“اfarë do i ndodhë Shqipërisë nëse opozita s’hyn në zgjedhje”

Guest2

Antarë i Respektuar
fevziu.jpeg

Gazetari Blendi Fevziu, në një shkrim të tijin botuar në opinion.al shkruan se vendi mund të përjetojë trazira të mëdha, nëse opozita vendos të mos hyjë në zgjedhje.

fevziu“Zgjedhjet e prishura kanë qenë shkak për trazira civile tronditëse në vend. Imazhet e këtyre trazirave janë ende të gjalla në sytë e shqiptarëve. Edhe pse tronditja e shoqërisë nuk mund të arrijë në ato përmasa, vendi do dëmtohet thellë”, shkruan Fevziu.

“Delegjitimimi i politikës do jetë më i thellë; investimet do bllokohen krejt, institucionet mikse do prishen, ekonomia do dëmtohet dhe debati politik që edhe tani është i ashpër do jetë konfrontues. Kur dëmtohet fondamenti i demokracisë nuk është më çështje numrash, as përqindje mbështetësish, por thjeshtë çështje kohe”, vijon Fevziu.

Pra se sa kohë ende një klasë politike do rezistojë derisa të gremiset. Dhe rezistenca është çështje muajsh jo vitesh. Shqipëria ka hyrë në një udhëkryq të vështirë dhe e vetmja gjë që nuk ndihmon është arroganca politike. اdo vendim i thjeshtë sot, do jetë më i komplikuar nesër. Dhe kjo është ajo që e kemi mësuar të gjithë nga krizat e këtyre 26 viteve…”, përfundon ai.
Panorama
 
Abis e kupton se cfare do te thote per nje parti politike qe te mos marri pjese ne zgjedhje?

Do te thote te beje vetevrasje, veteshkaterrim, veteshperberje. Zgjedhjet jane qellimi i ekzistences se partive politike, votat e elektoratit te bejne politikan. Dhe ne asnje vend te botes, partite politike nuk u bejne bisht zgjedhjeve, perkundrazi, i mirepresin ato dhe i fillojne pergatitjet qe muaj me pare.

Por, ato mund te shtyhen, per aq kohe sa i nevojitet Qeverise Teknike, per ti pregatitur ato te jene zgjedhje me vullnet te lire.

Darius
 
Ky djali i perkeledhur kerkon pushtetin ne tavoline , ashtu sic mori partine demokratike , ashtu do edhe kryeministrin.
 
Ehh ca po i bejne ketij vendi keta njerezit e pyllit....pffffffffffff
 
Mbreme pashe te opinion pas emisionit te Sokol Balles,qe me duhej ta shihja medoemos ,e nga opinion ndieja neveri.

Klasa politike shqiptare eshte halabakllek i madh,po me i madh ndotje e jashtqitje eshte populli.
Banda,klika,injorance,pa pike niveli si shoqeri.

Akoma kerkojne nje arsye ta kthejne 97.

Marre!
 
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka rimenduar vendimin e tij për të bojkotuar zgjedhjet.

Nga çadra e protestës ai deklaroi se nuk do të ketë bojkot të zgjedhjeve nga opozita, por zgjedhje të lira e të ndershme.

“Sot, dorëzojmë në KQZ ultimatumin me shkrim për zgjedhje të lira e të ndershme.

Nuk do të ketë bojkot, por zgjedhje të lira e të ndershme dhe republikë të re”, tha Basha.

“Jemi këtu për një qëllim të madh politik e qytetar, për një kauzë evropiane: zgjedhjet e lira e të ndershme.

Në kushtet e kriminalizimit, në kushtet e drogës, në kushtet e mungesës totale të reformës zgjedhore, në kushtet e sabotimit të reformës në drejtësi nga ata që kanë frikë nga drejtësia e vërtetë, ka vetëm një zgjidhje: qeveri teknike, largimi i Edi Ramës dhe kabinetit të krimit”, shtoi Basha.

Kreu i PD-së përsëriti se nuk do të ketë tërheqje, pasi tërheqja, sipas tij, do të ishte tradhti ndaj qytetarëve shqiptarë.

PS: Ndaje mendjen Luli...do hysh a do dalesh se mbete te pragu!
Seriozisht ....Nuk duhen bojkotuar zgjedhjet, nderkohe qe vazhdo qendro ne cader, per ate qe te gjithe e duam...Zgjedhje te lira e te ndershme!
Nese humbet Luli zgjedhjet jane te manipuluara, e nese fiton si jane?
 
Klasa politike shqiptare eshte halabakllek i madh,po me i madh ndotje e jashtqitje eshte populli.
Banda,klika,injorance,pa pike niveli si shoqeri.

Akoma kerkojne nje arsye ta kthejne 97.

Marre!

I ke rene pikes or vlla.
Keta vitet postdiktatoriale kishim shancin te behemi njerez si bota. Aty e me keq perfunduam, nga diktatura ne perdhosje mendore te njerzeve... !
 
Mos marrja pjese ne zgjedhje e PD-se, PR-se dhe e disa partive te tjera satelit, do te jete nderi me i madh qe me ne fund kjo force politike do ti beje Shqiperise dhe popullit te saj. Ne kete menyre do ti hapet rruga per ne parlament nje opozite tjeter me njerez te rinje te pa njollosur nga balta saliane. Uroj me gjithe shpirt qe kesaj radhe Saliu dhe luli ta kene degjuar seriozisht keshillen e Andi Bushatit. Me kete rast, i bej thirrje forcave te tjera politike parlamentare si dhe cdo organizmi tjeter qe lidhet me zgjedhjet, ta shtyje te pakten per nje muaj diten e votimit, ne menyre qe te beje te mundur regjistrimin e grupimeve te tjera politike, por edhe mundesine e organizimit te tryre me programe dhe elite intelektualesh.
 
Back
Top