اfarë duhet të dimë për çajin

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
اfarë duhet të dimë për çajin

4838676625_fec0cfa908_z_large.jpg
Ka shumë arsye përse ne e shijojmë shumë një filxhan çaji: mund të na pëlqejë aroma, ngrohtësia që përçon në ditët e ftohta të dimrit, ose mund ta gjejmë shumë qetësuese pirjen e çajit përpara një oxhaku. Por çaji nuk ka vetëm efekte çlodhëse, ai i bën shumë mirë shëndetit.

1. اaji përmban antioksidues. Ashtu sikurse ne lyejmë hekurat me substanca të caktuara për t’i mbrojtur nga ndryshku edhe antioksiduesit shërbejnë për të mbrojtur trupin nga kthetrat e plakjes dhe nga efektet e ndotjes.

2. اaji përmban më pak kafeinë sesa kafeja. Kafeja zakonisht ka dy deri në tri herë më shumë kafeinë sesa çaji. Një filxhan kafeje përmban zakonisht rreth 135 miligramë kafeinë, ndërsa çaji përmban rreth 30 deri në 40 miligramë për çdo filxhan. Nëse pirja e kafesë ju shkakton ankth, pagjumësi apo dhembje koke, atëherë filloni të pini çaj.

3. اaji mund ta ulë rrezikun e atakut të zemrës dhe vdekjes së qelizave të trurit. Mpiksja e gjakut e formuar nga kolesteroli dhe trombocitetet e gjakut shkakton ndalimin e zemrës dhe shkatërrimin e qelizave të trurit. Duke pirë çaj ju i mbani arteriet tuaja të qeta dhe të pabllokuara. Një studim 6-vjeçar në Norvegji ka zbuluar se personat që pinë 2-3 filxhan çaj në ditë, kanë 70 për qind më pak rrezik të pësojnë një atak zemre, krahasuar me ata që nuk pinë çaj.

4. اaji mbron kockat. Nuk është vetëm qumështi ai që ndihmon në formimin e kockave të forta. Një studim që ka krahasuar personat që pinë dhe ata që nuk pinë çaj, ka zbuluar se personat që kanë pirë çaj për 10 vjet ose më shumë, kanë kocka më të forta, pavarësisht moshës, peshës, ushtrimeve fizike apo edhe pirjes së duhanit.

5. اaji të jep një buzëqeshje të ëmbël. Të pish çaj të bën mirë edhe për dhëmbët. ثshtë sheqeri që ne i shtojmë, ai që mund të prishë efektin e çajit si zbardhues dhëmbësh. Provoni të pini çaj pa sheqer dhe do të shihni se është po aq i dobishëm sa larja e dhëmbëve.

6. اaji rrit imunitetin. Duke pirë çaj ju rrisni imunitetin e trupit tuaj ndaj infeksioneve të shumta. Kur 21 vullnetarë pinë secili nga pesë filxhan kafeje dhe çaji, studiuesit arritën në përfundimin se personat që kishin pirë çaj, kishin një sistem imunitar më të fortë.

7. اaji ju mbron kundër kancerit. Antioksidantët që përmban çaji luftojnë kancerin. Janë plot tetë studime që e mbështesin teorinë se, çaji është shumë i rëndësishëm për mbrojtjen nga pasojat negative të sëmundjeve të shumta. Ndaj bëni mira ta fusni çajin në listën e pijeve tuaja të përditshme.

8. اaji ju mban të hidratuar. Pijet që përmbajnë kafeinë, duke përfshirë edhe çajin, janë konsideruar si pije që nuk janë të nevojshme për rritjen e sasisë së lëngjeve që na duhen normalisht. Kjo, sepse kafeina është një pije diuretike ose thënë ndryshe që na shton nevojën për të urinuar. Megjithatë studimet e fundit kanë zbuluar se kafeina nuk përbën problem dhe se pijet që e përmbajnë atë ndihmojnë për sasinë e lëngjeve që duhet të marrim. Kafeina bëhet problem vetëm nëse pini njëkohësisht pesë ose gjashtë filxhanë pijesh që e përmbajnë atë.

