punën kur bëhet fjalë për strukturën e materies përreth nesh”, thotë fizikani Sean Carroll në Institutin Kalifornian të Teknologjisë.

Kjo, jo për të thënë se bërthama është me pakicë. Pjesa më e madhe e masës së një atomi vjen nga protonet dhe neutronet dhe forca që i lidh bashkë, që bartet prej bërthamave të quajtura gluone. Pra, elektronet, kuarket dhe gluonet përbëjnë pjesën më të madhe të asaj që na rrethon.

Por jo të gjithën. Ekzistojnë edhe përbërës të tjerë të realitetit – 17 në total, që sëbashku përbëjnë modelin standard të fizikës së thërrmijave. Modeli vlen edhe për botën e pasqyruar të antimateries me një seri komplementare antithërrmijash. Disa copëza të modelit standart janë të zakonshme, si fotonet e dritës dhe neutrinot që vijnë drejt nesh nga Dielli dhe burimet të tjerë. Por, të tjerë duket se s’janë pjesë e realitetit të përditshëm, përfshirë kuarket e sipërm dhe të poshtëm si dhe thërrmija e ngjashme me elektronin, që quhet tau. “Ata nuk luajnë një rol”, thotë Paul Davies i Universitetit Shtetëror të Arizonës. “Por thellë-thellë, mund të lidhen”. Kjo sepse moeli standart është më shumë se sa një thirrje thërrmijash. Themelet e tij qëndrojnë në simetrinë dhe teorinë e grupit, një shembull i lidhjeve misterioze mes realitetit dhe matematikës.

Modeli standart është edhe më i çuditshëm për atë çfarë nuk përfshin. Nuk ka asgjë për të thënë për materien e errët të padukshme që duket se përbën pjesën më të madhe të materies në univers. As nuk llogarit energjinë e errët. Janë përjashtime seriozë kur llogarit që materia e errët dhe energjia e errët përbëjnë së bashku 96 % të universit. Gjithashtu është tërësisht e paqartë se si modeli standart lidhet me fenomene që duket se janë realë, si koha dhe graviteti.

Kështu modeli standart është në rastin më të mirë një përafrim i rrëmujshëm, që përfshin disa, por jo të gjithë përbërësit e realitetit fizik. Shumica e fizikanëve do të binin dakord se modeli standart ka nevojë për një ribërje. Mund të jetë modeli më i mirë që kemi për realitetin, por është shumë larg të qënurit shterues. / Science – Bota.al
 
A është çdo gjë reale? Pyetja duket se fton vetëm një përgjigje: sigurisht që është.

Varet se qysh i percepton ti gjerat ... pasqyrimi i realitetit vjen ne forma te ndryshme ( me 4-ter diferenciale e sillet rreth saj ) ... . Perderisa koha ecen, i bien qe nuk eshte reale, thjeshte perdoret per te ndare kohen ...nga : Dje sot dhe neser , ku ndodhin edhe ndryshimet ose ne te vertete nuk ndodh asgje.

Ndersa illuzioni vjen ne forma te shpejta, eshte i pranishem ne c'do moment .. e pershpejton kohen nuk le vend per ndryshim ....nderkohe qe e vetmja prove qe kemi nga e kaluara , eshte memoria.

Ps... Jam kurioze qe te lexoj anetarin Edisongen , ne k;te rast
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top