ا’eshte Reiki ?

Lauri

Anunnak
Reiki: është fjalë Japoneze për të përcaktuar et’herin dhe Energjinë transhendentale të Universit që mirëmban të gjitha format e jetës, i cili përbëhet nga dy fjalë:
Rei – që do të thotë dicka misterioze, et’herike, transhendente dhe e shenjtë.
Ki – që do të thotë atmosfere, dicka e hollë e pa prekshme ose Energjia e Universit.
Ki është energjia që rregullon ekuilibrat universal, mbështet dhe mundëson jetën e cdo gjallese, njeriut, kafshëve, perimeve, mineraleve etj.

galaksi_zpsznwc8vzk.jpg

Nga përvoja ime personale, metoda Reiki Ryoho për thjeshtësinë që e karakterizon, ajo vete është nje metode e thjesht që mund të përdoret nga të gjithe për të eksploruar inkonshin(te brendshmen) tonë. Pikerisht aty ku eshte depozituar frika, vështirësit, stresi, fajesit që frustojn njeriun qysh nga krijimi i tij.
Në saj të këtyre emocioneve ose ndjenjave, individi nuk arrin te gjej dhe të jetoje dot lumturinë e vertet. Me ndihmen e Reiki Ryoho, njeriu mund të transformoj shqetësimet, ankthin si dhe cdo gjë tjetër në pika të forta dhe te jetoje “ KETU në të tashmen”, në harmoni me gjithësinë, dhe të gëzoj efektin e pabesueshem dhe mahnites.
Kush e zbuloi Reikin ?
Reiki u zbulua zyrtarisht në vitin 1922 nga gjeniu japonez Mikao Usui, duhet te vije viti 1988 qe Reiki te perhapet ne mbare boten saqe sot e kesaj dite, reiki është metodë shërimi natyror e njohur dhe e perhapur në të gjith botën
I rritur, për të studiuar, Mikao Usui vizitoi shumë vënde perëndimore, madje edhe Kinën. Feja e familjes së tij ishte Budizmi Tendai. Ai ka qene pjestar iTempull-it Tendai nga ku ai mori njohurite ne vogeli. Usui nuk ishte një mjek në kuptimin e ngushtë të fjalës, por pafundësia e njohurive te tij, kultura etj, e
bënë ate të konsiderohej nga të tjerët si një mjek. Ai ishte një ekspert i madh në filozofi, psikologji, teologji, kishte njohuri të mira të mjekësisë dhe praktikave shëruese, lexonte shume dhe shkruante poezi.
Eksperienca e gjith jetës dedikuar mësimeve si edhe mbledhja e informacionit e ndihmuan atë për të zbuluar dhe për të kuptuar artin që më von u quajt Reiki.
Për Usuin qëllimi kryesor i Reikit nuk ishte vetëm shërimi i sëmundjeve, por forcimi i të gjitha talenteve natyrore në dispozicion, bilancimi i mendjes, shëndeti i trupit dhe për pasojë arritja e vetë-realizimit tek njeriu.
Kur ai shkoi në malin Kurama per te medituar dhe agjëruar për 21 ditë rresht, ai ndjeu energjinë e madhe të Reikit. Këtë energji Reiki, si fillim ai e përdori për veten e tij dhe më pas e eksperimentoi tek familjarët. Duke parë efektet e mira shëruese për një shumëllojshmëri sëmundjesh, ai vendosi për ta ndare kete eneregji me njerëzit e tjerë.
Për ti njohur njerezit me Reikin dhe për ta bërë atë të kuptueshëm për publikun, Mikao Usui hapi një klinikë në Harajuku, Aoyama, Tokio në vitin 1922 , nderkohe bënte shumë seminare dhe kryente seanca të panumërta të Reikit. Në të njëjtin vit, në muajin prill ai themeloi Usui Reiki Ryoho Gakkai (Metoda Reiki e Usuit), ku u bë presidenti i parë. Kështu shumë njerëz shkonin tek ai të rreshtuar dhe jashtë shtëpisë së tij në mënyrë që të shëroheshin nga semundje te ndryshme.