9. اaji është pa kalori. اaji nuk përmban asnjë kalori po të mos i hidhni sheqer apo qumësht. Të përdorësh qoftë edhe 250 kalori më pak në ditë ndihmon në humbjen e gjysmë kilogrami në javë. Nëse po kërkoni për një pije që nuk ka në brendësi kalori, çaji është i duhuri.

اaji rrit metabolizmin tuaj
Shumë njerëz ankohen se kanë një metabolizëm të dobët dhe se nuk humbin dot peshë. اaji jeshil ka treguar se rrit metabolizmin dhe se ju mund të digjni 70-80 kalori duke pirë pesë filxhanë në ditë. Duke e llogaritur për një vit mund të humbni rreth 3.6 kg vetëm duke pirë çaj jeshil.

Cili çaj është më i miri, jeshili, i ziu apo i bardhi?
Nuk ka shumë ndryshim mes çajeve, sepse të gjithë përgjithësisht përmbajnë të njëjtën sasi të pigmenteve që treten dhe i japin vlera për shëndetin. اaji jeshil dhe i ziu vijnë prej së njëjtës bimë, por çaji jeshil është tharë për më pak kohë, duke shmangur kështu procesin e fermentimit që gjendet te çaji i zi.

Të bën po aq mirë çaji pa kafeinë?
Disa kompani përdorin substanca kimike që i largojnë çajit kafeinën, disa të tjera përdorin procesin e ujit për këtë qëllim. Procesi me substanca kimike largon më shumë sesa duhet elementet e dobishme, ndaj duhet të lexoni me kujdes etiketat.

Si të përgatisësh një çaj ideal?
Për çajin e ngrohtë hidhni një filxhan me ujë për çdo tabletë çaji ose lugë nëse po përdorni çaj të tharë.
Hidheni masën e çajit në një enë qelqi (materialet plastike apo metalike i japin shije të pakëndshme). Hidhni ujin e zier mbi enën me çaj, kini parasysh sesa më shumë ujë të hidhni, aq më e butë do të jetë shija.
Ndërsa çaji i ftohtë përgatitet si më lart, por më pas hidhini akull dhe vëreni në frigorifer.

Historia e çajit
اaji e ka origjinën nga Kina. ثshtë zbuluar gjatë Dinastisë Shang viti 1500-1046 para lindjes së Krishtit, ku përdorej si pije mjekësore. Gjatë shekullit XVI me çajin u njohën tregtarët dhe priftërinjtë portugezë. Pirja e çajit u bë e përhapur në Britaninë e shekullit XVI. Britanikët vendosën ta fusnin çajin edhe në kultivimin indian për të konkurruar monopolin e çajit kinez. اaji ka një shumëllojshmëri efektesh pozitive për shëndetin dhe bashkë me kafenë është një nga pijet më të konsumuara në botë.

/Albeu/
 
Titulli: اfarë duhet të dimë për çajin

10 llojet e çajrave herbal me te mire per t'ju lehtesuar stresin

1. Mente: Mentja eshte e njohur per shijen e saj aromatike. Por neqoftese cajit tend i shton mente, te qeteson edhe mendjen. Eshte gjithashtu edhe nje luftues i mire per dhimbje stomaku.
Mint-tea.jpg


2. Kamomili: Kamomili njihet per vetite e tija sheruese kunder perzierjes dhe keqtretjes. Gjithashtu te qeteson nervat. Njerezit qe jane hyperaktiv ju sherben pasi te stabilizon gjendjen shpirterore. Neqoftese vuan nga pagjumesia, kamomili gjithashtu sherben per te vene ne gjume.
Food_Drinks_Chamomile_tea_028999_.jpg

3. Ginseng: Nje nga perberesit me te perhapur tek cajet herbale eshte ginsengu. Ginsengu te heq rraskapitjen mendore dhe stresin qe mund te te kete kapur dhe mbasi te kesh pire nje filxhan caj me ginseng ndihesh me i/e qete. Gjithashtu mund te te vere ne gjume neqoftese ti vuan nga pagjumesia.
Red%20Ginseng%20Tea.jpg

