اfarë është katarakta?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
اfarë është katarakta?
Katarakta, ose perdja është opacifikimi i kristallinit.
Kristallini është një lente natyrale, me ndërtim fijëzor që shërben për të fokusuar
imazhin në retinë. Kjo e fundit përpunon informacionin viziv dhe ia transmeton trurit
nëpërmjet rrugëve optike, duke realizuar shikimin.
Kristalini normal, është një strukturë fijezore transparente. Ai vendoset në pjesën e
brëndshme të syrit prapa irisit.
Me kalimin e moshës, fibrat e kristalinit fillojnë të bashkohen me njera- tjetrën dhe të
zhvendosen për në qendër, ky proçes sjell opacifikimin (uljen e tejdukshmërisë) së tij pra
formimin e perdes me pasojë uljen e pamjes. Kjo njihet me emrin katarakta (perde)
Përveç kataraktës së moshës së rritur që shfaqet pas moshës 50- 60 vjeçare
egzistojnë edhe lloje të tjera të kataratës:
• katarakta sekondare, në prani të sëmundjeve të tjera si diabetit, uveitit etj
• katarakta e lindur (kongenitale) në femijë të vegjël apo juvenile ( tek të rinjtë)
• katarakta traumatike pas goditjeve të syrit që ka një zhvillim më të shpejtë nga
kataraktat e zakonshme.
• katarakta pas ndërhyrjeve për shkolitjen e retinës dhe injektimit të vajit silikon
Tipat e ndryshëm të kataraktave kanë të njejtin trajtim: atë kirurgjikal. Nuk egziston
asnjë trajtim medikamentoz që të mund të shërojë kataraktën.
Shenjat Funksionale
• Shikim i turbullt që shoqëron gjatë gjithë ditës, në pamjen larg dhe afër. (gjatë
drejtimit të makinës, leximit të librit,shikimit të televizorit etj)
• Shfaqja e miopisë (shfaqja e numrit të syzeve minus në mosha të mëdha) ose
eleminimi i nevojës për syze gjatë leximit)
Mjeku oftalmolog
• ثshtë ai që diagnostikon kataraktën
• Ndjek zhvillimin e saj
• Propozon momentin e ndërhyrjes kirurgjikale
• Ndjek ecurinë post –operatore
Operacioni i kataraktës
Pas një prerjeje të vogël sipërfaqësore (prej 4- 5 mm), bërthama e kristalinit të opacifikuar
(perdes) goditet me ultratinguj, lëngështohet dhe thithet me anë të sondave, duke lënë
sakusin e tij të paprekur. Kristalini i hequr zëvendësohet me lenten artificiale, fuqia e të cilit
matet përpara operacionit me anë të ekografisë okulare. Kjo lente qëndron përgjithmonë
në brendësi të syrit.
Në pjesën më të madhe të rasteve operacioni i kataraktës nuk paraqet komplikacione
dhe rekuperimi i pamjes është i menjëhershëm në ditët e para pas operacionit.Gjithsesi
ai i bindet rregullit të përgjithshëm të sallës së operacionit, sipas së cilës nuk ka kirurgji
pa risk. Frekuenca e këtyre komplikacioneve llogaritet të jetë midis 1 – 4 %.
Komplikacionet e rënda Komplikacione më pak të rënda
Infeksioni Rënie e pjesshme e kapakut të sipërm
Hemorragjia intraokulare Prania e mizave të levizshme përpara syve
Shkolitje e retinës Ndjeshmëri e rritur ndaj dritës
Inflamacion (skuqje) e syrit
Rritja e tensionit intraokular.
Ndjekja post-operatore
• Syri mbahet i fashuar deri ditën e nesërme. Mjekimi post-operator konsiston në
përdorimin e kolireve me pika për mjekimin e syrit për një periudhë afërsisht 2- 3 javore.
• Nëse është e nevojshme, pas një muaji, bëhet edhe korrigjimi i përshtatshëm me
syze për të maksimalizuar shikimin.
• Përmirësimi i pamjes është i ndjeshëm qysh në ditët e para pas operacionit.
Rekuperimi i pamjes varet në masë të konsiderueshme nga gjëndja e retinës dhe
nervit optik. Ekzistenca e sëmundjeve që dëmtojnë këto struktura si glaucoma,
diabeti, retinitis pigmentoz, plakja e syrit e lidhur me moshën, dëmtimet e
mëparshme traumatike kufizojnë rekuperimin e pamjes.
• Disa muaj apo vite pas operacionit mund të ndodhë ulje e pamjes për shkak të veshjes
së faqes së prapme të lentes me një membranë fine. Kjo quhet “katarakta sekondare”
dhe trajtimi i saj konsiston në goditjen dhe çarjen e membranës me laser, proçedurë e
thjeshtë dhe e padhimbshme, që realizohet në dhomën e ekzaminimit.
'Spitali Amerikan'
cataracta_1.jpg
cataracta.jpg
 
Perdja e syrit

Katarakti apo siç e njohim ndryshe perdja e syrit është një mjegullim i lentes së syrit si pasojë e shtimit të disa proteinave.