Po ç’eshte Reiki ne vetvete?


gg_zpssldogg7u.jpg

"Reiki nuk është magji, nuk është nje zbulim shkencor, nuk është një fe, nuk është ideologji filozofike ose politike. ثshtë vetëm një metodë që çdo njeri mund ta mësoj ta përdore. ثshtë një mënyrë që krijon një lidhje të drejtpërdrejtë mes njeriut dhe energjisë primordiale të krijimit. "
Metoda Reiki lejon, qe nëpërmjet inicimeve, kushdo prej njerëzve të bëhet kanal aktive i energjisë se ekuilibruar.
Kjo metode rivendos lidhjen energjitike mes njerëzores dhe kozmosit.
Reiki është një opsion për të aktivizuar energjinë universale të jetës, për ta drejtuar atë që të rivendose ekuilibrin e energjise në ato pjesë ku ajo mungon, si dhe për të përshpejtuar procesin e shërimit (në kuptimin e gjithanshëm), ku është e nevojshme tek te tjeret apo tek vetja jone.
Reiki është për të gjithë.
Degjohet shumë të flitet për energjinë e mirë.
Reiki është menyra më e lehtë dhe më e drejtpërdrejtë që të bën të ndërgjegjshëm dhe të vetëdijshëm për ekzistencën e kësaj energjie që shkon përtej të kuptuarit njerzor. Duke punuar me nivelin e parë të Reikit na bënë që të rimarrim një kontakt intim me dimensionin fizik.
Në fakt kontakti i duarve tona me trupin tonë, ose ne trupin a atyre qe trajtohen me energjine REIKI, na ri-mëson që të fitojme njohuri më të medha per veten tone jo vetem si individ por edhe si qenie që kapërcen dimensionet tokësore.
Niveli i parë është momenti në të cilën kanalet e energjisë, të cilat janë korridore të vërteta, riaktivizohen dhe vendosen në linjë komunikimi me qëndrat e energjisë.
Në seminarin e nivelit të parë njerëzit marrin "Rieju" (harmonizimi energjisë), që ka si qellim hapjen dhe pastrim te më tejshëm të kanaleve të energjisë që përshkruajn trupin tone.
Qëndrat e energjisë në fjalë janë Chakrat. Ky term në sanskritisht do të thotë "vorbull". Kjo fjalë zakonisht tregon vorbulla të energjisë në të gjitha gjallesat. Ato janë si rrota zëri që thithin energjinë universale, e filtrojne kete energji brenda trupit fizik dhe e shpërndajn atë në të gjith trupin duke lidhur kështu trupin fizik me këto trupa energjitik.
Harmonia e këtyre rrotave të energjisë i jep vitalitet trupit fizik. Ato janë të shumta dhe të vendosura në një rrjet të dendur kanalesh, të quajtur meridiane, ku energjia transportohet.
Lidhur me Reikin, ne mund ta përqëndrojmë vëmendjen tonë në shtatë chakrat kryesore që formojnë një kanal energjitik, te cilat janë të vëndosura pas shpinës, nga poshte larte, deri ne majë të kokës.
Sa më shumë energjia lejohet te kaloje e lire përmes chakrave aq më shume njëriu shpreh mirëqenie shëndetësore
* Reiki rrit dhe rregullon efikasitetin e qarkullimit të energjisë në të gjitha fushat e unitetit të trupit tonë emocional, mëndjes dhe shpirtit.
* Shkakton procese të përgjithshme per disintosikimit e trupit dhe çon në eliminimin gradual të toksinave.
* Forcon sistemin imunitar.
* Largon dhimbjet e kokes akute dhe kronike
* Ndihmon në rigjenerimin e indeve dhe riaktivizimin e funksioneve te të gjitha organeve. harmonizon qarkullimin e gjakut, limfatik, endokrine si dhe ndihmon tretjen e ushqimit dhe sistemin urinar;
* Ekuilibron sistemin nervor dhe sistemit autonom nervor kontribuon ndjeshëm në krijimin e një gjendje të këndshme relaksimi.