4. Skullcap: Ky perberes njihet per vetite e tija per te qetesuar muskuj te tendosur, per te qetesuar nervat dhe dhimbjet e kokes.
skullcap_tea.jpg


5. Livando: Livandoja gjithashtu perdoret per te hequr rraskapitjen mendore, dhimbje koke te shkaktuara nga stresi dhe ankthet.
lavender.jpg


6. Lemon Verbena:Te heq problemet e pagjumesise dhe dhimbjet e stomakut.
lemon+verbena+tea.jpg

7. Catnip: Njihet per karakteristikat e tij per te ulur rrahjet e shpejta te zemres. Ne raste kur stomaku nuk mund te trese sic duhet mund te shkaktohen dhimbje koke dhe catnipit perdoret per te te qetesuar nga kto lloj dhimbjesh.
catnip1.gif

8. Linden: Ky perberes te cliron muskujt dhe nervat. Perdoret per te te qetesuar kur ke dhimbje koke te shkaktuara nga stresi.
Tea-Linden-Flowers--960x1140.jpg


9. Passiflora incarnata: Perdoret per te cliruar nga irritimeve, tensioneve dhe dhimbjeve menstruale.
PCD3632_IMG0047.jpg

10. Valerian: Pavaresisht se ky perberes nuk ta bej cajin me te embel, neqoftese e hedh ne caj mund te te vere ne gjume kur ke probleme me gjumin.
valerian-tea.jpg
 
Titulli: اfarë duhet të dimë për çajin

Mmmm caj, aq shume lloje dhe aroma:)

(100 here me te mira se sa kafeja)>
 
Titulli: اfarë duhet të dimë për çajin

Mmmm caj, aq shume lloje dhe aroma:)

(100 here me te mira se sa kafeja)>

Me i mire se kafeja mund te jet po a e lexove ka me shume kafejin se kafeja moj Zii. lool
Kete gje e dija ndaj une i pi te dyja si kafen dhe cajin (me shume pi caj mali nga Shqiperia :D
mase sdo kete shume kafejin ky meqe eshte i mbledhur neper male LOL).
 
Titulli: اfarë duhet të dimë për çajin

Caji me pelqen shume,ska dite qe mos te pije nje filxhan caj ....tani qe pashe edhe keto fotot po me pihet nje tani :p
 
Titulli: اfarë duhet të dimë për çajin

Une po flas per shijen dhe efektin:)
Caji ska te njejtin efekt si kafeja, tek une.
Plus qe caji ka aq shume aroma te mundshme ( e di dhe kafeja, por kete se kam provuar aq ne detaj).
Caji jeshil dhe caji jeshil kane ne perberje kofeine, e nqs i ben me te forte mund te arrine tek efektet e kafese (deri tek pagjumsia:p)
 
Titulli: اfarë duhet të dimë për çajin

Po bubble tea ka provuar ndonje se po vdes nga kurioziteti per ta provuar?
 
Titulli: اfarë duhet të dimë për çajin

se kisha degjuar, cfare shije ka?

une edhe floket i laj me caj.. me kamomil

Se di si e ka shijen se se kam provuar por ja u kam pare te tjerve neper duar. Eshte nga Taiwani dhe karakteristike e tij jane ca si perla qe gjenden ne fund te gotes.
Ja she 1 foto:
bubbletea.jpg
 
Titulli: اfarë duhet të dimë për çajin

Se di si e ka shijen se se kam provuar por ja u kam pare te tjerve neper duar. Eshte nga Taiwani dhe karakteristike e tij jane ca si perla qe gjenden ne fund te gotes.
Ja she 1 foto:
bubbletea.jpg

Ah e kam pare kete lloj, po se kam provuar akoma. Ato perlat jane te cuditcme:p
Kur ta provosh, na thuaj nqs ja vlen:D
 
Titulli: اfarë duhet të dimë për çajin

Caj rusi ne pim ne tri vaktet hahahah ! Une pi me shume caj se sa kafe , e kafe pi shume rralle , vetem kur shkoi ne ndonje kafiteri. Po per vec dobive , sigurisht qe ka edhe anet negative caji .
 
