Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

اfarë do të ndodhte po të mbetej Toka 5 sekonda pa oksigjen?

Andwer Cote nga Universitet britanik Columbia në Kanada, Jeffrey Vidinson, inxhinier nga Teksasi dhe Kanan Sundar, inxhinieri i shkencave kompjuterike, i kanë dhënë përgjigje kësaj pyetjeje: اfarë do të ndodhte nëse Toka mbetej 5 sekonda pa oksigjen?

timthumb.php


Andwer Cote: Të gjithë njerëzit që do të gjendeshin në plazh, do të digjeshin nga dielli. Ozoni është oksigjen molekular dhe bllokon shumicën e rrezeve “UV”. Pa të, të gjithë do t’i nënshtroheshin dritës së diellit dhe do të digjeshin.

اdo motor me ndezje të brendshme do të bllokohej. Kjo do të thotë se, të gjithë avionët që do të fluturonin nga pista, do të rrëzoheshin, ndërsa ata që gjenden në ajër do të qëndronin pa lëvizur, e makinat në rrugë do të ndalonin.

اdo pjesë e metalit të papërpunuar në atë moment do të ngjitej njëra me tjetrën, dhe ky është njëri nga efektet interesante sporadike, të mos ekzistencës së oksigjenit.

Arsyeja pse metali nuk ngitet me njëri –tjetrin gjendet te shtresa e oksidimit. Veshi i brendshëm i njeriut do të shpërthente. Do të humbnim rreth 21 për qind të presionit të ajrit dhe njerëzimi do të vuante nga humbja serioze e të dëgjuarit.

Jeffrey Vidinson: اdo aeroplan e makinë do të mbetej pa fuqi dhe do të lëviznin nga pak për disa sekonda, e pastaj sërish do të ndiznin shumë lehtë motorët e vet. Zjarret do të fikeshin, por gazrat do të mbanin aq ngrohtësi, sa që do të ndizeshin sapo të kthehej oksigjeni.

Kur bëhet fjalë për frymëmarrjen, me siguri asgjë nuk do të vërenim. Trupi unë nuk mund të regjistrojë mungesën e oksigjenit, mundemi vetëm të detektojmë nivele të larta të dikosid-karboni.

Në të vërtetë, mungesa e oksigjenit për kaq kohë nuk do të ishte aq dramatike. Fenomeni që do të ndalte miliona makina do të ishte në qendër të vëmendjes, dhe kurrë nuk do të mund ta zbulonim shkakun e kësaj, ashtu që jeta me siguri do ta vazhdonte rrjedhën e vet.

Kanan Sundar:
Shumë përgjigje në këtë pyetje do të fokusohej në gjërat që do të ndodhin në ata pesë sekonda, e megjithatë, pas kësaj, do të ndodhte shpërthimi i madh për shkak të oksidimit të të gjitha oqeaneve, dhe do të shndërroheshin në hidrogjen.

Kjo do të thotë se për pesë sekonda në Tokë do të bëhej shumë ftohtë, e pastaj do të ndodhte shpërthimi i madh.
Shekulli
 
Titulli: اfarë do të ndodhte po të mbetej Toka 5 sekonda pa oksigjen?

Me pelqeu ky shkrim :D
Vetem 5 sekonda e jo me sh :P Lol
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back