Pese principet e Reikit

Vetëm sot :
. Mos u zemëro
. Mos u shqetëso
.Ji mirenjohës
.Puno me zell
.Ji i sjellshëm me të tjerët
/Shpetim Hoxha
 
Titulli: ا’eshte Reiki ?

Reiki eshte disipline shpirterore, energjia vitale Reiki ndihmon ne kanalet energjitike chakras. Reiki eshte burimi i i jetes ne vetvete. Si ne koncept dhe ne identitet, eshte me antike nder te gjitha filozofite religjoze. Kush e arrine ta marre harmonine Keiki hyn direkt ne kontakt me burimin e tij te pa limit.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: ا’eshte Reiki ?

Demonstrimi i super fuqive nga maestri Chi Kung

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Dhe maestri Zhou
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: ا’eshte Reiki ?

REIKI - ENERGJIA E PERثNDISث

Në Kosovë unë jam njeriu i parë që kam filluar të aplikoj bioenergjinë për shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Gjatë punës sime shumëvjeçare, kam shëruar njerëz me sëmundje të rënda që për mjekësin e rëndomtë kanë qenë të pashërueshme. Jam njoftuar edhe me shumë metoda të mjekimit me bioenergji, por ndër të gjitha më ka interesuar metoda e Reikit. Nga kureshtja u bëra nxënës tek një mjeshtër dhe mësues i Reikit, këtu në Zvicër. Më 4.12.1996 arrita ta fitoj këtë titull, i cili më mundëson të kualifikoj nxënës dhe mjeshtër të rinj nga trevat shqiptare si dhe për ata që gjenden nëpër Evropë.

re2_zpsshzarwyp.jpg

Reiki është një metodë e mjekimit që mund ta mësoj secili njeri, pavarësisht nga profesioni dhe interesimi që ka për këtë lëmi. Por, para se të filloni mësimin, duhet ta gjykoni veten se a mund tu përmbaheni pesë rregullave të dr. Usuit, e këto janë:

-Prej sot vendos të jem i ndërgjegjshëm;

-Prej sot vendos të mos mërzitëm për asgjë;

-Prej sot vendos të mos hidhërohem për asgjë;

-Prej sot vendos të punoj me ndërgjegje;

-Prej sot vendos ta shuaj urrejtjen dhe dua t’i respektoj të gjithë dhe çdo ditë.

re6_zpsqopdbs3c.jpg

Reiki posedon katër grada (shkallëzime). Fuqia shëruese e Reikit mund të përçohet te nxënësi vetëm përmes mjeshtrit - mjeshtrit të Reikit, i cili duke përsosur sekretet e trashëguara sipas dr. Usuit, bënë incizimin apo hapjen e kanaleve energjetike. Pas kësaj procedure, këto kanale lidhen automatikisht me kozmosin dhe mbeten të hapura gjatë tërë jetës. Po në atë moment lind aftësia shëruese te personi i incizuar. Personi i caktuar bëhet kanal dhe energjia jetësore, kalon përmes kokës dhe lirohet përmes shuplakave të dorës për shërimin e të sëmurëve.

re5_zpsahtmn2a3.jpg

- GRADA I

Gjatë kursit të parë, mjeshtri mësues bënë katër incizime (hapje të kanaleve) tek nxënësit. Nga ky moment rriten aftësitë fizike dhe psikike të nxënësit dhe ai fiton diçka shumë të vlefshme “duart shëruese”. Por, mos harroni se ju jeni vetëm kanal. Aftësitë tuaja janë gjer 30% , por ka dallime nga nxënësit, dikush mund të arrijë më tepër e dikush e pak. Pra, mund të punoni në ditë, prej dy deri në pesë persona. Në këtë kurs mësoni:

-autoterapinë, aplikimi i Reikit në persona të tjerë;

-terapia e shpejtë;

-si t’i ndihmosh vetes, familjes se ngushtë, farefisit, shokëve dhe shoqeve e të tjera.

Të gjitha këto mësohen në këtë kurs.