Ashtu si mosha e njeriut, kataraktet rriten në mënyrë progresive duke u bërë më të errëta, më dense, duke penguar kështu kalimin e dritës nëpër lente. Kjo çon në humbje të shikimit. Pacientët me katarakte kanë vështirësi shikimi në ambientet me ndriçim të pakët.

Shumë persona përjetojnë një rritje të ndjeshmërisë ndaj dritës dhe shkëlqimit, shikim të dyfishtë, apo imazhe fantazmë dhe zbehje të ngjyrave. Shumica e katarakteve janë lehtësisht të trajtueshme. Operacioni i katarakteve është një nga ndërhyrjet e realizuara më shpesh në kirurgjinë e syrit.

Gjatë operacionit mjeku heq lenten e mjegulluar dhe në shumicën e rasteve, e zëvendëson atë me një lente artificiale, të quajtur lente intraokulare (LIO). Një (LIO) është një lente plastike e qartë, e cila nuk kërkon kujdes të veçantë dhe bëhet pjesë e përhershme e syrit.

Trajtimi

Nëse shikimi juaj mund të korrigjohet deri në një farë mase ndryshimi i syzeve apo lenteve të kontaktit, është e këshillueshme që të tentohet në mënyrë që për momentin të mënjanohet nevoja për ndërhyrje kirurgjikale. Nëse shikimi juaj nuk mund të korrigjohet me syze të reja dhe katarakti ndërhyn në cilësinë e jetës se përditshme, duke ju shkaktuar shqetësim, atëherë mund të jeni kandidat për ndërhyrje kirurgjikale gjatë se cilës do të hiqet lentja e mjegulluar dhe do të zëvendësohet me një të kthjellët artificiale. Statistikat tregojnë se nga 9 nga 10 persona tek të cilët është kryer kjo ndërhyrje, kanë pasur përmirësim të shikimit.

Parandalimi

Pyetja e shtruar më së shumti është se a mund të parandalohen kataraktet. Me qenë se shkaku i saktë i formimit të katarakteve është i paqartë nuk është përcaktuar ende mënyra e parandalimit të tyre. Duke qenë se kataraktet dhe sëmundje të tjera të syve si glaukoma apo pacientët, që vuajnë nga sëmundja e diabetit është e këshillueshme që në mënyrë të vazhdueshme të kryhen kontrolle tek okulisti.

Këshilla për kataraktet

-Kataraktet mund të ndihmohen nga përdorimi i kontrastit në ambiente e përditshme, pjata të bardha mbi një mbulesë tavoline të zezë;

-Rregullimi i perdeve në mënyrë që të depërtojnë sa më pak rrezet e diellit;

-Ndryshimi i pozicionit të televizionit, në mënyrë që rrezet e diellit të mos bien direkt mbi ekran;

-Përdorimi i syzeve dhe kapeles kur dilet jashtë në ditë me diell;

Llojet e katarakteve

Katarakte që lidhen me moshën. Ky tip i katarakteve zhvillohet me kalimin e moshës;

Katarakti kongjenital, kur bebet lindin me katarakte si pasojë e ndonjë infeksioni, dëmtimi, apo zhvillmi të paktë përpara se të lindin, por ato mund të zhvillohen edhe gjatë fëmijërisë

Kataraktet sekondare zhvillohen si pasojë e një sëmundjeje mjekësore si diabeti apo nga ekspozimi ndaj substancave toksike, medikamenteve të caktuara (kortikosteroidët apo diuretikët), dritës ultravjollcë apo rrezatimit

Kataraktet nga traumat formohen pas dëmtimit të syrit. Ndërkohë që faktorë të tjerë që rrisin rrezikun e një personi për zhvillimin e katarakteve përfshijnë pirjen e duhanit, ajri i ndotur dhe konsumi në sasi të mëdha i alkoolit. //keshilla
 
Titulli: Perdja e syrit

Trajtimi

Nëse shikimi juaj mund të korrigjohet deri në një farë mase ndryshimi i syzeve apo lenteve të kontaktit, është e këshillueshme që të tentohet në mënyrë që për momentin të mënjanohet nevoja për ndërhyrje kirurgjikale.

Katarakta nuk ka menjanim. Nderhyrja kirurgjikale eshte e domosdoshme. Te pakten kshtu thoshte nje drejtor i spitalit te syve ne Beograd sepse kam pas nje rast ne familje dhe me eshte dashur te hulumtoj shume rreth ksaj
Ne serbi eshte shumefishuar numri i njerzve me probleme nga kjo katarakta dhe si pasoj eshte hap nje spital ne vete ku jan angazhuar shume specialist te syve aty. Dhe sipas atij drejtorit, maximumi qe duhet te qendrosh ne ate spital jan 3 ore.
Ne faqen e nje klinikes private shkruante se operacioni behet me laser dhe brenda 30 minutave pacienti mund te dali per peshkim.
 
Titulli: اfarë është katarakta?

Katarakta nuk sherrohet...por mund te ngadalsohet procesi...se ti psh sdo zgjohesh neser me katarakt tak-fak. Per kete flitej tek trajtimi.
Edhe kur arrine ne grade te fundit qe nuk shikon me fare, atehere po behet operacioni dhe ndrohet kristalini.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top