Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

اfarë dinin egjiptianët e lashtë për jetën e përtejme?

Shiko fotografinë 1787982

Asnjë shoqëri tjetër nuk ka qenë kaq e fiksuar pas jetës pas vdekjes, sa egjiptianët e lashtë. Pothuajse 3000 vjet më vonë, çfarë dimë ne për besimet e tyre, në lidhje me jetën e përtejme?
Sipas kulturës së lashtë egjiptiane, një njeri kishte dy shpirtëra që e linin trupin pas vdekjes. Objektivi i dëshiruar ishte që shpirti të rikthehej tek trupi, përmes ritualeve fetare. Edhe mbajtja në mënyrë jokorrekte e trupit mund të rrezikonte procesin e rimishërimit. Për këtë arsye, vdekja larg prej shtëpisë ishte një risk i madh.

Kleopatra i shpëtoi kapjes dhe ekzekutimit duke u vetëvrarë: nëse do të dënohej dhe ekzekutohej, kjo do të ishte një pengesë e madhe për udhëtimin e saj drejt jetës së përtejme.
Egjiptianët nuk kishin frikë të vdisnin; ata ishin shumë më tepër të shqetësuar me rreziqet e botës së nëndheshme. Ata i druheshin sulmeve nga monstra që hanin shpirtin si dhe i druheshin gjykimit para Syrit të Hyjit. Për të parë nëse një shpirt vlente të hynte në jetën e përtejme, zemra e të vdekurit peshohej para Zotit Osiris dhe 42 gjykatësve të tij.
Zemra vendosej në njërën anë të Peshores së të Vërtetës, ndërsa në anën tjetër vendosej një pupël. Nëse peshorja qëndronte në ekuilibër, i vdekuri gjykohej se kish bërë një jetë të mirë dhe mund të vazhdonte në jetën e përtejme.
Nëse peshonte më shumë, ai shpallej mëkatar dhe zemra e tij i jepej për ta ngrënë Krokodilit monstër, Ammut. Për këtë arsye, simbolizmi i vdekjes ishte i pranishëm në të gjithë tempujt egjiptianë, kështu që besimtarët ta dinin si mund të arrinin përjetësinë. Libri i të Vdekurve, një shkrim i shenjtë, përfshinte shumë magji për të minimizuar risqet e udhëtimit nëpër botën e nëndheshme. Ishte e vetmja mënyrë që i vdekuri t’i përvidhej një zoti të armatosur dhe të mbërrinte i padëmtuar tek Korridori i Dy të Vërtetave. Për shekuj të tërë, studiuesit janë përpjekur të zbërthejnë sekretet e vdekjes nga tempujt. Por pavarësisht punës së madhe, ka ende shumë pyetje pa përgjigje… /Bota.al
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back