-GRADA II


Për ta kaluar kursin e gradës së dytë duhet të kalojnë gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj, e kjo kohë varet nga kualiteti i punës së nxënësit. Gjatë kësaj kohe nxënësi duhet t’i ushtroj dhe të punoj me sukses që të mund t’i përsos dhe t’i ngritë aftësitë e tij. Kur i plotëson të gjitha kushtet që i kërkon mësuesi, atëherë mund t’i nënshtrohet kursit të gradues së dytë.

اfarë ndryshimi ka grada I nga ajo II? Këtu, përpos incizimit, mësohen simbolet dhe domethënia e tyre. Rritet niveli i vibracioneve të energjisë në trupin fizik dhe në atë psikik. Zgjohet intuita dhe disa qendra të trurit punojnë si antena për marrjen dhe dhënien e ngacmimeve. Aktivizohet syri i tret dhe ngacmimet përcillen në mënyrë telepatike. Zëri i intuitës zgjon qetësin dhe harmonin shpirtërore. Mençuria juaj thellohet dhe zgjerohet.

Aftësia shëruese rritet gjer në 60% në këtë gradë dhe kohëzgjatja e punës me një pacient është 10 gjer 15 minuta. Ndërsa nxënësit me gradën e parë i nevojiten 45 gjer 60 minuta të punoj me një pacient, por efekti i shërimit është i njëjtë. Nxënësi me gradën II mund të punoj 15 gjer në 50 persona në ditë e që varet nga aftësitë personale të nxënësit. Si në kursin e gradës së parë ashtu edhe në të dytin, nxënësit mësojnë pozitat e vendosjes së duarve në trupin e të sëmurit. Dallimi nga ajo e para, nxënësi i gradës së dytë mëson pozitat e vendosjes së duarve, por duke i kombinuar me aplikimin e sekretit të simboleve.

Pas mësimit të simboleve lind aftësia e shërimit në largësi dhe mendja juaj s’ka kufij. Duhet të jeni të vetëdijshëm se këtu s’kemi të bëjmë me magji ose me ndonjë fenomen mbinatyror, por keni të bëni me sekretet e simboleve që i zbuloi dr. Usui. Simbolet e krijojnë urën përmes së cilës përcillet energjia. Incizimet e zgjojnë egon tuaj, të cilën nuk e keni gjetur gjer më tani dhe filloni një jetë krejtësisht të re.



GRADA III DHE IV - E MJESHTRI DHE MثSUESIT


Për ta arritur gradën “Mjeshtër i Reikit”, nxënësi me gradën e dytë duhet të ketë aftësi të mrekullueshme, të cilat fitohen me kohë, duke medituar dhe aplikuar Reikin. Në këtë gradë aftësitë shëruese rriten gjer në 100%. Pas incizimit nxënësi njoftohet me simbolin e mjeshtrit dhe nga ky moment bëhet mjeshtër i Reikit. Kur mësuesi kupton se mjeshtri i ri e ka arritur shkallën më të lartë të ndërgjegjes, atëherë ia bënë të mundshme të bëhet mësues dhe ia mëson teknikën dhe mënyrën për t’i mësuar nxënësit e rinj.

Mr. Kenanzia SAHATاIU
Autori është Fizioterapeut i diplomuar dhe njëkohësisht edhe mjeshtër dhe mësues i Reikit.
 

Attachments

  • re2_zpsshzarwyp.jpg
    re2_zpsshzarwyp.jpg
    29 KB · Shikime: 0
  • re6_zpsqopdbs3c.jpg
    re6_zpsqopdbs3c.jpg
    28.5 KB · Shikime: 0
  • re5_zpsahtmn2a3.jpg
    re5_zpsahtmn2a3.jpg
    69.7 KB · Shikime: 0
  • re2_zpsshzarwyp.jpg
    re2_zpsshzarwyp.jpg
    29 KB · Shikime: 0
  • re6_zpsqopdbs3c.jpg
    re6_zpsqopdbs3c.jpg
    28.5 KB · Shikime: 0
  • re5_zpsahtmn2a3.jpg
    re5_zpsahtmn2a3.jpg
    69.7 KB · Shikime: 0

mendoj se mjekesia naturale eshte me efektive ne Evrope... meqenese shum zgjedhin ate klasike, por dhe disa preferojn kete Reikin.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top