Titulli: اfarë duhet të dimë për çajin

E provova dhe bubble tea-n...ishte shume i mire kshu qe shkoni provojeni dhe ju. Ky qe provova une ishte me ananas dhe qershi dhe s'kishte si te ndodhte ndryshe se une cdo gje qe ble e du me esenca qershie haha. Ato perlat ishin te shijshme por nga fundi te velnin i cik.

bubbletea_zpsf9850660.png
 

Attachments

  • bubbletea_zpsf9850660.png
    bubbletea_zpsf9850660.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: اfarë duhet të dimë për çajin

Une po flas per shijen dhe efektin:)j
Caji jeshil dhe caji jeshil kane ne perberje kofeine, e nqs i ben me te forte mund te arrine tek efektet e kafese (deri tek pagjumsia:p)

njesoj jane kto cajet? haha... :p..

une nuk pi shpesh por kur pi, me se tepermi: caj jeshil, luleshtrydhe dhe "teh tarik", ah ky i fundit me pelqen shume e pij sh shpesh :) Liptonin te ftohte kur e kemi me te shpejte :D
 
Titulli: اfarë duhet të dimë për çajin

Edhe une me shum pi caj mali... Eshte teper i shendetshem. Ka veti antimikrobiale, anti-oksiduese dhe anti-inflamatore. Ndihmon dhe ne forcimin e sistemit imunitar...
Do theksoja edhe cajin e luleve te blirit. Ndihmon ne parandalimin e shume semundjeve...
 
Titulli: اfarë duhet të dimë për çajin

Sa e bukur ajo luga, dhe ajo luledelja :D, ne filxhan

Cajin se pi me shpifet!
 
Titulli: اfarë duhet të dimë për çajin

Me e mire kafejaa un e adhuroj kafen kur bej kafe rri ti marr er aty te ekspresi ee adhuroj aromen mmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm
 
Titulli: اfarë duhet të dimë për çajin

اaj nga ginsengu



1) Ndihma në diabet tip 2 : Studime mbi Amerikan xhensen kanë gjetur se xhensen mund të përmirësojë kontrollin e sheqerit në gjak , duke krijuar sheqer – uljen efekte në agjërim dhe pas vakt nivelet e sheqerit në gjak. Efekti është vërejtur edhe në nivelet mesatare të sheqerit në gjak gjatë një periudhe tre -mujore .

2) Për kontrollin e peshës : Një ekstrakt nga kokrra të kuqe xhensen besohet të jetë efikase kundër obezitetit dhe të dobishme me kontrollin e peshës . Xhensen çaj punon si një oreks suppressant natyrore .

3 ) Stimulues fizik / mendor shëndetit : Xhensen është besohet të jetë një tonik i mirë që qëndrueshmëri përfitime dikujt dhe ndihmon të rritur nivelet e energjisë . Ajo i ndihmon atletët përdorin oksigjenin në mënyrë më efikase , dhe besohet të rregullojë metabolizmin , e cila mund të rrisë nivelet e energjisë . Konsumi i xhensen gjithashtu mund të ndihmojë atletët të ulur kohën e tyre të rimëkëmbjes dhe për të reduktuar stresin . Përveç kësaj , çaj xhensen mund të veprojë si një nxitës për qelizat e trurit dhe për të ndihmuar të përmirësuar përqendrimin dhe aftësinë e të menduarit.

4) Funksioni Mashkull ****ual : Konsumimi xhensen çaj mund të ndihmojë burrat pakësuar simptomat e kushteve të ****it të lidhura si disfunksion erektil . Red xhensen Korean ka qenë prej kohësh përdoret për të stimuluar funksionin ****uale mashkullore . Megjithatë , të jetë i sigurt për të diskutuar këtë me mjekun tuaj para se të marrë ; xhensen mund të ndërveprojnë me droga të tjera apo të shkaktojnë reaksione alergjike .

5)Problemet menstruale: Gratë e reja që vuajnë nga dhimbje menstruale dhe ankthi janë të këshilluar që të marrë çaj xhensen amerikan . Besohet gjithashtu për të pakësuar dhimbjen në stomak lidhur me menstruacionet . //mjeksiaislame
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top